E marte, 18.06.2024, 05:19 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Thaçi plus!

E merkure, 30.07.2014, 07:55 PM


Thaçi plus

Nga Florim Zeqa

Me datën 11 korrik të këtij viti përmes shkrimit "A do të jetë 17 korriku stacioni i fundit i Thaçit për zbritje nga pushteti", jo rastësisht ngrita dilemat për ndrrim të pushtetit, ngase isha i sigurtë në dinakërinë e kryeministrit, skenarët e kuvendit dhe prapaskenat e mëpastajme të Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e postit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës me kërkesën e partisë në pushtet, nga politikan, analist dhe gazetar profilesh të ndryshme u quajt me termë të ndryshme si; pezullim, masë e përkohëshme, masë e dhunshme, masë e jashtzakonshme politike në kuvend, etj, etj,...të gjitha këto janë të pamohueshme, por unë për më tepër se kaq, do t'i thoja edhe masë skandaloze.

Në këtë rast e mëse e rëndësishme është të nxjerren konkludime të sakta se çfarë në të vërtetë u arritë me këtë vendim skandaloz të Gjykatës Kushtetuese.

Pasojat e këtij vendimi do të jenë të shumta dhe shumëdimensionale.

Nëse deri para vendimit të gjykatës qeveria aktuale quhej qeveri në ikje apo qeveri në detyrë, tani e tutje nuk mund ta quajmë të tillë, pasi ky vendim i gjykatës asaj i zgjatë jetën së paku edhe për tre deri në pesë muaj të tjerë, e që ndryshe në gjuhën politike i bie të quhet "Thaçi plus".

Zgjatja e jetës një qeverie në "ikje" është i paprecedent, ka krijuar një gjendje pak më shumë se paradoksale-qeveri pa kuvend !

Pezullimi i kryetarit të kuvendit dhe institucionit ligjvënës jo vetëm që është dhunim i jetës institucionale të vendit, është degradim i proceseve demokratike,...shpërfillja e vullnetit të shumicës së deputetëve në kuvend është shpërfillje e vullnetit të qytetarëve të vendit dhe ngulfatje e një procesi të rregullt zgjedhor.

Tani pas këtij vendimi, qeveria "Thaçi plus" pa kuvend do t'i ketë duart e lira ne marrjen e vendimeve dhe menagjimin ( shpërdorimin) e paras publike sipas dëshirave personale të kryeministrit dhe nevojave elektorale të partisë në pushtet.

Të tilla ishin dy vendimet e fundit (të paligjshme) të qeverisë Thaçi plus;

- E para, vazhdimi i mandatit edhe për tri vite të tjera për të gjithë nënsekretarët e përgjithshëm të ministrive, si dhe pesë pozitave që janë të barazvlefshme me këtë pozitë. Kjo të kujtonë qeverinë e përkohëshme, në të cilën u instaluan "sekretarët përmanent" nëpër të gjitha institucionet e vendit.

- E dyta, ndarja e 100 milion eurove për nevojat e veteranëve dhe invalidëve të luftës,...vendime këto që në rrëthana normale duhej të kalonin paraprakisht në kuvend, dhe tek më pas të konsideroheshin vendime fuqiplote dhe të ligjshme për aplikim.

Ska dyshim se vendime të ngjajshme do të kemi më shpeshë javëve dhe muajve në vazhdim nga "Thaçi plus" për përgaditjen e terrenit për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të fillim vjeshtës së ardhshme.

Do të jetë kjo kohë e artë e qeveritarëve aktual (PDK-së) për konsolidimin e radhëve të veta nga shthuarja dhe tkurrja e radhëve të saj pas largimit të disa prej figurave më të fuqishme të saj (Jakup Krasniq, Fatmir Limaj, Hydajet Hyseni, etj),...përderisa partitë e bllokut opozitar  do të humbasin kohë rrethë koalicionit, pa i kryer si duhet detyrat e shpisë (riorganizimet nëpër partitë e tyre).

Koalicioni do ta ketë tepër të vështirë ta motivojë dhe unifikojë elektoratin rrethë kësaj krijese heterogjene dhe jo natyrale, të cilën asgjë tjetër nuk e bashkon përveq dëshirës për largimin e kësaj qeverie; nuk e bashkojnë as programet politike dhe as ato ideologjike,...mbi të gjitha janë ambiciet për ndarjen e pushtetit që do t'i largojnë nga njëri-tjetri rivalët e deridjeshëm politik.

Po themë kështu, sepse ndarja e "tortës" nuk po bëhet në pjesë të barabarta sipas fuqisë elektorale por sipas fuqisë së muskujve politik.

Partia më e madhe e bllokut (koalicionit), në këtë rast LDK-ja duhet t'i analizojë me kujdesin maksimal veprimet e saja në të ardhmën, përparësitë dhe pasojat që mund t'i sjellë një koalicion i panatyrshëm parazgjedhor.

Elektoratit të pastër rugovian nuk i do kolaicionet me kundërshtarët politik, ideologjik, filozofik, biologjik apo çfarë do qofshin ata.

Për më tepër elektoratit rugovian të LDK-së i intereson ribashkimi i të gjitha pjesëve të saja të shpërndara nëpër parti tjera. Ky bashkim i pjesëve LDK-në do ta rikthente në partinë e parë politike, forcën më kredibile dhe më të preferuar të elektoratit Kosovar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora