E premte, 18.06.2021, 03:34 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: I papërsëritëshmi Zef Jubani

E merkure, 09.07.2014, 08:00 PM


I  PAPËRSËRITËSHMI  I  SKENËS    TEATRIT    SHKODRES

ARTISTI  ZEF  JUBANI

Nga Fritz RADOVANI

Artisti i madh i skenës së teatrit të Shkodres, aktori i papërsëritëshem i Shek. XX, Zef Jubani, ka lé në Shkoder në vitin 1910 dhe ka vdekë në vitin 1958.

Aty nga viti 1952, ishe fëmijë kur një shok i imi Nikolin Prendushi na çoji në një shtëpi të vjeter shkodrane, në rrugicen e kinema Verorës, tek Cin Jubani. Pritja e asaj familje bujare na dha shkas me shkue edhe herë të tjera... Shtëpia kishte një oborr të madh dhe me pemë frutore. Kalonim orë tue luejtë n’ atë ambjent të bukur e terheqës.

Një ditë porsa mërrijtëm na doli tek dera axha i Cinit, aktori i teatrit Zef Jubani, dhe na drejtoi nga një pemë e madhe me fiq... Poshtë kishte ndertue Ai vetë disa vija uji, ku kishte vue edhe disa anije të vogla prej druni që dukeshin se po lundronin nder ata vija lumejsh mbi të cilat, me shumë kujdes ishin vendosë edhe dy ura. Nga një cep i atyne vijave Zefi hidhte ujin me një kovë dhe kalimi nder kthesa tue marrë me vete edhe anijet e vogla, krijonte një lojë aq të kandshme per moshat tona, sa Zefi na dukej se edhe Ai tashti, ban pjesë në shoqninë tonë. Ishte knaqësi e madhe kur qeshej me shpirtë!

Gjithnjë mendonte per një tjeter lojë të panjohun prej nesh! I dashtun, i pritun, i palodhun dhe dashamirës tej mase e shpesh, edhe “moshatarë” me né!

Mbas pak vitesh, mërrijta me kuptue se kush ishte në skenen e teatrit Ai Artisti që lonte tre ase kater vjet perpara me ne fëmijët në oborrin e shtëpisë së Tij! Shfaqja e parë që e kam pa në skenë Zef Jubanin, asht kenë “Koprraci” i Molierit... As atëherë, as sot, nuk mund të pershkruej emocionet që u sillte gjatë shfaqjes spektatorëve shkodranë!

Ndoshta, pershtypjet tona që nuk kishim pa shka bahet nder skenat jashta vendit tonë, asnjëherë nuk do të percaktojnë kush ishte aktori Zef Jubani? Ndersa, nga shumë intelektualë të njohun si Profesorët Simon Rrota, Gasper Ugashi, Kolë Ashta, Don Mark Hasi etj., që kanë pa edhe skenat e teatrit t’ Italisë, kam ndigjue pothuej nga të gjithë se: “Po të ishte artisti Zef Jubani nder skenat e tyne, dhe të lonte rolet që ka luejtë si aktor në Shkoder, Ai do të lente gjurmë të Pavdeksisë së Tij edhe nder skenat e tyne atje!”

Vlersimet per rolet dhe interpretimet e Zef Jubanit, pothuej nuk kanë mungue...

Po, nuk besoj, se mund të kishte ngja në një tjeter vend t’ Europës, që dy ditë para se të inaugurohej një teater i ri nder ata qytete, me vdekë në skenën e atij teatri një artist kaq i madh sa Zef Jubani, dhe mbas dy ditësh teatrit të rij me i vue emnin e një prej shkrimtarëve që nuk besoj se ka mendue me kenë ndonjëherë “artist”!?

Migjeni si shkrimtar ka vlerat e veta, dhe as nuk kam nder mend me i analizue ata, po, në skenen e teatrit të qytetit të Shkodres, nder ata “germadha” që kanë mbetë deri nder ditët tona, janë krijue vepra të mëdha, janë interpretue dhe kanë lanë gjurmë aty artistë që nuk i vijnë kurrma Shkodres, janë trashigue brez mbas brezi të gjitha ato vlera që nuk po persëriten asnjëherë, dhe mbi të gjitha edhe pse temelet e artit teatral në Shqipni ishin të vueme mbi Gurët e Rozafës Ilire, prapseprap “antishkodranizmi” i terbuem nuk u denjue me nderue me Emnin e Zef Jubanit, as teatrin e ri... Kjo nuk asht pakujdesi ase imponim, po asht injorancë e shartueme me fanatizem!

Ata ngjarje që po “lulzojnë” në Shkoder, janë shumë tronditëse!

Po Rinia Shkodrane, a do të pajtohet neser me veprat e baballarëve të vet?!

Nuk besoj! Bashkia e Shkodres nuk asht “hotel”...

Zgjohuni! Veni Emnat e Nderuem aty ku duhet!



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora