Mendime
Shefqet Dibrani: Anarkia në demokraci
E diele, 03.08.2014, 12:16 PM
ANARKIA NË DEMOKRACI (I)
Shkruan: Shefqet DIBRANI
1.
Edhe në demokracitë më të zhvilluara perëndimore shtypi dhe mediat akuzojnë politikanët dhe udhëheqësit shtetëror. Madje edhe shpifin dhe trillojnë të paqena për ta ashtu siç bëhet ndër shqiptarët. Me një fjalë kudo demokracia është rrëmujë, sepse rrëmuja është krijuar në kokat e atyre që shkruajnë e flasin për demokracinë.
Por
ndryshimi esencial në mes demokracive perëndimore dhe asaj që kultivohet në
trevat shqiptare është shkalla e emancipimit.
Ta zëmë për një prokuror në vendet perëndimore mjafton ta dërgojë për medie një letër me dy rreshta në të cilën shkruhet “rasti ka kaluar në kompetencën tonë”, tani e tutje ne merremi më çështjen në fjalë, ose personin në fjalë. Në Kosovë ndodhë e kundërta, prokuror e gjykatës janë bërë mediat dhe gazetarët e paarsimuar si duhet, pa emancipuar dhe me mungesë të theksuar të përgjegjësisë morale. Përndryshe ata duhej ta dinin se kush është i caktuar të bie përfundime për një çështje të kontestuar, për një vendim i cili kurrë nuk do të jetë njësoj për dy palët e konfrontuara!?
2.
Hamad
Abdel – Samad, publicist i famshëm nga Egjipti i cili jeton në Gjermani, është
autor i librave: “RËNIA E BOTËS ISLAME – një prognozë”, “LUFTË
Hamad Abdel, ka lindur në vitin 1972 në Kajro të Egjiptit, atje ka studiuar njëkohësisht, gjuhët angleze, franceze, japoneze dhe politikën. Në Gjermani ka vazhduar studimet e doktoratës, kurse tani është ligjërues universitar si dhe është zgjedhur edhe në kreun e Konferencës Islamike në Gjermani. Në hapësirën gjermnofolëse dhe më gjerë ai njihet si ekspert dhe njohës i shkëlqyer e zhvillimeve politike në Botën Arabe. Hamad Abdel, prej vitesh ka kërkuar për një reformim të politikës egjiptase dhe ka bërë thirrje të vazhdueshme për reforma në Islam.
Siç
thamë, shteti i tij dhe politikanët e atjeshëm nuk e kanë dëgjuar zërin e
intelektualit, kurse anarkia politike në Egjipt dhe vendet arabe është me
pasoja për breza të tërë.
3.
Kreu i LDK-së dr. Isa Mustafa ditë më parë ka konstatuar se “sot Kosova është shtet pa shtet” dhe se për këtë nuk po merr askush përgjegjësi. Madje ai sikur tallet kur akuzon të tjerët dhe nuk merr përgjegjësinë për anarkinë demokratike që ia ka sjell vet ai LDK-së dhe Kosovës. Bashkëpunimi i tij me kundërshtarët themelor të demokracisë, me njerëz të akuzuar për haraç dhe për krime të njëpasnjëshme, e ka lënduar rëndë frymën demokratike që kultivonte prej vitesh LDK-ja.
Isa Mustafa është një diktator i vogël por që do t’i shkaktoj dëme të mëdha demokracisë s’ka dyshim. Ai e ka zaptuar LDK-në dhe përmes saj bënë diktatin, ai tani bënë aleanca edhe me “djallin” vetëm vet për të shpëtuar, kurse si askujt tjetër atij i shkon përshtati anarkia në demokraci, natyrisht edhe për bizneset e tij, ai i lutet “Allahut” të zgjatet kjo anarki të cilës më shumë se kushdo tjetër ai vet i ka prirë.
Kjo situatë e brishtë, sidomos brenda në LDK e bënë gjendjen në krizë, në krizën e saj më të madhe. Ai, Partinë e dr. Rugovës e shndërroi në livadhin e tij ku po kullotin Myhib lokal e po zhvatin politikan minor të cilët duke u dhjamosur pretendojnë se ata janë të merituarit për ta drejtuar LDK-në, në rast të dështimit eventual të dr. Isa Mustafës, i cili anarkinë e krijuar në demokraci po e shfrytëzon për t’iu shmangur përgjegjësie që ka për humbjet e njëpasnjëshme të LDK-së. Por shtrohet pyetja, a deri këtu ka rënë LDK-ja, e cila Këshilli i Përgjithshëm dhe Kuvendi i LDK-së janë shndërruar në leva të miratimit të të gjitha servilteteve që ua sjell dr. Isa Mustafa dhe sejmenët e tipit Sabri Hamiti, Lutfi Haziri e shumë të tjerë. Thuhet se LDK-ja ka rregulla, por ato shkelen nga vet kreu i LDK-së dhe nuk zbatohen në praktikë, përndryshe është dashur dikush të ndëshkohet edhe për humbjet, edhe për anarkinë e krijuar në LDK, dhe përgjithësisht në Kosovë.
Si ka mundësi të kërkohen rregulla shtetërore e të kërkohet respektim i ligjeve dhe Kushtetutës, kur “Kushtetutën Partiake” kjo garniturë politike më në krye me dr. Isa Mustafën e kanë shkelur me dy këmbët. Si ka mundësi dr. Isa Mustafa ti zbuloj vrasjet politike kur bashkëpunon me njerëzit që kanë bërë krime. Si ka mundësi të bashkëpunoj me ata që shqyenin fotografinë e dr. Rugovës dhe asnjëherë nuk e kanë nderuar presidentin Rugova. Si ka mundësi tani të pajtohen ata dhe t’i shkojnë për homazhe tek varrezat dr. Rugovës, sepse tashmë “ky rend i ri i binjakëzimit” dhe kjo ortakëri i detyron dhe i obligon edhe ata që shqyenin postere të shkonin tek varri për ta “dëshmuar unitetin?!” si kurrë më parë.
E kryetari i LDK-së dr. Isa Mustafa, nëse ka një grimcë dinjitet, dhe nëse mendon të dal nga LDK-ja pa e pështyrë qytetarët në fytyrë, nuk duhet të lejoj që LDK-ja të bie në duar të mediokriteteve që i ka afër të cilat si askush atij, LDK-së dhe Kosovës ia kanë vënë lakun. Dr. Isa Mustafa duhet të vepron sa më shpejt dhe sa më mirë, por të mos lejoj që të rrezikohet demokracia dhe ardhmëria e LDK-së dhe vendit në përgjithësi!
Vërtetë “dikush, duhet ta merr përgjegjësinë!”, ka deklaruar para ca dite ai. Por edhe për gjendjen e keqe në LDK dhe për humbjet e njëpasnjëshme a nuk duhet të marrë dikush përgjegjësi në kreun e LDK-së, nëse jo vet ai?!
________
ANARKIA NË DEMOKRACI (II)
Shkruan: Shefqet DIBRANI
1.
Dr. Isa
Mustafa, ka siguruar qytetarët se blloku LDK-AAK-NISMA do t’i sigurojë vendit
një qeverisje të qëndrueshme. A mund ta besoj njeriu normal këtë pohim të
kryetarit të LDK-së?! E nëse kjo do të ndodhte të gjithë duhet t’i besojmë
proverbit se në dimra të ashpër rrinë bashkë “ujku e dhia”, por njohësit e mirë
janë skeptik po aq edhe ldkistët dhe rugovistët e vërtetë.
Blloku manipulues, LDK-AAK-NISMA, nuk i ofron Kosovës një qeveri të qëndrueshme dhe me integritet, pasi asnjëri nga liderët e tyre nuk kanë dinjitet dhe aq kredibilitet moral për të sjellë një qeverisje të mirë. Shtoja kësaj shkallën e edukimit dhe nivelin e emancipimit, gjendja bëhet edhe më dëshpëruese.
Qeverisja LDK-AAK-NISMA, nuk ka mundësi të siguroj stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik, pasi edhe mirëqenia e tyre ekonomike është e dyshimtë dhe e kontestuar. Asnjë proces politik nuk mund të zgjidhet nga njerëzit të cilët për humbjet e zgjedhjeve prolongojnë proceset në parti, e në kohën kur vet kanë shkelë çdo procedurë të avancimit partiak, si ka mundësi të sjellin stabilitet ata të cilët nuk e pranojnë humbjen në zgjedhje, bëjnë për 5 min. marrëveshje për të nxjerrë në pah këtë diversitet konceptesh vlerash dhe dyshimesh të pafundme në njërën anë dhe në anën tjetër për ta krijuar këtë anarki institucionale e cila po sikur të mos ishin Amerikanët, Kosovën do ta bënin Egjipt, Siri e bile edhe ma zi, ku qeni nuk do ta njihte më të zotin e vet?!
Fundosja e rugovizmit që po e bënë dr. Isa Mustafa na ka bindur edhe më shumë se kësaj Partie (LDK-së), i duhet t’ia heqim hallkën e sundimit komunist, t’i largojmë analfabetët provincial që po e ngulfasin LDK-në çdo ditë e më tepër, nepotizmin dhe servilet e paarsimuar, pavarësisht nga ajo se çfarë grade akademike mund të posedojë ndonjëri syresh.
A do të kuptoj ndonjëherë dr. Isa Mustafa se ai në çdo plan ka dështuar, dhe se autoriteti i tij qytetar tërësisht është rrënuar, prandaj zgjidhja më e mirë për të do të ishte ikja nga LDK-ja dhe nga politike, e bashkë me të edhe stafi i tij, i cili është përgjegjës për gjendjen e krijuar.
2.
Telit të dr. Isa Mustafës për një “qeverisje të mirë?!” të bllokut LDK-AAK-NISMA, i bie edhe nxënësi shembullor i dr. Sabri Hamitit, për të cilin thuhet se është kopje e mësuesit, prandaj Hamiti për ta forcuar pozitën e tij e solli në krye të LDK-së. Duket se dr. Kujtim Shala ka pak afinitet për politikë, e sa për novatorizëm demokratik të mos flasim. Kujtimit, po i duhet shumë për t’u Kujtuar, prandaj atij i duhet një emancipim më i thellë politik, për të besuar më shumë në veten e tij. Atij nuk duhet t’ia rrisin mendjen votat e rregulluara sepse qytetarët që kanë mundur t’ia dhënë votën, janë pak nga ata që ia kanë lexuar “shkencën” në librat që ka botuar, për t’u treguar i zoti hë për hë nuk ia ka arritur qëllimit. Prandaj Kujtimi, duhet të kujtohet për të lënë në plan të dytë letërsinë, atij i duhet urgjentisht edukimi politikë, në mënyrë që edhe politikën ta trajtoj si shkencë, nëse me të vërtetë ai ka ambicie për t’i mësuar intrigat e shefave të tij.
3.
Edhe kumbara i bllokut LDK-AAK-NISMA, Lutfi Haziri ka shprehur bindjen se propozimi i tij do të ngadhënjej pasi ai beson në “ALLAH?!”, këtë ia dëshmojnë gishtat dhe allishverishet fundamentaliste që ia ka sjell Gjilanit dhe Kosovës, njeriu që më sa duket s’ka lexuar kurrë një libër, që ka ndërruar poste e pozita dhe kurrë nuk është shquar për sukses, që ka krijuar pasuri dhe pretendon se atij ia paska ndihmuar Allahu?!
Edhe me
të gjitha elementet pozitive që mund t’i ketë
Do të ishte në dinjitetin e tij, nëse donë ta mbaj pushtetin lokal në Gjilan, dhe bashkë me dr. Isa Mustafën ta ndajnë fajësinë për dëmin që i shkatuan LDK-së dhe Kosovës, të heqin dorë nga veprimet e shëmtuara dhe antidemokratike që ia kanë imputuar demokracisë të cilën e kanë sjell në një anarki të pashembullt.
St. Gallen, 31.07.2014.
Botuar në gazetën “Kosova sot”, më 2.08.2014.
Publikuar edhe në portalin e kësaj gazete në internet!
http://www.kosova-sot.info/opinione/reformat-brenda-ldkse-nuk-ndodhen-kurre