Mendime
Max Brym: Muhaxheri dhe islamizmi fundamentalist
E marte, 05.08.2014, 07:54 PM
Lavdrim Muhaxheri dhe islamizmi
fundamentalist
Nga Max Brym
Lavdrim
Muhaxheri një „kryeprerës i
Fotoja e tmerrshme e ish-punëtorit të ushtrisë amerikane në Kosovë, shkaktoi tmerr dhe një debat të gjerë mbi rrezikun e islamit fundamentalist në Kosovë. Në të vërtetë, në Kosovë ekziston një skenë ende e vogël e fundamentalistëve islamë. Ekzistojnë hoxhallarë që mbajnë ligjërata me përmbajtje të urrejtjes, madje së fundmi në Kaçanik, busti i Skenderbeut - heroit kombëtar të shqiptarëve, u pështy dhe simbolikisht u „rrah“. Ndërkaq një deputet nga radhët e PDK-së mbron tezën, se Skendërbeu është vetëm një Krisht dhe jo një figurë e identifikimit të popullit shqiptar.
Aktualisht vetëm një pjesë e vogël e qytetarëve të shoqërisë kosovare përfaqësojnë, identifikohen përmes një politike islame fundamentaliste. Sido që të jetë, ky rrezik nuk bën të nënçmohet. Mirëpo është edhe e pasuksesshme të thërrasësh verbalisht kundër islamit politik. Krijimi dhe zhvillimi i kësaj rryme nuk mund të analizohet e shkëputur nga kushtet shoqërore në Kosovë.
Kosova është vendi më i varfër në Evropë. Procesi i privatizimit si dhe doktrina e neoliberalizimit po e zhysin shoqërinë kosovare gjithnjë e më shumë në varfëri dhe në pashpresë. Mbi këtë tokë po rritet politika fundamentaliste islame. Islamizmi është vetëm ana e kundërt e neoliberalizmit. Islamizmi është produkt i dëshpërimit kontrarevolucionar. Është e pamundur të luftohet ky fenomen pa zgjidhur çështjen sociale në Kosovë. Çdo anëtar i kapitalizmit neoliberal në të vërtetë është një promovues i fundamentalistëve islamë.
Islamistët
nuk kanë të bëjnë asgjë me luftën për drejtësi sociale dhe luftën kundër
kapitalizmit. Islamistët promovojnë të ashtuquajturën “luftë të kulturës”. Nga
kjo luftë nuk do të mbushet asnjë bark dhe nuk do të nxehet asnjë banesë. Supa
falas të organizatave kuvaitiane dhe salafiste në Kosovë është vetëm ngjitës i
lirë për t`i kapur njerëzit e dëshpëruar. E nevojshme dhe e ngutshme është
lufta kundër mjerimit social në Kosovë. Vetëm mbi këtë bazë izolimi i islamit
fundamentalist është i mundshëm.
Laicizmi është i drejtë, por nuk mund të jetësohet përderisa shoqëria vazhdimisht zhytet në nevojë dhe mjerim. Privatizuesit dhe islamistët janë dy anët e një medalje reaksioniste. Lenini mbi këtë ka shkruar: “Religjioni është një art i të llomotiturit intelektual, ku robërit e kapitalit i mbysin fytyrat dhe kërkesat e tyre për një jetë të njerëzishme”. Kjo thënie vlen veçanërisht për tipat si Lavdrim Muhaxheri dhe islamistët fundamentalë.
(Max Brym është studiues i Filozofisë. Ai është shtetas gjerman, me origjinë izraelite, njohës i rrethanave të Kosovës)