E diele, 16.05.2021, 04:43 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Kupa Botnore rikthehet në Gjermani

E hene, 14.07.2014, 08:30 PM


KUPA  BOTNORE  E  FUTBOLLIT  RIKTHEHET    GJERMANI

Nga Fritz RADOVANI

Ma shumë se knaqësi!

Plot 60 vjetë perpara, në shtëpinë e mikut tim Luigj Gjeka, në vitin 1954 kemi ndjekë finalen e kampionatit botnor mes Gjermanisë dhe Hungarisë... Hungaria njihej nga lojtari i madh Ferenc Pushkas, ndersa Gjermania, kishte dy vllaznit Fritz e Oto Walter, lojtarë që mbeten në histori të futbollit botnor, dhe deri në vdekje Fritz Walter u quejt “Hero i Bernës”, nga zhvillimi i atij kampionati botnor, i pari që u zhvillue mbas Luftës së dytë Botnore në Europë në Zvicerr.

Humbja e skuadres hungareze atëherë ishte e papritun si ajo e Brazilit sivjet...

Futbolli gjerman u ba i njohun edhe nga trajneri Helmut Shën, një nga drejtuesit e vertetë gjerman, që para ndeshjeve nderkombtare u kujtonte gjithnjë lojtarëve të vet: “Mos harroni se jeni gjerman!”, dhe kishte rasë që nder pushime ulej në piano dhe lonte pjesë muzike gjermane.

Një nder porositë e Tij të vazhdueshme që ruejti me “fanatizem” ishte: “Lojtarët që mendohen me kenë në formacionin e kombtarës nuk duhet të shiten jashta Gjermanisë, mbasi nuk duhet të njihen vetitë e gjenialiteteve tona nga të huejtë...”. Lojtarët Franc Bekenbauer, Gert Myller, Mateus, dhe dhjetra të tjerë mbetën Yje të futbollit Botnor!

Në vitin 1974, Gjermania e Bekenbauer ishte prap fituese e Kupës së Botës, po asnjëherë nuk duhet harrue se Gjermania gjithnjë ishte nder gjysëfinale dhe finale. Fitoret e saja gjithmonë dukeshin si t’ ishin llogaritje matematike... E vetmja e papritun e tyne ishte “humbja”...

Në vitin 1990 skuadra gjermane, mbas ramjes së “Murit të Berlinit”, kunorzohet me të treten Kupë Botnore të futbollit, tue u ba tri herë fituese e saj.

13 Korrik 2014, në Brazil... Ndersa, në Melbourne, ishte ora 05 e mjesit e datës 14 Korrik 2014, kur mbas fitores së skuadres gjermane me rezultatin 7 – 1 me skuadren e vendit organizues të Brazilit, do të fillonte ndeshjen finale të kampionatit me Argjentinen e lojtarit njohun L. Mesi...

Shumë komente. Shumë parashikime... Shumë të “panjohuna” dhe, mbi të gjitha: Mbas ndeshjes me Brazilin, shumë frikë nga kundershtari kryenaltë i Amerikës së Jugut, Argjentina!

Skuadra gjermane vinte në stadiumin “Marakana” e ndjekun nga zonja Merkel, kancelare e Gjermanisë, me porosi nga i madhi Bekenbauer dhe me një ekip drejtues nga trajneri jo shumë i njohun si parardhësit e Tij, z. Joachim Löw-in ...po per 12 vjet me një ekip futbolli gjerman!

Ndeshja filloi sikur t’ ishte një ndeshje “miqsore”... Të dy ekipet dukeshin se pritnin një “urdhën” per me fillue sulmet e veta! Të dy trajnerët ishin në lëvizje...ndihmonin me dhanje topi, kur dilte nga fusha! Skuadrat kalonin mesin e fushës dhe ktheheshin në pozicione mbrojtje... Edhe ndonjë gabim nder pasime nuk shfrytzohej nga kundershtari, se pritej gaditja e topit nga “Yjet” e skuadrave! Yjet ma shumë dukeshin të topitun se në rolin që pritej nga të gjithë ne prej Tyne që ishim tue i ndjekë ata! Ishte e para herë që një finale futbolli më dukej ma shumë sesa një ndeshje futbolli, një ndeshje “shahu”... Çdo çast pritej një lëvizje “shah mat!”...

Ishte pikrisht minuti 113, i datës 13 Korrik 2014, që plot mbas 60 vjetësh, i jep mundësi skuadres gjermane që me anen e një lojtari të rij, Mario Götze, me i dhanë “shah mat!” skuadres së madhe të Argjentinës së Diego Maradonës, me anen e një goli plot forcë, shkathtësi dhe mprehtësi të lojtarit që porsa kishte hy në fushen e lojës së skuadres gjermane.

Nuk dij pse edhe lojtarit argjentinas Mesi, në gjuejtjen e Tij në fundin e ndeshjes i asht dukë se gjuejtja e Tij “ashtu si ne”... asht e “pavlerë”...dhe iku jashtë, pa ndryshue asgja në rezultatin e ndeshjes finale, ku pritej që lojtari i topit t’ artë mund të ndryshonte edhe rezultatin...

Ndoshta, dëshira ynë... kishte thye edhe “mitin”...

Gjermania fitoi 1- 0 me Argjentinen!

Kjo fitore mbetet historike se skuadra e Gjermanisë fitoi kupen e artë të Botës, jashta Europës, në Ameriken e Jugut ku asnjëherë nuk ka mujtë me hypë në podin e Fitimtarit!

Edhe Gjermania rreshtohet që sot nder vendet kater herë fituese të kampionatit botnor!

Fishekzaret mbyllen Festen e madhe të futbollit në Botë... Në Brazilin e Madh...

E bashkë me të gjithë Popullin Gjerman, sot festojmë edhe ne simpatizantët e Saj!

A e dini se në gjithë Boten nuk jemi aq pak sa kujtojnë “disa”....




(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora