E shtune, 15.05.2021, 06:50 AM (GMT+1)

Mendime

Lekë Mrijaj: Nderohën Trojet Arbërore

E marte, 15.07.2014, 09:17 PM


Nderohën Trojet Arbërore me rastin e vizitës se Atit të Shënjt-Papa Franceskut në Tiranë

Nga: Lekë Mrijaj

Kush është Papa Françesku - Jorge Mario Bergoglio

Papa Françesku apo Jorge Mario Bergoglio Argjentinasi u zgjodh në mars të vitit 2013 pas dorëheqjes se Papa Bendiktit XVI ( i cili për arsye shëndetsore dhe të moshës edhe jep dorëheqjen) .Pra Mario Bergoglio apo Papa Françesku është Papa i pare qe zgjidhet jashte Evropës ne 1300 vjetet e fundit andaj Bergoglio është Papa i 266 në radhë, por i pari që preferoi ëmrin Françeskut te Asisit andaj Kardinali nga Argjentina është edhe Jezuiti i parë që bëhet Papë dhe merr emrin Françesk, sipas Shën Françeskut të Asisit, mbrojtësit i skamënorve.Papa i Vatikanit Jorge Mario Bergoglio ka lindur në Buenos Aires, më 17 dhjetor 1936, me origjinë nga një familje piemonteze ku studioi së pari si një inxhinier kimik, pastaj vazhdoi seminarin, dhe në vitin 1958 ai u bashkua si një rishtar i Shoqërisë së Jezusit, duke kaluar një periudhë në Kili dhe më pas u kthye në Buenos Aires duke diplomuar ne Filozofi andaj që nga viti 1964 ai mësoi për tre vjet Letërsinë e Psikologjinë në kolegjet e Santa Fe dhe Buenos Aires ku me vonë pra më 3 qershor 1997, Jorge Mario Bergoglio u emërua ndihmës kryepeshkopi i Buenos Aires, ku pas vdekjes së kardinalit Antonio Quarracino, më 28 shkurt 1998, ai bëhet primat kryesor i Argjentinës.

Papa Françeskun viziton truallin e Ilirisë ku Shën Pali e perhapi Krishtërimin

Papa Françeskun ka paralajmeruar se do vije me ditën e 21.shtatorit.2014 per vizitë në truallin e Trojeve të Arbërit -Ilirisë apo Shqipërisë se sotme Euroatlantike mu në keto troje ku vetë Shën Pali apostull për herë të parë erdhi në vitin 57 pra udhëtoi nga Jerusalemit rreth e përqark e deri në Iliri për të kryer shërbimin-ritet e ngjalljes se Jezu Krishtit, duke u përpjekur të ungjillizoj Ilirinë pagane me të cilin edhe plotësisht ia doli mbanë.Dua të peotencoj se perveç Shën.Palit Apostull ne Trojet Tona IIire pagane kanë predikuar dhe janë martirizuar edhe me vdekje barbarisht ... edhe shume Shënjtor te tjere gjatë atyre kohëve si peshkopi Qesar i Durrësit ne vitin 70,Shën.Asti ne vitin 98 ishin edhe Shën Elefter Çudibërësi,Shën Therini pastaj Dëshmori Danaks ka qënë Anagnost i kishës së Vlorës dhe Ilirisë,Shën Isavri, Vasili, Inoçenti, Filiksi, Ermia, Peregrini (nga Apollonia shek. III-të),-Shën Trifoni (313) nga Sheqishtja,Shën Donati, episkopi i Evrias (387),Shën Joan Vladimiri (1015), Shën Joan Kukuzeli (shek. XII-të), Oshënar Nifoni nga Lukova (1411),Oshënar Nikita shqiptari (1809),Dëshmori Kristo Kopshtari (1748), Shën Nikodhimi i Beratit (1722),Shën Kozmai (1779)... Edhe Shen Jeronimi (Hieronymus) i Ilirise beri perkthiumin e pare te bibles në latinisht ( La Vulgata) duke i dhene botes per here te pare librin e Shenjte ne mesin e shekullit IV andaj edhe Shen Niketa I Dardanise (Remesianes) eshte krijuesi i kryelutjes se krishterimit (kryrehimnores) TE DEUM LAUDAMUS (Ty zote te lavderojme) qe vazhdon te jete kryelutje edhe në ditet e sotme pas mbi 15 shekujsh Kostandini i Madh ne lufte kunder fiseve barbare urdhëroi ngritjen e disa bazilikave madhështore me dysheme drejtkëndëshe dhe nuk përjashtohej shtrimi i sipërfaqes së saj me mozaikë më të cilën në anën e jashtme, ato kishin kolonada, ku sajohej hajati i kishës andaj bazilika të këtij lloji janë hasur edhe sot në Shqipëri, në vëndet Butrint, Bylis, Antigone, Tepe në Elbasan etj...

Privilegj i rrallë po i bëhet Shqipërisë me vizitën e Papa Françeskut

Privilegj i rrallë-nder po i bëhet Shqipërisë më 21 shtator të këtij viti, Papa Francesku do vizitojë Shqipërinë ku vëmendja dhe perqendrimi i tërë botës do jetë tek Shqipëria-Shqiptaret në pergjithësi andaj të përgatitemi sa me mirë dhe le t'i shprehim në nderimin tonë më të madh Atit të Shënjt dhe mirënjohjen më të thellë nga zemra ... për vizitën e tij të ardhshme në Shqipëri e cila do jetë një vizitë forcimi,inkurajimi,dashurije ... për vetë kishën katolike-shqiptaret në pergjithësi i cili popull ka vujatur me shekuj si pasojë e idelogjive të shëmtuara tiranike mesjetare aziatike e komuniste ... prandaj edhe mesazhi i Papes Françeskut në vizitë Shqipërisë thjeshtë do jetë i balansuar me mesazhin e Të Lumnueshmit Papa Gjon Palit të dytë bërë Shqipërisë pra perseritës i qartë për më shumë tolerancë vëllazerore në mes të Shqiptarve dhe solidaritet mes njerëzimit mu ashtu edhe siq e kerkojnë urdhërat hyjnore në ndalim të dhunës ... duke ndertuar ura të reja bashkimi,uniteti në dobi të vetë Shqiptarve paqedashës. Kjo është edhe vizita e dytë e një personaliteti të lartë-rëndësishëm të Vatikanit, pas vizitës e se Të Lumnueshmit Papa Gjon Palit të Dytë ( Karol Vojtila-Polakut i cili s'bashku me lideret e fuqive te mëdha botërore si Regan,Bush I-II e Klinton shpartalluan hordhitë e komunizmit-stalinist-enevrian ... famkeq në Shqipëri dhe lindje njiherit edhe e bënë thyerjen e murin e berlinit ... ) i cili në vitin 1993 në ardhje në aeroportin shtetëror të ish-Rinasit tashmë “Nënë Tereza” të Tiranës vetë I Lumnueshmi Papa Gjon Pali II u perkulë në gjunjë në shënjë rrespekti për Shqiptaret pra me plotë dashuri u perkul ne gjunjë duke puthë tokën Shqiptare dhe duke ngritur duart lart nga qielli ,ku pos tjerash tha se duhet të reflektojë e tëra se çfarë u ngjau Shqiptarve para dhe gjatë disa dhjetëvjeçarëve të shekullit XX, është e drejtë tha Papa të shikosh përpara për të rindërtuar një ardhmëri të lirë, me fytyrë njerëzore, përvoja e hidhur e kaluar tiranike mesjetare nuk duhet harruar në asnjëmënyrë për të shmangur përsëritjen e të njëjtave gabime të një periudhe shumë të mjerueshme… të paparë në rrjedhën e historisë andaj vazhdimin e vizitës se tij  I Lumnueshmi Papa Gjon Pali i dytë gjatë një mitingu madhështor në bekim të Shqiptarve tha Zoti Ju Bekoftë Juve Shqiptarve -Atdheun Tuaj dhe në ëmer të Zotit paçi bekime të perjetshme.Ndresa gjatë vizitës së tij në Shkodër më 25 prill 1993, I lumnueshmi Papa Gjon Pali II në mbarim të lutjes së mesditës “Mbretëresha e Qiellit”, nga ballkoni i kryeipeshkvisë së Shkodrës i drejtoi një përshëndetje Nënë Terezës me plotë fjalë kuptimplote të Atit të Shenjtë Karol Wojtilla ripohuan përfundimisht para mbarë botës për origjinën shqiptare të Gonxhe Bojaxhiut, të së Lumes Nënë Terezë duke thënë  “Të dashur, nuk mund mos të përshëndes një person fort të përvuajtur që ndodhet mes nesh ajo është Nënë Tereza E Kalkutës të gjithë e kemi të qartë se nga vjen, cili është Atdheu i saj pra Atdheu i saj është Shqiperia e ketushme kjo Nënë ishte edhe në kohët e izolimit të plotë të Shqipërisë ishte pikërisht kjo rregulltare e përvuajtur, kjo misionare,shërbëtore e përvuajtur më të varfërit ndër të varfërit ... që përçonte në tërë botën me krenari emrin e Atdheut tuaj dhe Misionit të saj Hyjnor.Në të, në personin e Nënë Terezës Shqipëria është nderuar gjithmonë ky është misioni i saj e i të gjithë atyre, që porsi ajo, janë ndjekës së vërtetë të Krishtit, apostuj të Krishtit, apostuj të dashurisë e të përdëllimit prandaj ju falënderoj sot në emër të Kishës Universale për këtë bijë të tokës - popullit tuaj.

Udhëheqesit Shtetëror dhe Ipeshkvitë Shqiptare përshëndesin ardhjen e Atit te Shënjt Papa Françeskut

Udhëheqesit Shtetëror të Shqipërisë dhe Ipeshkvitë Shqiptare përshëndesin ardhjen e Atit te Shënjt Papa Françeskut në Shqipëri ku në mes tjerash mirëseardhje i deshiron edhe Presidenti i Republikës Bujar Nishani duke thenë se është një fat dhe një privilegj i madh për ne shqiptarët me vizitën e Papes prandaj do e presim si e meriton një mysafir i lartë me plotë dashuri,zemer e respekt, përunjësi e nderim ne Shqiptarët jemi mikpritës të mëdhenj për ne mikpritja ka qenë është historikisht hyjnore dhe tradicionale prandaj jo thjesht rutinë, mënyrë jetese, zakon, por edhe shumë më tepër, zakon i kodifikuar, sjellje e kanonizuar.Gjithashtu edhe Kryeministri Shqiptar z.Rama veç tjerash vizitën e Papes e konsideroj udhëtim të Shenjtë në Tiranë udhëtimi i tij mbart një kuptim të shumëfishtë shprese dhe inkurajimi për Shqipërinë që të vazhdojë rrugën e vështirë por të mbarë, të rilindjes dhe të ribashkimit me Evropën ky nuk është mesazh vetëm për ne, por për të gjithë rajonin, që ka nevojë për njeri tjetrin për të përballuar sfidat gjithëperfshirëse pra vizita  e afërt e Atit te Shenjt është vizitë që i bëhet çdo shqiptari, por edhe çdo banori të rajonit tonë, pa dallim etnie, në emër të solidaritetit. Edhe ish-Presidenti i parë i demokracisë dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë Dr.Sali Berisha vizitën e Papes Françeskut e konsideron njëlloj si të Papa Gjon Pali i II ku 21 vjet më parë me te cilin Papa Françesku përzgjedh Shqipërinë si vendin e vizitës së tij të parë në gadishullin e Ballkanit le t’i shprehim në nderimin tonë më të madh dhe mirënjohjen tonë më të thellë Atit të Shenjtë për vizitën e tij të ardhshme në Shqipëri!.U prononcua edhe Arqipeshkvi Metropolit Shqiptar Tiran-Durres Imzot Rrok Mirdita i cili ne mes te tjerash tha se kjo vizitë bën pjesë në atë veprimtari të Atit të Shenjtë që thjeshtë quhet udhëtim apostolik i cili i drejtohet realiteteve njerëzore të kishës katolike andaj pranimi i ftesës per vetë Shqiptaret ka nje simbolikë apo edhe domethenie me një shenjë të qartë të dashurisë së Papa Françeskut për vetë vëndin tonë-Shqipërinë.Për ardhjën e Atit te Shënjt Papa Françeskut ne Shqipëri prononcohet edhe Dom.Anton Kçira një ndër figurat tona me te ndritura-spikatura  dhe me te  shquara atdhetare,kombëtare e patriotike Shqiptare andaj Dom.Antoni është edhe letërnjoftimi i ynë patriotik kombëtar Shqiptar njiherit ambasadori me legjitim Shqiptar ne shtetin Amerikan klerik shqiptar i cili veproi guximshëm gjithnje gjatë tëre kauzes kombëtare si ne Kosove gjatë komunizmit e okupimit ,dhe Mergatë i cili edhe thotë se vetë Papa ka zgjedhë vëndin tonë Shqipërinë para vendeve te tjera te europes per vizitën e tij ku per here te parë Shen.Pali Apostull perhapi krishterimin andaj eshte nje nder i madh qe na behet neve mu bash në ketë kohë paksa specifike per Shqiperin-Shqiptaret ne pergjithesi ( ne te gjitha trojet e coptuara ) kam parasysh thotë Dom.Antoni se ardhja e Atit te Shenjt per shqiperinë do ndikoj fuqishem ne inkuadrimin ne Bashkësinë Europiane andaj ambasadori i kauzes dhe kleriku i katolicizmit shqiptar Dom.Anton Kçira shpreson dhe lutet qe Papa Françesku të filloj nismen për inicim te Shënjterimit e prifterinjeve të martirizuarit e kishës katolike shqiptare të cilet padrejtesisht u ndeshkuan nga tiranit e mjegullta aziatike enveriane e serbosllave.

Edhe Ipeshkvija e Kosovës organizon udhëtim për në Shqipëri në pritje të Atit të Shënjtë Papa Françeskut

Për vizitën e Atit të Shënjt Papa Franceskut ne Shqiperi prononcohet edhe Ipeshkvija e Kosovës permes famullive te saja kryesore anekend Kosoves njiherit sot me 13.07.2014 ne ora:18:00 edhe Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Këshillit te Mirë" në Klinë mbajti meshën e rregullt në udhëheqjen e Dekanit të Dekanatit të Pejës - Famullitarit kryesor Don.Lenc Sopi i cili gjatë predikimit njoftoj besimtaret për vizitën njëditore te Atit te Shenjt e cila do jete një vizitë vertetë hyjnore ,inkurajuese ... e cila do sjellë paqe,dashuri,bekim ... tek populli ynë shume i pervuajtur Shqiptar ne Trojet tona Arberore te cilet shekuj me radhë ishim te shtypur ... nga sunduesit te ndryshem mesjetar te kohës andaj ftoi besimtaret qe ditën e 21.Shtatorit.2014 në mënyrë sa me masovike të bashkuar ti bashkangjitën udhëtimit të përbashket organizuar nga Famullia-Ipeshkvia e Ks. në pritjen e Atit te Shenjt Françeskut i cili gjatë vizitës një ditore do mbajë meshë kryesore ne Sheshin kryesor "Skenderbej" ne Tiranë i cili një organizim të tillë nga Ipeshkvia në pritje te Papes vertetë u mirëpritë ne menyrë të shkelqyer nga besimtaret e famullisë se Klinës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora