E diele, 16.05.2021, 05:05 PM (GMT+1)

Mendime

Erida Perlala: Gjella me kripë dhe kripa me karar

E marte, 15.07.2014, 09:18 PM


Gjella me kripë dhe kripa me karar...

Pjesa e I-rë

Nga Erida Çela Perlala

Lexues  i respektuar!

Po e filloj pak me të hidhur megjithëse kam  përmëndur kripën dhe në fund kam ndërmënd ta mbaroj me sheqerin, që të kujtoheni  më mirë dhe të më lexoni përsëri  njëherë tjetër!

Kam lindur dhe jetuar gjysmën e jetës sime, vitet e bukura të  rinisë me emocione të ndryshme në Shqipëri, Tiranë, por në rritjen time personale në mënyrë të vecantë ka ndikuar familja dhe 20 vjet në një ambient të huaj, që sot më është shumë familjar, në Itali..

Nuk jam për të treguar për veten, po do të doja, që edhe ju të shihni pak nga këndvështrimi im!

Vij në Shqipëri një muaj ose dy muaj çdo vit duke krijuar edhe mundësi pune, por më shumë për të parë njërëzit e afërm, vëllezërit ë të afërm të tjërë.. Do të doja që çdo vit kur hyj të marr  frymë thellë me kënaqësi për ndryshimet e bëra!

Janë bërë ndryshime dhe kjo dihet në këto 23 vjet tranzicion... Kuptoj që vëndi ynë ka kaluar halle të papara, por edhe kaq të vecantë nuk jemi, se po të lexosh në histori edhe popuj të tjerë, se kanë kaluar gjithmonë mirë.. Flasim këtu për vënde të zhvilluara të Evropës, si Italia ku banoj sot,  apo Gjermania.. Popuj që janë ngritur në këmbë më punën e tyre!

Puna të dashur lexues, puna.. Vetëm ajo na shpëton! Nuk ka punë, ta sajojmë edhe sikur në fillim të dalim me pak humbje kohe apo lodhje.. Puna do investimin e vet në forma të ndryshme, që besoj çdokush nga ju i di .. Populli ynë në një fjalë të urtë thotë:  - "Kush do punë gjen " apo " po s'hodhe nuk pret ",  "mos kërko miell në qiell.." etj.. të tilla fjalë të urta që po të na ishin ngulitur mirë në mëndje me siguri do të ishim shumë më mirë  sot!

Po të shkretët ne o Shqiptarë, si ju brënda, si ne jashtë! Flasim e flasim për Shqipërinë dhe cfarë bëjmë ?!  E kemi mbushur  si një kosh plehrash,  plehra në rrugë, plehra kudo.. Ku është puna?? Ku është qytetërimi??

Në mes të Tiranës një erë të fryjë dhe letrat të përplasen në fytyrë dhe s'është çudi  të të futen edhe në gojë duke shpresuar të jenë vetëm letra këto plehra... Në humorin ë Gjinit të ftuar në Milano me simpatinë e tij tha në një satirë të humorit, midis të tjerash edhe këtë  frasgment:

"I biri po i thoshte nënës kur ishin në avion:

- o nënë... po bjen avioni!!! Kurse nëna gjithë krenari për zgjuarsinë e saj ju përgjigj, punë e madhe fort se mos është avioni im!"

A nuk jemi ne këta shqiptarë?? Jemi ne ata që i hedhin plehrat në tokë, ata që i kalojnë afër indiferentë sikur nuk i prek fare kjo gjë!!! Neper botë, ku kemi emigruar nuk sillemi kështu.. Kë do të rrisim midis plehrave?? Fëmijët tanë, që aq shumë i duam?? Kujt po i themi  në botë, se Shqipëria është e bukur, por vetëm është e varfër?? Pse po gënjëjmë?? ç' lidhje ka varfëria më papastërtinë???  Si mundet që një shtet nuk arrin të marrë masa për të mbajtur kryeqytetin e Shqipërisë të pastër si për familjarët e tyre, që në këtë ambjent jetojnë, si për qytetarët e Tiranës, që bashkëjetojnë me këtë gjëndje, si për qytetarët e Shqipërisë, që Tiranën e kanë kryeqytet, si për turistët e huaj, që i ftojnë me dëshirën e një rritje fluksi  etj.. Si është ë mundur, që pretendojmë nga bota kur nuk jemi në gjëndje, nuk kemi qytetarinë e duhur edhe pse pretendojmë të jemi një popull, që vijmë nga qytetërimi i lashtësisë??

Po zotëri, kjo nuk ka lidhje më një shtet në borxhe, por me një shtet, që nuk funksionon akoma mirë apo pengohet të funksionojë! Cfarë bën për këtë kryetari i bashkisë së Tiranës?? Punonjës që paguhen , gjobëvënësit, gjithë institucionet, që ndeshen dhe qëndrojnë indiferent ... Mos nuk është edhe ky "avioni jonë"  edhe pse më këtë avion  me difekte rrezikojmë të gjithë???

Kush nga ju është për veprime konkrete në këtë drejtim???

Mendoj të ndalem sot këtu për të vazhduar një ditë tjetër me kripën dhe sheqerin, atëherë kur do të kem një reagim nga përgjegjësit kryesor të gjëndjes si dhe nga qytetaria indiferente e Kryeqytetit.. Mund edhe të më shkruani në postën time,  erid@hotmail.it

Një shembull i një reagimi qytetar për zgjidhjen e një problemi ne dukje kaq të thjeshtë, mund të jetë:

a) që në disa qendra të lagjeve te Tiranës, apo ne kafenetë më popullore të çdo lagjeje të hapej ky diskutim dhe të tjera, qoftë edhe një mbrëmje të premteve, çdo javë, apo një ditë të vendosur nga çdo grup qytetarësh në këto lagje..

b) etj, etj te zgjuar jeni, gjeni një zgjidhje dhe rezultati të duket.

Ju falenderoj për leximin Erida Cela Përlala, Tiranë, 12-07-2014



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora