Mendime
Albert Shabanaj: Mungesa e vetëdijes kombëtare
E merkure, 23.07.2014, 07:59 PM
Mungesa e vetëdijes kombëtare
përball çështjeve te mëdha.
Nga Albert Shabanaj
Arsyet kyçe te krizës politike ne Kosove mbështeten kryesisht ne faktet e mungesës se vetëdijes kombëtare për përballimin e sfidave te shumta dhe këto aktuale te cilat nuk po ndodhin rastësisht. Sipas mendimit tim qe te gjitha zbarkohen nga jashtë dhe derivohen nga faktor te brendshëm ne ketë rast PDK&CO. Tashme te trembur nga realitet e reja politike qe me gjasa do e humbin përfundimisht pushtetin edhe përkundër te gjitha atyre spekulimeve, vardisjeve dhe paradokseve te tjera nuk arritën t'i sigurojnë numrat e nevojshëm për pos amulli dhe fetishizim institucional. Friken e shefave dhe shefit te shefave ne PDK tashme shohim hapur për pushtet duke prodhuar gabim pas gabimi dhe krejt ne fund kuptuan edhe vetë ata por edhe te pa ndreqshmit e tyre se nuk kanë forcë aq te madhe siç besonin dhe siç dëgjonim nga "analist" sa për ta trembur opozitën. PDK-ja e H. Thaçit sipas mendimit tim vështirë se mund te konsolidohet për shumë vite edhe pse ne mas te madhe konsiderohet si strateg i mashtrimeve dhe eskivazheve politike.. Megjithatë, mashtrimeve te Thaçit iu ka ardhur fundi, ju ka ardhur fundi edhe broçkullave (premtimeve) boshe te tij.. qoftë ne arenën politike Kosovare, qofte ajo ndërkombëtare, asnjëra as tjetra nuk duan te afrohen apo te bashkëpunojnë me te. Ne anën tjetër, këto fakte ishin dhe udhërrëfyese dhe mësime për udhëheqësit e partive opozitare te cilët te bashkuar fituan betejën politike dhe kjo fitore e bllokut opozitar na bënë me shpresuar për ndryshime pozitive, për shpëtimin e Kosovës, për rimëkëmbjen e saj te përplasur e te nëpërkëmbur nga bandat politike aktuale.. për te cilat shkruhet dhe flasin kaq shume në gjithë botën e qytetëruar.
Megjithatë, javët dhe ditët e fundit jam ndier i shqetësuar nga mos përgjithësia politike e VV-se, sepse sipas mendimit tim, nuk mjaftohet vetëm me konstatime dhe opinione se qeveria Thaçi ka shkatërruar Kosovën skajshmërisht, sepse kjo tashme dihet botërisht dhe matematikisht. E rëndësishme për momentin është qe edhe VV-ja te bëhet pjesë e ndryshimeve, pjese e ndryshimeve pozitive te historisë aktuale dhe kjo mund te ndodh atëherë kur forcat dhe qëllimet veprojnë në mënyrë të unifikuara për t'u arritur emëruesi i përbashkët - shpëtimi i Kosovës nga rreziku PDK! Pra VV-es i kërkohet qe për këto momente vendimtare për Kosovën te ecin se bashku me bashkimin opozitar, qoftë edhe pa kushte për hir te Kosovës dhe anës tjetër për mos lejimin e "bashkimit serb" qe për shkakun e numrave te behet pjese e qeverisjes se ardhshme. Këto fakte nuk besoj se VV-ja dot i anashkalon për thjesht kokëforcin e tyre sepse do të përballen me llogaritë elektorale dhe historike.
Historia sipas mendimit time, nuk ka të bëjë me modelin e gomarit, te cilin e kishte ngrenë ujku deri ne gjysme kurrizi dhe akoma mendonte se mos vallë është e tera ëndërr!. Te gjithë e dimë se, nuk ka ndryshime ne jetë e sidomos ato politike qe rregullohen thjesht duke dëshiruar apo vetvetiu, ato ndodhin me vendosmërie, guxim dhe përkushtim kombëtarë, të besosh në të kundërtën do të thotë të mbivlerësosh vetveten dhe fuqinë e fjalëve boshe qe zakonisht i dëgjojmë ne momente te caktuara mashtrimi te cilat i njohim nga kaluara e hidhur historike te popullit Shqiptar por edhe nga H. Thaçi & CO. Ndonëse, gjithë se bashku (...)besonin si këta te fundit qe akoma besojnë se bota rrotullohet rreth tyre.. akoma besojnë ne përfshirjen e tyre jo vetëm ne historinë ton kombëtare por edhe ne historitë botërore.
Sa i përket përfshirjeve historike, nuk shfaqet ndonjë shkak që Thaçi dhe oponent tjerë te PDK-se qe te mos përfshiheshin ne histori por shtrohet pyetja, ne çfarë historive?! Unë do te përpiqem te e bej një veshtrim të këtyre "kufomave historike" te cilët sipas mendimit tim do te mbahen mend vetëm për krime nga me te ndryshmet, shitje kombëtare, kërcënime, shantazhe, nepotizëm , abuzime, zhvatje etj. poshtërsi... qe nuk mbahen mend me herët, nuk mbahen mend kështu nomenklatura te çoroditura dhe vetëm si te tillë mundemi t'i parafytyrojmë dhe si te tillë dot mbahen mend por larg nga historia e mirëfilltë kombëtare për te përfunduar ne plehra...
Megjithatë, kjo nuk nënkupton se ne duhet thjesht t’i mbledhim supet nen mëshirën e fatit, nen mëshirën e bandave te PDK-se qofshin ato institucionale apo urbane.. dhe asnjëri nuk duhet të mashtrohet nga ndonjë iluzion rreth mundësisë se ndryshimit te PDK-se, JO. Ndikimi dhe vazhdimi i qeverisjes se tyre me vendin tonë, janë vazhdim i mjerimit dhe vetëm pasoja qe dot ia krijonim vendit dhe vetvetes. Mendoj se, gjitha këto vite te vuajtjes e mjerimit janë te mjaftueshme për reflektim dhe anës tjetër dot duhej te rezultojnë tek pyetjet: Çfarë jemi duke synuar? Si duam qe te jetojmë ? A dëshirojmë që kjo krizë të tejkalohet dhe si mund te arrijmë qe ta shkëpusim Kosovën nga katandisjet aktuale!?
Ne ketë sfond mendoj se, përgjigjja ka synime te logjikave te shëndosha dhe fillestare qe nënkuptojnë, ku na sjellën këto katandisje, si ndodhemi sot nga këto politika regresive dhe a ishte qëllimi ynë ky?! Sot te nëpërkëmbur e te poshtëruar nga dreqi e biri, te mallkuar nga gjaku i derdhur për lirin tonë, te mallkuar edhe nga miqtë tanë te qytetëruar te cilët na çliruan, te cilët nga zhgënjimi me ne.. na izoluan miqtë dhe terë bota e qytetëruar!? Dhe.. nga te gjitha zhargonet negative te cekura e qe ka edhe shumë me shumë te pa cekura.. te cilat dot duhej te prodhonte vetëdije politike e kombëtare, te paktën ne zgjedhjet e fundit te mos votoheshin gjakprishurit e dëshmuar. Dhe..ne mungesë te një vetëdije te tillë "tani o kurrë" po mundohen blloku opozitar te arrij çlirimin e shtetit te Kosovës nga këto hiena uzurpuese.
E përsëris se ne mungesë te një vetëdije kombëtare, për eliminimin e fundërrinave politike e shoqërore te cilat instaluan mjerimin dhe poshtërimin... po mundohen partitë opozitare te bëjnë një gjë te tillë e qe është dashur dhe është shumë akute ta bënte populli me votën e tyre. Unë druaj se ditët dhe javët ne vijim do te janë te nxehta sepse pushtetarëve tashme ne ikje, ju mungon vullneti e edukate për shtetformim! Ata Kosovën e shohin si pronë te tyre për pasurim, si llogore te tyre për strehim dhe rehabilitim etj... Mendoj se ndryshimi për Kosovë nuk është i pa mundur por nuk dot jetë i lehtë për te ndodhur pa përplasje dhe fërkime te brendshme e te jashtme, te atyre sensitive te blloqeve e bllokistëve ndërkombëtarë... Ketë gjendje ne te cilën kemi ardhur mundemi ta krahasojmë vetëm me shtete kaotike afrikane, me asnjë ne Evropë! Te gjithë e dimë se shteti dhe shoqëria Kosovare aktualisht janë te kapur nga merimanga PDK, duke filluar nga Presidentja e vendit e deri ke bariu dhe kur kemi parasysh ketë situatë keqdashëse sidomos për ndryshime pozitive, ne shikim te par te duket shumë e zorshme për te mos thënë epa mundshme. Radhazi, edhe me i vështir do te jetë formimi i një ekzekutivi te fuqishëm kur kemi parasysh sfidat e mëdha ekzistuese duke filluar me shkapjen e shtetit nga struktura te nëntokës te ngritura nga PDK-ja, me pastaj shkapjen nga lloj-lloj strukturave dhe agjenturave te jashtme.. Me theks te veçanet dot kisha veçuar rimëkëmbjen ekonomike e cila është zhvatur, shitur e stërshitur dhe kriminalizuar vite te tera nga struktura te brendshme dhe te jashtme...! Dhe sipas mendimit tim, detyra super te renda dot paraqesin sigurimi e ruajtja e integritetit territorial qe vite te tera është shndërrua ne "miraz" te dreqit e t'birit.. si dhe garantimi i pronave te qytetarëve te Kosovës. Pra qytetarëve duhet t'u garantohet se nuk dot përsëriten tradhtitë e qeverise ne ikje e cila dhuroj tokat dhe fshatra te tera fqinjëve sllavomaqedonas, për përfitime personale, maskarait e njëjtë tani orvaten te bëjnë te njëjtën (Tradhti) me Malin e Zi, sa për Serbi është herët te flasim edhe pse unë jam i bindur qe nga gabimet e nomenklaturave ne ikje, Serbia është dhe dot mbetet katërciperisht ne Kosovë! Aktualisht sipas shumë burimeve po punohet fshehurazi për dhurimin e trevave stërgjyshore te Rugovës sllavomalazezeve, një alarm ky i cili është ngritur disa here nga vete komisionari i demarkacionit me Mal te Zi, z. Lajqi, por ne vazhdimësi është demantuar nga sejmen te PDK-se. Dhe... kur përfytyroj te gjitha këto zhvillime negative vetvetiu bej te njëjtën pyetje për te cilën nuk kam përgjigje, vazhdimisht me përsëritet pyetja se edhe çka duhet me keq qe është me ndodh për largimin me çdo kusht te hordhive "pronto" nga pushteti qoftë edhe me revolta?!
Nga e kaluara politike e Kosovës, pos tjerave tri gjëra te rëndësishme duhet të mbahen mend: E para, qëndron në atë se për udhëheqës te PDK-se Kosova ishte dhe vazhdon te mbetet jetike, vetëm si një treg kryesor, furnizues nga krimet shumë dimensionale.. siç njihen si zhvatjet, uzurpimet, shitjet e stërshitjet e pronave shoqërore etj. menje fjalë grabitjet vulgare nga gjakprishurit!
E dyta, i gjithë kontributi, sakrifica e gjaku i derdhur brez pas brezi për liri, demokraci, qytetërim e zhvillim te Kosovës, zaten profiterat e luftës e poshtëruan e injoruan dhe nuk u përfillen, duke shkelur mbi te gjitha amanetet e tyre brez pas brezi. Dhe.. sipas mendimit tim por edhe te shumë qytetarëve, profiteret e luftës çlirimtare, lirin dhe zhvillimin e vendit e kanë privatizuar për ta shndërruar ne krime ordinere.. ndërsa qytetërimin ne mjerime shoqërore, ne mjerime kulturore te importuara nga afroazia (...) "Qytetërim" ky qe ne shekullin 21 populli shqiptar ende beson ne errësirat e demonëve te tyre, ende beson ne hyzmeqar shqipfolsa te islamit extrem... te cilët shfrytëzojnë mjerimin e shoqërisë tonë dhe mjerimin institucional për t'i shndërruar rinin tonë ne mish për top, duke bërë thirrje shokante për vetëflijim e mobilizim për te vdekur neper toka-shkretëtira arabe si mercenar dhe dreqen te dreqënjeve atje për ndarje te pushteteve ne mes te rrymave extreme ilamo-fetare.. nëpërmjet gjakderdhjes terroriste... me vëllavrasje!!! TURP PËR POPULLIN DHE INSTITUCIONET KOSOVARE!
E treta, e cila ndërlidhet me dy te parat është se Thaçi me të vërtetë bashkimin opozitar ne Kosove e sheh si një kob dhe komplot te tij politik i cili po i vjen nga perëndimi i zhgënjyer me te, si një gënjeshtar patologjik ne njërën anë dhe anës tjetër për te nxjerr vendin nga orbita tyre e krimit te organizuar dhe extremit te islamit gjithandej Kosovës. Thaçin aktualisht ne pushtet e mbajnë te paditurit dhe "lobi extrem islamik" i instaluar dhe udhëhiqet nga vëllezërit turq te (Thaçit)dhe Ternava me vëllezërit Shefqet e Milazim Krasniqi. Thaci e di mirë se për te gjitha këto ne taren janë mirë te informuara edhe SHBA-te edhe BE-ja, dhe keto hipoteka çdo gjë tjetër në sfondin e tij e shpien atë drejt komploteve (Paranojave) të cilat i duken si jo të rastësishme siç është bashkimi opozitar, pastaj injorimi dhe anashkalimi i tij nga politika e Bashkimit Evropian, sidomos ajo Amerikane. Ndonëse, përfaqësues te politikes Amerikane dhe BE-se kanë filluar te dërgojnë sinjalet e duhura ne Prishtinë, duke potencuar se ne nuk po kërkojmë te vendosim se kush duhet te jetë fituesi apo mandatari i qeverise se ardhshme, ne po preferojmë te shihni ju vet ketë situatë serioze ne Kosovën e drejtuar nga institucione te korruptuara. Ne ketë sfond diplomatja Amerikane z. Nuland tha se ne Prishtinë kishte ardhur për të deklaruar solidaritetin e SHBA-ve me popullin e Kosovës, në betejën e tyre për konsolidim te shtetit te mirëfilltë qe nënkupton shtetin e te drejtës dhe demokratik. Ajo gjithashtu konfirmoi lidhjet e sinqerta te SHBA-ve me Kosovën, historinë e tyre te gjatë e miqësore duke përsëritur se gjithmonë do të ekzistojnë lidhje të forta mes këtyre dy popujve. Këtu zonja e bekuar Amerikane, ju fiku llampat e lidhjeve te PDK-se me errësirat e nëntokës dhe atyre islamike te cilat e kanë nënshtruar Kosovën e pas luftës. Ajo beri edhe një here te ditur se Kosovës akoma do t’i nevojiten ndihmat dhe angazhimet Amerikane, duke shtuar se, me vetëm pak lëvizje pozitive të Kosovës, dyert do te jenë te hapura drejt Bashkimit Evropian. Kjo sipas mendimit tim duhet vlerësuar jashtëzakonisht sepse vetëm ne ketë mënyrë Prishtina, dot arrij ta ruante zotërimin mbi sovranitetin e saj te kontestuar e te nëpërkëmbur nga fqinjët. Ndërsa sot sa po shkruaja ketë artikull lexova ne KD, se Diplomatet e BE-se kanë filluar te shqetësohen me insistimin me çdo kusht te PDK-se qe ata te mbeten ne pushtet ose te shkohet ne zgjedhje te jashtëzakonshme dhe ketë sjellje ashtu si sjelljet ne vazhdimësi te Thaçit i shohin si shumë te dëmshme për interesat afatmesme dhe ato afatgjata te Kosovës. Kështu i kanë thënë “Kohës Ditore” diplomatë të lartë të vendeve anëtare të BE-së, ata kanë përsëritur se zyrtarisht BE-ja ka vendosur të mos përzihet dhe t’ua lërë në dorë vetë kosovarëve që ta gjejnë rrugëdaljen nga kjo situatë e kaosit institucional. E dimë se nuk është mirë për Kosovën mos ndërhyrja jonë ne ketë situatë te keqe për Kosovën, por pakkujt në BE i intereson se çfarë po ndodh këtu. Disa vende janë te s'terlodhura me politiken kaotike Kosovare dhe nuk duan të përzihen, disave nuk u intereson fare. Meqë në botë dhe në vetë BE-në aktualisht ekzistojnë aq shumë probleme saqë pakkush ka kohë dhe energji të merret me lojërat politike të H. Thaçit, i ka thënë gazetës diplomat te BE-se, te cilët po ndjekin me kujdes te shtuar situatën në Kosovë.
Unë personalisht vlerësoi jashtëzakonisht angazhimet perëndimorë ne vendin tonë te kapur nga mafia politike dhe besoj fuqishëm se nëse na kthen shpinën perëndimi, Kosova brenda 24 orëve dot digjej nga pushtimi serb, me pretekstin se po e shpëton Evropën nga trampolina extreme islame, meqë aktualisht Kosova është e kapluar me sosh... Ndërkaq, analist te shumtë vlerësojnë se Serbia do të pushtonte Kosovën brenda disa orëve nëse SHBA-te do të lejonin një gjë të tillë, por ata mendojnë se kohëve te fundit kjo është më pak e qartë se, edhe sa (gjatë) do të vazhdon mbështetja Amerikane ndaj popullit shqiptar, duke pasur parasysh degjenerimet shoqërore dhe politiken e tyre kriminale e pro islamiste, politik kjo qe gjeneron armiqësi me perëndimin për shkakun e thjesht se politikat e tilla ngërthejnë ne vete shthurje shoqërore deri ne terrorizëm... Për te vërtetuar ketë qe thash me lart duhet te kemi parasysh faktin se shumë shqipfolsa (mercenar) janë te angazhuar ne terrorizëm ndërkombëtar dhe te gjithë te yshtur nga njerëz te BIK-ut e te afërt me PDK-se-Krasniqet & CO... Pikërisht këto fundërrina shoqërore i kanë shtyrë qe viteve te fundit te shkruhen një grumbull librash dhe artikuj qe kritikojnë aleancën e NATO-s dhe me theks te veçantë SHBA-te për krijimin e shtetit islam te Kosovës. Një shtet ky i cili akoma nuk arrin te çlirohet nga krimi i organizuar, popull ky i cili akoma dyshon ne identitetin e tij te instaluar nga osmanet dhe akoma nuk arrijnë te ndahen nga profilizimi i tyre te propaganduar dhe dizajnuar nga turqit etj.etj. artikuj dhe libra te cilat dëmtojnë rënd imazhin tonë. Këtu nder kritikuesit e luftës se NATO-s ne Kosovë kisha veçuar analistin dhe shkrimtarin Francez Pierre Pean, i cili ne librin e tij kushtuar luftës ne fjale nder te tjera thotë: Intervenimi i NATOS-s i udhëhequr nga SHBA-te na rezulton se dashur apo pa dashur fakt është se krijuam një SHTET MAFIOZ ISLAMIK! Ndonëse, nuk shkoj dhe aq gjatë kohë për t'u pajtuar me shumicën e konstatimeve te autorit Pean!? Ne ketë vazhdë dëshiroj t'i ceku disa nga habit dhe zhgënjimet e mia personale por edhe shumë te tjerëve qofshin edhe te miqve tanë perëndimor:
1)
2)
3)
4)
5)
6)
7) Kush ka besuar se paslufta çlirimtare do te sjell një kryeministër i cili për pushtet mbush Kosovën me hordhi islame... dhe kryeministri ne fjalë ne takime larg opinionit është çdo kund me Naim Ternaven, Shefqet Krasniqin, Memli Krasniqin, Milazim Krasniqin, Gezim Kelmendin dhe shefat e minoritetit turk dhe serb, qe te gjithë këta antishqiptar te tërbuar!!!
Dilemave dhe konspiracioneve te shumta te pushtetit aktual nuk po ju shkoi ne fund meqë janë te pafundme dhe duke dashur te mos zgjatem edhe me shume për t'iu mos kaluar ne monotoni lexuesve te nderuar po e përfundoi këtu duke uruar ndryshime rrënjësore ne politik por edhe vetëdijen kombëtare te popullit te Kosovës!