Mendime
Rashit Alidema: Hijet e së keqes sonë të kaluar
E diele, 13.07.2014, 06:06 PM
HIJET E
SË KEQËS SONË
TË KALUAR
(atyre
që mundohen t’i rrënojnë vlerat kombëtare, dhe atyre që nuk brengosen për
pozitën e vëllezërve tanë të Luginës së Preshevës, Maqedonisë, Malit të Zi,
Greqisë dhe të Diasporës)
Prishtinë,
06. 07. 2014
Nga Rashit Alidema
... Kur e lexoj Pashko Vasën, atëherë e shoh para
veti gjithë drejtësinë e jetës së hidhur. Mua më dukët, se askush ende ashtu si
Pashko Vasa nuk e ka kuptuar popullin e vet, shtetin, pushtetin e tij... Ai e
ka treguar atë jo nga një anë, por nga të gjitha...
Në kohën e Gjergj
Kastriotit – Skënderbeut (Aleksander
Skander, më vonë Skënder) ishte vetëm feja e krishterë, ajo myslimane fillon të
përhapet në shekullin XVII.
Në cilin shekull
ndodhemi tani, bëhen pyetjet në kronologjinë e re [1]?
Ditëlindja e Jezus
Krishtit, sipas Kronologjisë së re është fundi i shekullit XI (ndërmjet 1015 e
1020 – 1085)
Populli
shqiptar i ka pasur dy të mbërrimë kryesore në historinë e vet:
1. Luftërat 25 vjeçare Kundër Perandorisë Osmane
- nën udhëheqjen e heroit gjithëkombëtar Gjergj Gjon Kastriotit – Skënderbeut,
- përmes të cilave mbrojti hapësirën emërore dhe arbërore, i bashkoi
principatat, organizoi dhe fuqizoi
rezistencën për të qëndruar gjatë këtyre
viteve rresht, që të vetëdijesohet
entiteti dhe identiteti arbëror - vendi, populli, gjaku, gjuha dhe,
natyrisht, kultura e krishterë. Ndërsa,
kombi është koncept i më vonshëm, që fillon të lindë nga jehona e
Revolucionit francez Borgjez, e
përkufizohet në shekullin XIX.
2. Sidomos pas Lidhjes së Prizrenit dhe
përpjekjeve të iluministëve shqiptar, që ndikuan në ndërgjegjësimin dhe
mobilizimin për çlirim kombëtar edhe përmes formave - siç ishin Kongresi i
Alfabetit, Shpallja e Pavarësisë në Vlorë dhe përpjekjeve tjera në rrethana
shumë të vështira , në periudhën e Luftërave Ballkanike , Luftës së Parë
Botërore dhe Konferencës së Londrës të vitit 1915 e tjera... Shteti
Institucional dhe Ligjor vazhdon së ndërtuari me vitet e 20-ta, 30-ta dhe
nga nëntori i vitit 1944 e deri në rënien e komunizmit, që për gati 50
vjet shtet i qeverisur nga dora e fortë e askush nuk ia doli dot ta përmbysë,
me gjithë përpjekjet e shumta nga brenda e sidomos jashtë. Tani, në
vijimësi, në kohën e tanishme, gjërat
janë në të kundërtën – në Shqipëri
gjithnjë në rritjen e gjasave të një shteti qeverisës shumë të dobët, - dy
çështje të cilat nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën – pa demokraci reale dhe
e qeverisjes burokratike... Idealët e rilindësve pjesërisht realizohen me
Pavarësinë e Kosovës edhe një lloj faktorizimi i disa pjesëve shqiptare në
shtetin e Maqedonisë...
Do të bëj përpjekje për të hedhur dritë rreth
problemit që po fshikullohet siç është ai i filleve (etnogjenezës) të fesë myslimane dhe përreth
saj. Nuk është krejt ashtu siç thuhet në shkrimet e saj. Datimi i saj varet nga
ditëlindja e Jezus Krishtit.
Na duhet dituria reale. Ç’do thotë kjo? Në botë, me veprimet e disa forcave të ndryshme, me përpjekje për të
shkatërruar jetën, njeriu shpejt e ka kuptuar, se si më parë duhet të kuptojë
natyrën e këtyre forcave - si në nivelin personal, po ashtu edhe në atë shoqëror.
Njerëzit lakmojnë
në diturinë reale, në botën që na rrethon. Dhe këtu religjioni gjithnjë
jep problemin e veçantë, pasi që çdo fe saktësitë i merr, miraton - pa
vërtetime. Më keq se kjo: çdo fe i miraton ashtu të pasaktat, për të cilat
dëshmitë e tyre nuk ekzistojnë. Kjo të çon, siç dihet, në dogmatizëm, në
absurditet. P. sh., në një dogmë thuhet:
një shpirt mund të ketë më së shumti 84 jetesa. Vërtetimi (?!) nuk
ekziston!!!; ose prej nga ne dimë, se
marrëdhëniet seksuale para martesës janë mëkatarë? e. t. (etj.). Faktikisht gati secila prej
këtyre gjerave të njehsuara lidhet me vërtetimet e fakteve me njërën a tjetrën
dogmë. Feja aq guximshëm i keqpërdorë pushtetin e mendimtarëve, sa që bëhet
kulturë e egër e çuditshme e kthimit të vetive – me pretendime jashtë kufirit,
e cila bëhet e pamundshme për arsyen njerëzore, edhe për gjeneratat e ardhme
(shembull tipik i Kishës Ortodokse serbe – anatemë, zhvlerësuese). Paradoksale
është edhe sot, kur njeriu e ka kryer revolucionin teknik. Pra, në botën reale,
e vetmja fuqi është shkenca, e cila i hulumton marrëdhëniet njerëzore drejt,
ligjet e saj dhe veprimet reciproke, e që te çon në ide të progresit të
pandalshëm, krijuar me mund të madh, jo e rastit a domosdoshmëri e zhvillimit
të jetës, rrugë racionale e veprimit, pa zvarritje; dhe, kur shkenca qëndron
lart, qëndron lart edhe njeriu; dy fuqi të mëdha janë në këtë tokën tonë – puna
dhe shkenca, kurrsesi histori e përzierjes së gabimeve, mashtrimeve,
gënjeshtrave, konfuzioneve dhe dhunës! Mes fesë dhe bamirësisë (virtyteve) s’ka
asgjë të përbashkët. Koncepte shumë komplekse. Vinë ditët që do të thuhen të
gjitha...
Zhdukja e njohurive. Ç’do të ndodhte, nëse të gjitha njohurit
tona për botën menjëherë të shuheshin, zhdukeshin?!... Dhe tani duhet krijohet
botë e re. Si do të jetë e mundur të veprohet pa vërtetimin e pohimeve?! Do
të na duhej përsëri të mësojmë prej
fillimit, për të gjitha ato që kemi mësuar e ditur. Nuk do të na ishte lehtë
për t’i përvetësuar fjalët gojore e të shkruara, pasi pa këtë aftësi do të
ishte i pamundur përvetësimi i të
tjerave, prej kohëve të lashta e deri në
ditët tona. Do të na jetë e domosdoshme të dimë, se Jezusi u lind nga një
virgjëreshë?
Lindja e fesë myslimane. Kështu, me gjetjen e datës së lindjes së
Juzus Krishtit, përafërsisht të saktë, të gjitha të dhënat e datave tjera
bartën në mënyrën kronologjike. Për shembull, për krijimin e fesë myslimane
duhet shekullit
Historia e së kaluarës. Thelbi i çështjes është, se sot diçka
konsiderohet keq vetëm për një të vetmin shkak,
se ajo është konsideruar dje e keqe, dhe anasjelltas. Dhe ne do kishim dhënë përsëri botën tonë të
re, por tek ne nuk do të ketë kurrfarë baze për ndërtimin e saj, me veprimet e
pohimeve të pavërtetuara. Historia e së kaluarës tregon, se kjo është e drejt,
edhe pse ne shohim, se feja ka lindur jo vetëm festat e dashurinë vëllazërore,
por gjithashtu edhe luftëra e zaptime. Mirëpo, me këtë në botën bashkëkohore -
botë, që tanimë ka bashkuar, të paktën
potencialisht, ekonominë e politikën, kujdesin e mjedisit dhe luftës kundër
epidemive, prandaj ideologjia religjioze
e luan rolin e rrezikshëm në frenimin zhvillimor. Shembull i tillë tipik ishte
dhe është Kisha Ortodokse e Serbisë ndaj popullit shqiptar dhe Kosovës. Ndoshta
nuk duhet njehsuar të kaluarën e keqe thjesht sepse, ajo ka kaluar, dhe ne duam jo
vetëm ta ruajmë, por edhe prej shumë syresh të largohemi, që këto gjera kurrë
të mos kthehen. Ne nuk duam t’i ruajmë gjerat e tilla, si status hyjnor i
monarkisë, feudalizmit, kastës, robërisë, dënimet politike, tredhjet dhunon,
viviseksion, gjahun
e arushave, duelet, rripin e pafajshëm, gjykimet me vuajtje, punën e fëmijëve,
sakrificat e njerëzve dhe kafshëve, heretiku i hedhjes së gurëve, kanibalizmi
(njerëz-granës), ligjet kundër homoseksualeve, ndalimin në shfrytëzimin
kontracepsioneve, eksperimentet radioaktive me njerëz - këtë regjistër mund ta
vazhdojmë deri në pakufi, po me këtë në te të ruhet bile një veti e përhershme
(konstante): madhësia e keqpërdorimit dhe sistemet degraduese, të cilat
drejtpërsëdrejti lidhen me religjionin, mundësisht, të mbetet më të vogël.
Epilogu i përgjigjes, satirizuese. Që
të besoja më thellë, nëpërmjet edhe dikujt, tim shok (shok prej fëmijërisë) e koleg, në ndejën e një dasme të
madhe shqiptare, të Malësisë së Karadakut, pas uratës: “kalofshi të
kënaqshëm”, i bënë pyetje hoxhallarëve
(që ishim bashkëshoqëruar në rrugëtimin e
krushqve): disa njerëz tanë, shqiptar i thonë vetës, me keqardhje dhe
dhimbje duhet të them, - rrejnë, nuk
punojnë, më lehtë me jetuar duke vjedhur, bëjnë krime të ndryshme kundër
njerëzimit, dëmtime të rënda fizike e psikike, i rrëzojnë përmendoret e
heronjve kombëtar me motive kryesisht fetare e të ngjashme keqpërdorime,
shpërfillje më tepër se keq , - a vijnë në xhami me u falë, me u lutë për
Zotin? Unë u shtanga një çast ngaqë s’e nuk kuptoja se ç’po ndodhë, ata na
vështronin neve e na ata, të pranishmit
filluan me nxitim të përgjigjen para hoxhallarëve: “
Pak politikë
Anarkinë në kohën e
sotme s’e marr dot me mend. Ose
do të kemi rregull ose anarki! Askush nuk e di, se si të kuptohet kjo parullë e
vjetër shqiptare anarki. Prandaj, ajo është perceptuar nga njerëzit, shpesh
ironikë, është e lidhur me çrregullim dhe dhunë. Si duhet ta kuptojmë sot?
Anarki fjalë greke - "pa pushtet"... Vetëqeverisje në të gjitha sferat e jetës së shoqërisë, me
të cilën është e mundur të mbërrihet
shkalla maksimale e lirisë për çdo popull, territorit, kolektivit, për
çdo individ. Në fjalorin bashkëkohor: “Uzurpim i mjedisit e funksionimit të
ligjit e rendit në vend”. Me këtë – Serbia
ka të “drejt” të ndjek e të nxit strukturat paralele ndaj shtetit tonë,
dhe kjo do të thotë – ndërhyrje në çështje të brendshme të politikës e
diplomacisë së Kosovës, shtetit më të ri europian.
Ose thënë butë kanë ra tërësisht në provim,
në - humnerë!!! Populli e shprehi
edhe përmes votës së fundit (shih
poshtë). Më tej, vetvetes i them, po çfarë arsimimi kanë këta
pushtetarë? E pruan “Shqipërinë e dytë, të princ Vidit (07. 03 - 03. O9. 1914),
vetëm emrin do të ketë tjetër – BE. Dhe kjo do të vendos për të ardhmen
tonë, ose në zgjedhje të reja ose ndonjë qeveri teknike gjithëpërfshirëse, të
formuar nga të gjitha grupet parlamentare. E nëse ky faktor politik nuk mund të bëjë zgjidhje të përshtatshme
udhëheqësish të kësaj qeverie të përkohshme (sigurisht me afat një a dy
vjeçar), atëherë do të vjen princ Vidi 2
...Tek
ne as demokracia e të tjera specifika shtetërore s’qenë relevante; s’ishte
relevante as papunësia dhe bilanci negativ tregtar... Programi qeveritar pa
politika të detyrueshme sociale kundër varfërisë, në thelb - antishqiptare. Edhe tani është aktuale të përmendim moton e
nobelistit amerikan, George Catlett Marshall: “Politika
jonë është e drejtuar jo kundër ndonjë vendi apo doktrine, por kundër urisë,
varfërisë, dëshpërimit dhe kaosit”. Për
këtë Kosova nuk mund të merret post komuniste si e rimëkëmbur. Kryesore ishte
thënie: Republika e Kosovës ... Republika e Kosovës. Në Pozharanin tim
thonë, një Vesel - i kishte pasur një penë kuaj, të lodhur, gati
të coftë, kerrin thatë (të zbraztë) mezi që e tërhiqnin. Por, i thoshin – Veseli
ka kuaj... Sipas kësaj analogjie, edhe ne e kemi Republikën e Kosovës; populli i saj votoi për pushtetarët e vet: për
max 30%, kundër
70%.
Identik
me Veselin... Këta 30% , që votuan “për”, si
dukët janë këta të rreshtit të parë që falën para hoxhës, përndryshe do të
ishin në “Çelia”... Më këtë i çirreshin hetuesit!
[1] G. V. Nosovskij, A. T. Fomenko: Hyrje në kronologjinë
e re (në cilin shekull ne po jetojmë ?), Moskë, publ. Kraft-Lean, 1999.
2] V. Trimble (
(P. S. Derisa po i shkruaj këta rreshta, po dëgjoj dhe lexoj në mediet për protestat e vëllezërve tanë, në - Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Kumanovë, Dibër e Strugë, - dhe them JAM ME JU, me ju është edhe Lidhja e Intelektualëve të Kosovës, të cilën e udhëheq unë, dhe jemi të bindur në fitoren e synimeve të juaja e tona!)