Mendime
Florim Zeqa: Në dorë të kujt po mbetët Kosova?
E enjte, 24.07.2014, 07:47 PM
Në dorë të kujt po mbetët Kosova?
Nga Florim Zeqa
Përgjigjet në këtë pyetje mund të jenë të ndryshme, varësisht nga këndveshtrimet dhe dëshirat e njerëzve, ndokujtë mund t'i duket abstrakte dhe e pavend. Mirëpo ecuria e zhvillimeve politike në vend e arsyeton nevojën e parashtrimit të kësaj pyetje.
Dihet mirëfilli se nga paslufta e këndej, Kosova nga një pjesë e qytetarëve të saj (politikanët) nuk është trajtuar si atdhe i të gjithëve por si pronë private, madje disa politikaj e kanë trajtuar edhe më keq, si plaçkë lufte do të thoja, duke zhvatur prona e pasuri publike në emër të "patriotizmit" folklorik u shëndrruan në milioner karrshi një popullate skajshmërisht të varfër!
Në këto vitet e pas-pavarësisë tashmë është bërë praktikë e pushtetarëve, sa herë që ju rrezikohet prona (pushteti), kërkojnë shpëtim tek "drejtësia" (Gjykata Kushtetuese), për t'ia vazhduar vetës të drejtën e pronësisë mbi (pu) shtetin.
Bazuar në zhvillimet politike, vendimet e "drejtësisë" dhe rezultatet zgjedhore, Kosova po vazhdon të trajtohet në vazhdimësi si një kontekst pronsor i pazgjidhur.
Derisa të vazhdojnë kontekstet shqiptare mbi pronësinë e pushtetit, në Kosovë po hedhin valle turq e shkije, duke përvetësuar (blerë) pasuri dhe asete publike me rëndësi strategjike (Aeroporti, KEK-u, etj).
Derisa vazhdojnë mosmarrveshjet e shqiptare për poste dhe privilegje pushtetesh, në vendin tonë po shtrihen dhe lulëzojnë kulturat arabo-aziatike ndoshta edhe më mirë se sa në kohën e perandorisë otomane.
Derisa liderët milionerë shqiptar presin përgjigje të zgjidhjes së kontekstit pronësor mbi (pu) shtetin, çdo ditë nga Kosova largohen me djetëra e qindra të rinjë shqiptar drejtë vendeve euro-përendimore.
Ajo çka është më e dhimbshmja në këtë "moratorium" politik, qindra, ndoshta edhe mijëra shqiptar nga Kosova në mungesë të levizjes së lirë, "mrizojnë" fshatrave dhe qyteteve të Serbisë duke pritur legalizimin e shtetësisë serbe!
Ku të njëjtit pas konvertimit në shtetas serb (marrjes së pasaportës serbe), vazhdojnë drejt vendeve të panjohura euro-përendimore në kërkim të gjetjës së një jete më të mire, por jo më si shtetas kosovar!
"Zori të qonë në derë të hasmit" thotë një fjalë e urtë popullore!
Lufta e ashpër për pushtet e milionerëve kosovar, popullatës së varfër ua ka humbur të gjitha shpresat për jetë në vendlindjen e tyre.
Andaj askush nuk e ka të drejtën ti akuzojë bashkvendasit tonë, që sot me shpirtë të thyer dhe zëmër të plagosur, detyrohen edhe të poshtërohen (bëhen shetas serb), ngase shteti i tyre tani e 15 vite nga përfundimi i luftës nuk qe në gjendje t'ju ofrojë asgjë të mirë si; punësim, shendetësi efikase, arsim cilësor, siguri dhe as asistencë të qendrueshme për jetë minimale.
Fundja, të pakënaqurëve që tashmë kanë ikur dhe atyre se janë në ikje e sipër, nuk ju intereson më në dorë të kujt mbetët Kosova, sikurse që nuk ju intereson as politikajve në pritje të marrjes së pushtetit fati i të ikurve nga Kosova.
Vërtetë kjo gjendje duhet të jetë shqetësim dhe brengë e të gjithë qytetarëve, e në veqanti e klasës intelektuale, aktivistëve dhe veprimtarëve që e dojnë më shpirtë dhe zemër atdheun e vet, ngase secili nga ata që nuk e shofin vetën afër pushtetit,...nesër mund ta kenë të njejtin fat të arratisjes nga atdheu i tyre!
Prandaj nuk është krejt i parëndësishëm fakti, se në dorë të kujt mbetët Kosova pas kontekstit gjyqësor mbi të drejtën e marrjës së (pu) shtetit.