Mendime
Florim Zeqa: Stacioni i fundit i Thaçit
E premte, 11.07.2014, 07:49 PM
A do të jetë 17 korriku stacioni i
fundit i Thaçit për zbritje nga pushteti ?
Nga Florim Zeqa
Si asnjëherë më parë në historinë e re të parlamentarizmit kosovar, beteja për qeverisjen e vendit nuk ka qenë më e paqartë dhe e komplikuar. E tillë do të mbetët deri në fund të mandatit të kësaj legjislature të kuvendit.
Sipas të gjitha llogarive të bëra, do të jenë votat e minoritetëve, ato që do të përcaktojnë fatin e pushtetarëve të ardhshëm.
Koalicioni fitues (i PDK-së) i dalur nga zgjedhjet me vetëm 37 deputet do ta ketë tepër të vështirë, thuajse të pamundur të siguroj 61 vota në parlament, përderisa koalicioni pasgjedhor (LDK-AAK-NISMA) me mbështetjën e Levizjës Vetëvendosje duket t'i ketë numrat e nevojshëm.
Dilemat që ka shkaktuar Gjykata Kushtetuese mund të hiqen mënjëherë pas votimit të mandatarit parë nga partia fituese e zgjedhjeve, për të kaluar tek mandatari i dytë, në këtë rast tek koalicioni paszgjedhor me 47 deputet plus 16 deputet të VV-së, si mbështetëse e këtij koalicioni.
Diferenca vicioze në numra bënë që të tregohet kujdesi maksimal ndaj çdo vote në kuvend.
Tendenca e kontrabandimit (blerjës) të deputetëve në kuvend nga ana e partisë në ikje nga pushteti, e ngritë akoma më shumë shkalllën e rrezikut të "rrëshqitjës" së ndonjë deputeti nga radhët e koalicionit paszgjedhor, pasi bëhet fjalë për shuma të mëdha parashë që u janë ofruar disave prej deputetëve.
A është kjo është karta e fundit e lojës, apo stacioni i fundit i Thaçit për zbritje nga pushteti, mbetët të shifet pas 17 korrikut ?!
Një levizje e deputetëve nga pozicionet fillestare mund të shkaktonte pamundësinë e formimit të institucioneve të vendit, e cila do të prodhonte dy mundësi tjera; qeveri teknike ose zgjedhje të jashtzakonshme.
Pavarësisht epilogut, qeveria e dalur nga këto zgjedhje nuk mund të jetë funksonale shkaku i përbërjes numerike.
Do të jetë i vështirë, për të mos thënë i pamundur miratimi i ligjeve në kuvend me 2/3 e votave. Si pasojë e kësaj gjendje do të kemi krizë të vazhdueshme parlamentare.
Vetëvendosje si mbështetëse e koalicionit paszgjedhor pa qenë pjesë e qeverisjes, to ta mbajë nën presion të vazhdueshëm koalicionin duke i imponuar gjëra vështirë të realizueshme dhe të pamundura.
Me një fjalë rregullat e lojës parlamentare në kuvend do t'i përcaktojë (kushtëzojë) VV-ja, ashtu si jetëgjatësinë e qeverisë dhe parlamentit të ri.
Nga zhvillimet e deritanishme politike, VV-ja po del fituesja më e madhe e këtyre zgjedhjeve, e cila me veprimet e saja synon t'i arrijë dy qëllime fundamentale; largimin e Thaçit nga pushteti si dhe mbajtjën nën kontroll (presion) të plotë të pushtetarët e rinjë deri në zgjedhjet e ardhshme çfare do qofshin ato, të rregullta apo të jashtzakonshme.
Përderisa humbësja më e madhe e këtyre zgjedhje mbetët LDK-ja, e cila më humbjën e rastit për të qeverisur me vendin, përveq rënjes së imazhit pozitiv, koalicioni i panatyrshëm ka shkaktuar zhgënjim dhe hidhërim të madhë tek elektorati i pastër rugovian.
E keqja mbetët e keqe, pavarësisht paketimit politik, rënditjes numerike apo shtrirjes gjeografike të saj. Andaj bashkqeversja me të keqën në asnjë rrethanë nuk mund t'i bëjë nderë LDK-së shtetformuese, krenarisë së popullit tone.