Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Këlmendasit ose shpëngulja e dytë ''serbe''
E premte, 18.07.2014, 07:10 PM
Këlmendasit ne Kroaci ose shpëngulja e dytë “serbe “
Nga Fahri Xharra
Historia së fundmi ka nisur të mos na shohë me syrin e njerkës. Fqinjët duhet të ndërgjegjësohen se shqiptarët e sotëm nuk janë ata të një shekulli më parë. Janë më të shumtë në numër, më të njohur në botë, më të vetëdijshëm për identitetin dhe fuqinë e tyre, shkurt: aspak të gatshëm për të ulur kokën. Nëse do të fillojnë ta kuptojnë, atëherë gjysma e rrugës për bashkëjetesë të paqtë është bërë. E , e vërteta është që historinë e kishim njerkë , vetëm gjeografia përkundër tërmeteve, fortunave dhe monsuneve na mbeti Nënë.
Për të
kuptuar të huajt ,fqinjët , gllabëruesit dhe të pangopurit , atëherë duhet që
ne së pari ose që ne përfundimisht ta përshëndesim historinë tonë që ka filluar të na shohë me
një sy më të mire.
“Në vjeshtën e vitit 1690 , rreth Beogradit (të sotëm) u mbodhë disa dhjetra mijëra familje serbe , të cilat Kaizeri i Austrisë Leopoldi I-rë donte t`i shpërndante për banim nëpër territoret e gjëra të Austro- Hungarisë. Ishte kjo koha kur turqit depërtuan në tokat e Kosovës dhe Metohisë dhe mu atëherë filloi shpërngulja e madhe serbe nën kujdesin e Arsenije ?arnojevi?it (PRVA ili VELIKA SEOBA SRBA, ) e njohur si shpërngulja e parë . Me ardhjen e tyre , rritej dukshëm numri i serbëve në tokat e Hungarisë “ (Seobe srba i njihov položaj u ugarskoj) “ ( Lexoje nga Fahri Xharra http://everteta.al/ekskluzive-shperngulja-e-madhe-serbe-dhe-mashtrimi-historik/)
Bota e mashtruar , ne të dëgjueshëm se nuk guxonim të bënik gëk me gojë , heshtje letargjike e jona .... dhe numri i “serbëve” vinte e më shumë rritej në tokat e Humgarisë së Austro- Hungarisë .Fjalën e kam për shpërnguljen e dytë “serbe “ e vitit 1739 në Arsenijen e IV-të Jovanoviqin , ps dështimit të luftës së Austrisë së bashku me serbë kundër Turqisë gjatë viteve 1737-1739 (Druga seoba Srba pokrenuta je 1739 pod Arsenijem IV Jovanovi?em, nakon neuspjeha Austrije u ratu protiv Turske iz 1737-1739.) Një gjë ta kemi ta kemi të kjartë që serbët kurrë nuk kanë ngritur krye kundër turqëve . E , edhe kryengritja e pare “serbe” 1804- 1835 (Prvi srpski ustanak) eKaragjorgjeviqëve ishte udhëhequr nga shqiptarët këlmendas dhe , me ndihmën e Austro- Hungarisë )
Por ç`ishte në të vërtetë kjo shpërngulje ,na shkruan Frrok Zefi në librin e tij në kroatisht
“ 260
vjet nga ardhja e shqiptarëve këlmendas në këto anë 1737-1997 “ (bibliografija
,ndër të tjerash : “Conscript ro Almae
DioecesisS ,vrmiensis1 743. peracta,s t r . 34.
17744 DA Dakovo. (Gjakovo , Sllavoni, Kroaci ) dhe LASZOV/
Ç farë na shkruan Zef Frroki ( në libër Zef Frokiq)? : “ Në kohën e luftes Turko-Austriake edhe Këlmendasit sikur shqiptarët e tjerë nuk ndejtën anash. Të udhëhequr nga Kryeipeshkvi i Shkupit Mikel Suma u ngritën në kryengritje dhe luftuan në anën e Kaizerit të Austrisë kundër turqëve të urrejtur. Në luftë morrën pjesë të barabartë kelmendasit e Rugovës së Pejës dhe ata të Peshterit të Novi Pazarit.
O' si nuk kam nji grusht të fortë
t'i bije mu në zemer malit që s'bëzanë,
ta dij edhe ai se ç'do me thanë i dobët -
n'agoni të përdridhet si vigan i vramë, ... thoshte Migjeni!
E dua këtë grusht të forte , të fakteve me të cilat do rrënojmë njëherë e përgjithmonë rrenat serbe shekullore të cilave bota iu ka besuar. Bota iu ka besuar se ne nuk flisnim.
Lufta humbi , turqit fituan dhe shqiptarëve katolik kësaj rradhe, iu desht të shpërnguleshin dhe të iknin. Kryeipeshkvi Suma dhe 300 familje shqiptare ikën për të gjetur mbrojtje nga ushtria Austro-Hungareze , në territoret e saja ,për rreth Beogradit.. Letra e KryePeshkopit e shkruar me 6 Qershor 1739 e cila e lajmëron Kongregacionin në Romë për këtë ardhje masive të shqiptarëve .
Çka shkruajnë serbët? ( “ Të ardhurit ( të ikurit) “serb” filluan të mësohen në këto toka : derisa në anën tjetër Kisha Katolike filloi të ndihet e kërcnuar me ardhjen e serbëve pravosllav (???) . “ Serbet ranë nën mbrojtjen e Imperatorisë Habsburge dhe privilegjet e Serbisë nga ata zgjatën deri në vitin 1912” ) Dokumentet kishtare të kohës të cilat i citon Frrok Zefi në librin e tij e tregojnë të vërtetën dhe i hedhin poshtë spekulimet serbe të historisë.
“Serbët u adaptuan lehtë me artin dhe kulturën perendimore, e çka është e rëndësishme që “serbët” i ruajtën të gjitha elementet e kulturës së tyre nacionale“ shkruan në historinë e mashtrimeve serbe. Por si qëndron e vërteta.? Së pari të të 300 familjet shqiptare ishin të fesë katolike , ishin shqiptarë . Gjenerali i ushtrisë austriake Engelstoffen kërkoi nga Marie_Tereza , që këtyre ardhacakëve të iu sigurohet edhe shkolla e edhe kisha në gjuhën shqipe. Gjë që u bë , në atë kohë . Ipeshkvi i Sremit Ladislav Szorenyi në viti 1743 në shënimet e tija thot: Ky popull që erdhën këtu , të gjithë janë ushtarak dhe e flasin nje gjuhë ndryshe nga të tjerët “
Një pjesë e literatures së perdorur nga Frrok Zefi është: Mark Krasniqi “ Rugova dhe....” Prishtinë , 1987: Mihaçeviq Franjo, Po Albaniji 1911: KA , Wien 1769: Jaçov M. Spisi Tajnog Vatikanskog Arhiva , Beograd 1883; Liber Visitationum , Canonicanum Diocesis Syrmensis ab Anno 1763.; Kanuni i kanun name , Vëllimi I , Sarajevo 1957, etje,etj.
Pra Druga seoba srba ( Shpërngulja e dytë serbe ) ishte një trillium serb , për të mashtruar botën e edhe neve; sepse ikja e shqiptarëve në ikjen e dytë shqiptare drejt Sremit , Kroacisë dhe Austro-Hungarisë u bë nën udhëheqjen e Krye Ipeshkvit të Shkupit Mikel Suma.
Përshendetjet përfundimtare me falsifikimet serbe duhen të jenë më shumë të pranishme në mesin tonë së pari , e me siguri që edhe në mesin botëror. Fqinjët duhet të ndërgjegjësohen se shqiptarët e sotëm nuk janë ata të një shekulli më parë. Janë më të shumtë në numër, më të njohur në botë, më të vetëdijshëm për identitetin dhe fuqinë e tyre, shkurt: aspak të gatshëm për të ulur kokën . Pra ?
Fahri Xharra 15.06.14, Gjakovë
______
I na kraju ovoga pregleda spomenimo da je gimnaziju u Vinkovcima
zavrSio albanski svedenik Pavao Gjotii.se Tu je svofe posljednje godine
Livota provela i majka na5ih pjesnika Slavka i Miroslava Madera, iodom
Hrtkovdanka iz klementinske obitelji Prelovii - oCurii,,. Zakljudujem s
izrekom Franje Kuhada: "Mi neiemo i ne Zelimo da se kal,e: "Ovai Klementina.
c fe posljednfi dlan svog plemena!" Ako bi i doSlo do roga, onda taj
posljednji neie moii reii: ,Hrvati su Albance u Srijemu tladili i nasilno
ugasili njihov jezik."eo 8(8 LietopisZ upe Hrtkouaike,r ukopis,B iskupskOi rdinarijatD akovo.
89 GASICE ., Zupa Hrtkouci, nrkopis,B iskupskOi rdinarijatD akovo.
90 Kuhai F.5.,D ie Klementinerin Slat,ortienA, grameTr agblam,2 4.Xfi.I894., Zagreb,1 894.)