E hene, 17.05.2021, 09:27 PM (GMT+1)

Mendime

Leon Duhanaj: Kosovës i duhet një qeveri shqiptare

E diele, 13.07.2014, 05:48 PM


Kosovës i duhet një qeveri me shumicë shqiptare

Nga Leon Duhanaj

Kosova ka nevojë urgjente të qeveriset nga një qeveri me shumicë shqiptare, me parimet baze të ofruara nga Lëvizja Vetëvendosje, duke i moderuar ato deri në një masë të caktuar sa do të shërbenin për një hap të madh dhe të rëndësishëm drejt rikthimit të timonit në rrugën e shtet ndërtimit.

Cili do ishte dënimi me i madhe për një politikan në qoftë se nuk është kjo çka po i ndodh Hashim Thaçit. Një lider i një partie e cila doli e para ne zgjedhje por që nuk ka gjasa të krijoj qeverinë me mjete juridike.

Pse vallë u dashtë t’i ndodh kjo një njeriu i cili gjithçka ndodhi që nga lufta e gjerë me sot u mundua ta identifikoj si një fitore dhe si një të arritur ekskluzivisht personale. A mos vallë edhe z. Hashim Thaçi si fatkeqësisht shumë shqiptarë para tij, në të kaluarën tonë historike e harruan interesin kombëtar, duke bërë përpjekje të shkruajnë historinë e tyre personale.

Nuk pretendoj dhe nuk dua të thellohem shumë në të kaluarën, por a nuk ishin shumë rrëmuja të cilat ndodhen në Kosovë pas luftës duke filluar nga ato trazirat e marsit të vitit 2004, të cilat ndodhën nën pretendimet e interesave “kombëtare” e deri me përpjekjen e fundit të ura e Ibrit, ku individ të caktuar, të maskuar synuan ta degradojnë një protestë të arsyeshme dhe paqësore në një rrëmujë, madje sipas burimeve nga mediat, duke pretenduar të zhvillojnë vjedhje e plaçkitje masive nën mbrojtjen e maskave, edhe për këtë ngjarje përgjegjësia i takon qeverisë Thaçi.

Nëse flasim për trazirat e marsit të famshëm tashmë është ë ditur, që ato jo vetëm që nuk ishin në shërbim të Kosovës por përkundrazi, në vend që të prisnim shpalljen e pavarësisë si shtet i pavarur, Kosova u detyrua te pres dhe nga kjo pasuan negociatat e Vjenës e me pas Plani Ahtisari, i cili e krijoj një precedent në demokracitë e avancuara i quajtur “diskriminim pozitiv”.

Kosova u detyrua të shpallë pavarësi pa asnjë simbol kombëtar, edhe përkundër faktit se disa “patriot” e dogjën flamurin e Dardanisë, u pajtuan me faktin duke barazuar shqiptaret shumicë në një rang me të gjitha minoritetet të cilat jetojnë në Kosovë. Dallimi i vetëm i pranueshëm ishte se ketë flamur solli Thaçi.

Por çka i solli Kosovës në fakt qeverisja shtatëvjeçare e z. Hashim Thaçi?

Qeverisja Thaçi, në vend që të ofronte një model idealist ku në rënd të parë do të ishte perspektiva e vendit për të cilin thirren që dhanë shumë, vendosen të vazhdojnë më shkuarjen e historive personale, historinë e pasurimit klanor nën pretendimin se ne çliruam, ne kemi të drejtë edhe ta gëzojmë, duke harruar se armiqtë asnjëherë nuk flejnë dhe armiku njëherë armik gjithmonë armik, e degraduar shtetin e ri aq shumë sa që ia mundësuan Serbisë , një betejë të humbur me luftë ta rikthej në tavolinën ë bisedimeve.

Z. Thaçi si një lider i pakompromis në paraqitjen e tij në opinion si shpëtimtari i vetëm, u dëshmua shumë i pazoti në negociatat me Serbinë. Ai jo vetëm se nuk arriti asnjë progres por, Kosovës i solli marrëveshje të cilat e tejkaluan madje edhe precedentin e diskriminimit pozitiv të pakos Ahtisari,  duke krijuar enklava dhe entitete të pakontrollueshme brenda territorit të shtetit, e  me këtë rast duke e pamundësuar shtrirjen e pushtetit shtetëror, duke filluar nga fusnota e deri tek asociacioni i komunave në baza etnike, i cili bie në kundërshtim të plotë me idenë e shtetit qytetar të parapare me kompromisin e dhimbshëm Pako e Ahtisarit, e në këtë rast edhe me kushtetutën e vendit ne të cilën aq shumë përbetohen.

Çka solli tjetër modeli qeverisjes Thaçi?

Një degradim ekonomik, një varfërim të skajshëm të popullatës duke i shndërruar në shumicë të madhe në raste sociale. Një qeverisje më baza klienteliste, nepotiste, një qeverisje e modelit  oligarkist e autoritarist . Ryshfeti ishte fjala kyçe e këtij modeli qeverisës dhe natyrisht edhe përqindja  dhe aksionet në kompanitë e privatizuara. Edhe investimet e huaja u kushtëzuan me të njëjtat parime, edhe aty të drejtën për të privatizuar e merituan vetëm ata që i njohin dhe i pranojnë kodet ryshfet përqindje dhe aksione.

Fjalët kyçe të qeverisjes Thaçi për dy mandate ishin sundimi i ligjit, lufta e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, integrimet Euro-Atlantike dhe sovraniteti i vendit.

Çka mund të konkludojmë sot për secilën nga këto pika:

Sundimi i ligjit fali e shumëpërfolur si pjesë e diskursit politik ditore, por që në realitet e papërfillshme, në radhe të parë nga vet qeveria, e me pas edhe vartësit e saj.

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, jo vetëm që nuk ndodhi asnjëherë por qeveria u bë shembulli me i mire ku korrupsioni lulëzonte, Krimi i organizuar u bë pjesë ë pandashme e qeverisjes, shembull me eklatant vjedhja në dhomat e dëshmive në polici.

Integrimet Euro-Atlantike dhe liberalizimi i vizave ishin premtimi me i madh i z. Thaçi, me ketë premtim i fitoj dy palë zgjedhje, por sa e ofroj Kosovën me BE-në  është krejt e kundërta. Ndoshta mënyra e përzgjedhur nuk ka qenë e duhura shembull ta marrim tenderin e pasaportave biometrike, si njëri nga kriteret për liberalizim të vizave, ku përmes skandalit të tenderimit u dha shembulli më i mirë i modelit të qeverisjes Thaçi.

Sovraniteti i vendit fjalë e madhe, por edhe, fjale kyçe për secili shtet që pretendon të quhet i pavarur. Sovraniteti  jo vetëm që nuk u arrit, por ai sovranitet u cungua edhe me shumë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ndërsa qeveria në vend që të marrë masa për shtrirjen e sovranitetit në terë territorin e vendit, u fut në negociata më Serbinë pa asnjë parakusht pa asnjë kornizë bisedimesh, duke sjell rezultate të cilat as pako e Ahtisarit nuk ë pranon e të cilat janë në kundërshtim të plotë më kushtetutën e vendit.

Nuk po thellohem edhe me shumë me pasqyrimin që qeveria e Kosovës u anashkalua në masë të madhe nga të gjitha shtetet demokratike të botës, e me theks të veçantë nga shtetet e BE-së, si rezultat i akuzave të rënda të cilat rëndojnë dhe i  bartin mbi supe përfaqësuesit e shtetit të Kosovës.

Cila duhet të jetë zgjidhja?

Për mendimin tim Kosova përmes iniciativës së subjekteve opozitare, ka dhënë një shembull mjaft të mire të emancipimit politik dhe  demokratik. Është shumë e vërtet se subjektet kanë dallime mes tyre, por, këtu duhet pasur parasysh një gjë të vetme qëllimin primar, i cili nuk duhet të jetë vetëm eliminimi apo mohimi i qeverisjes Thaçi  3, por e ardhmja e shtetit të Kosovës.

Në këtë kontekst oferta e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk është një ofertë e parealizueshme, por është ofertë për shpëtim të shtetësisë së Kosovës.

Kosova nën 1 duhet të qeveriset nga një shumicë shqiptare në kuvend e cila nuk është e varur dhe nuk ka mundësi të kushtëzohet apo të  shantazhohet nga minoritetet.

Oferta për t’i hetuar dhe rishqyrtuar marrëveshjet me Serbinë nuk është aspak, në kundërshtim as me shtetin as me kushtetutën as me faktorin ndërkombëtar, madje kishte me qenë ë rrugës që secila nga këto marrëveshje të dërgohej për interpretim kushtetues. Asnjë demokraci e botës nuk mund të detyroj, që një qeverisje të merr vendime antikombëtare, pos nëse ajo është e kapur dhe e shantazhuar. Prandaj Kosovës i duhet një qeveri e pastër para ligjit, partnere e denje e miqve ndërkombëtar, e assesi servile.

Kosova duhet të çlirohet nga krimi i organizuar, nga nepotizmi, nga klientelizmi partiak. Në këtë vend duhet të mbretërojnë vlerat, të rikthehet besimi qytetar mbi institucionet dhe politiken, rinia të besoj  në një të ardhme në këtë vend.

Privatizimi nëse bëhet, atëherë duke promovuar kompanitë vendore, duke iu rritur vlerën dhe duke i dhënë të drejtën e privatizimit vetëm atyre ofertuesve të cilët ofrojnë projekte të garantuara për ngritje të mirëqenies dhe punësimit në to, dhe jo, assesi duke i degraduar në mënyrë që shitja e tyre të behet me çmimin sa me simbolik, ku fuqia punëtore mbetet në rrugë duke krijuar papunësi dhe varfëri në vend.

Koalicioni pas zgjedhor dhe kushtetuta

Kosova si një republikë parlamentare, që nga paslufta, asnjëherë nuk ka arrite që një subjekt të dal fitues i vetëm dhe të krijoj qeverinë, edhe nëse ka pasur koalicione parazgjedhore, është dashur që të krijoj prapë koalicione pas zgjedhor për t’i siguruar numrat.

Numrat pra janë e gjitha çka kërkohet në kuvend. Prandaj e gjithë tentativa në baza paniku e cila ndodhi pas zgjedhjeve është totalisht në kundërshtim të plotë me parimet e demokracisë parlamentare. Mënyra se si po mundohen me i dhenë interpretim kushtetues  një matematike e cila në rastin e Kuvendit të Republikës së Kosovës  2+2= 61 që është shumica në kuvend është vërtet qesharake.

E kisha ftuar z. Thaçi që në vend që të bej përpjekje që me çdo kusht të mbesë në qeveri, ndoshta edhe duke dëmtuar Kosovën edhe me shumë, të reflektoj, pse vallë edhe pse fitoj zgjedhjet askush nuk dëshiron të ketë punë me të. Është ende i ri dhe ka shumë mundësi të bej punë të mira për vendit me të cilat ka shanse ta drejtoj imazhin personal, tashmë rëndë të dëmtuar.

Ndërsa të tjerët  i ftoj për qëndrueshmëri të pakompromis për të mirën e vendit dhe gatishmëri për kompromis në bashkëpunim,  i cili është i domosdoshëm dhe vendimtarë për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

Nuk mundet të riparohen të gjitha gabimet menjëherë, por ne proces, prandaj hapi i parë është drejtë riparimit është ndalesa e bërjes së gabimeve të reja.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora