Mendime
Vladimir Shyti: Hekurudha, jo preh e politikës shqiptare
E enjte, 07.08.2014, 07:50 PM
Hekurudha, jo preh e politikes shqiptare
Nga Vladimir Shyti, Durrës
Eshte e dukshme se hekurudha shqiptare s’po jep frutet e saj ne transportin e hekurt pasi eshte e lene pas dore nga te gjithe qeverite e meparshme.Por si do te jete pas disa viteve? Valle do e ndryshoje koha e rilindjes shqiptare? C’eshte ajo qe po leviz e te transformoje mendime te tjera, qe ta bej hekurudhen te ece me para perkrah simotrave evropiane? Pra, duhet te jepemi me gjithe shpirt pas dickaje te dukshme, te prekshme, te zhvillojme kete apo ate prirje dhe te enderrojme me pak a shume per gjera qe me pare s’na kishin shkuar ndermend.
Ne formohemi prane njeri-tjetrit, ndikohemi nga gjerat e bukura qe kane fqijet tane dhe behemi me te pergjegjshem per punen dhe jeten e perditshme.Duhet filluar me zgjedhjen e njerzeve te devotshem, specialisteve te mirefillt, te cilen e ka bere tashme bordi drejtues hekurudhor.Te kerkojme me shume nga vetja dhe shteti.Te jemi te vetedijshem per kete kufizim te vullnetshem me te mirat e te keqijat qe sjell mospranimi dhe pranimi i te prekshmes.
Perse valle baza mekanike te mos kthehet ne nje vend pune ku te sherbeje edhe per riparimin e kamioneve, autoveturave, lokomotivave dhe mjeteve te tjera hekurudhore.Pse jo, te mos ndertoje edhe nje lokal shlodhes, lavazh per te gjithe mjetet e te tjera instuticione qe i perkasin nje servisi gjigand.Stacionet hekurudhore, ato qe jane te mundeshme mund te sherbejne edhe per magazinim te mallarave te ndryshem, gjithashtu edhe per godina sociale, qe mund te rrise disi financat ndermarjes.Se shpejti treni do te hyje edhe ne kryeqytet, ndaj jane marre dhe po merren masa per nje stacionim te kendeshem e disi komod.Ka edhe vende te tjera qe mund te shfrytezohen, por une s’po i hyj studimit, kjo pritet nga njerez kopetent te hekurudhes.
Ministri komunikacionit, ne fjalen e tij para puntoreve u shpreh i gatshem ne perparimin e udhes se hekurt, tha se;do te shtoje edhe fuqine puntore…Ja ketu ngec karkaleci…E di valle zoti minister pagen qesharake qe mere nje hekurudhor, sidomos makinistet qe paguhen as dhe me nje puntor lavazhi? Le pastaj diskreminimi qe iu be para disa vjeteve me pensionet:nga pesedhjet e pese vjet qe e kishim makinistet u vajti ne gjashtedhjet e pese vjet.Ne jemi te ndergjegjshem per veshtiresit qe hasen sot ne realitetin shqiptare, por dhe jemi solidare me optimizmin e zotit Haxhinasto.Le te shpresojme, se keto fjaleformime, te lehta si flladi, te mos u mungoje ai elementi kapshem formesues, plasti, ndijor, por te kene peshen e ngjyren, te mundesoj percepetimin tek cdo punonjes, dhe te hedhe bazen e se ardhmes.Dhe, mbi te gjitha politika te mos ngaterrohet me punet e hekurudhes.Kemi shume pervoja negative nga qeverite e shkuara, ku hekurudha eshte prekur ne masa te ndryshme politike.Duhet nje clirim i plote nga cdo lloj nderfutje, te mendohet si koridori tete, ku rruga e hekurt te preke sa me shpejt fqijet tane.
Por, edhe klasat shoqerore te shtyre nga nevojat e tyre ekonomike i jane ngjitur hekurudhes si miza kalit.Sulmojne vagonat e mallrave, sidomos ata te skrapit, demtojne linjat e hekurt duke u grabitur pllakat lidhese me travesen, vagonat e stacionuar e copa shinash te shkeputura nga linjat anesore.Ketu duhet treguar nje vemendje e vecante, me pak kurajo, isistim e kembengulje mund te parandalohen keto vjedhje.Vjedhesi diku do t’i dergoje ato matrejale te dallueshme qe i perkasin hekurudhes.Atehere, duhet bashkpunim me njerzit e grumbullimit te skrapit:te mos i pranojne keto matrejale te dukshme, ose te njoftojne organet perkatese.Ky bashkepunim me ta do te ishte efikas ne mosprekjen e lendeve hekurudhore.Sigurisht, qe edhe organi ligjor te bej me vendosmeri punen e vet.
Eshte e domosdoshme largimi i politikave te vjetra, ku qeverite e perdornin hekurudhen per nevojat e tyre, qe solli dhe shkaterrimin e saj.Tashme u bie mbi shpatulla kesaj qeverie ta rilinde, jemi te bindur, kete e shohim ne projektet e diskutuara nga zoti Haxhinasto edhe ne optimizmin e qeverise Rama, se hekurudha shqiptare do te jete ne lartesine e duhur.Hapsirat jane per te investuar edhe nga investoret shqiptare, gjitheashtu edhe nga te huajt.Ejani te punojme sebashku!