E enjte, 01.05.2025, 01:11 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: LDK-ja nuk ka nevojë për shpëtimtar!

E marte, 22.07.2014, 07:49 PM


LDK-ja nuk ka nevojë për shpëtimtar!

Nga Florim Zeqa

Gjendja e krijuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës pas zgjedhjeve nacionale, e në veqanti pas koalicionit paszgjedhor, shtronë nevojën e një riorganizimi të fuqishëm duke filluar nga niveli lokal e deri të ai qendror.

Kjo vjenë si imperativ kohor për parandalimin zërave përçarës, skenarëve anti-rugovian, pse jo edhe antishqiptar, që për qëllim kanë ndarjen dhe coptimin e forcës më kombëtare politike në vend. E themë kështu me përgjegjësi njerëzore dhe vërtetësi historike për LDK-në rugoviane që vuri thëmelet e Republikës së Kosovës.

Vitin e kaluar, më saktësisht me 14 gusht 2013, shkrova artikullin me titull; "Intelektualët e heshtur të një populli të fjetur". Këtë e bëra më qëllimin më të mirë për sensibilizimin e elektoratit, aktivistëve dhe veprimtarëve të dikurshëm,  e në veqanti të intelektualëve të "kalibrit" të lartë, që t'i bashkangjiten LDK-së në fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit 2013.

E bëra këtë hap, sepse isha i bindur atëherë, jam edhe sot që rezultati i zgjedhjeve lokale determinon në masë të madhe edhe atë të zgjedhjeve nacionale.

Rirreshtimi masiv i elektoratit rrethë LDK-së në zgjedhjet lokale do të ishte garancë e fuqishme e fitores së madhe në zgjedhjet nacionale që lamë pas.

"Kur thyhet karroca hapen shumë rugë", thotë një fjalë e urtë popullore.

Për habi, tani pas humbjes së LDK-së edhe në zgjedhjet nacionale, kanë filluar të shfaqen shumë zëra kritik nga ata  që deri dje qendruan të strukur dhe të heshtur, sot na shfaqen sikur "trima pas beteje", si gjoja "shpëtimtar" të rugovizmit dhe LDK-së !

Secili në mënyrën e vet po mundohen të ofrojnë zgjidhje dhe alternativa të reja, mbase kjo është pozitive, por kam dronë mos janë zëra pak sa të vonuar.

Alternativat që ofrohen nga disa veprimtar, eksponent me zë të këtij subjekti të viteve të '90-ta në dukje të parë janë pozitiv dhe qëllimirë, por ajo që lenë për të dyshuar, është koha dhe hapsira që shfrytëzojnë për lansimin e "tezave" të tyre.

Këta zëra sikur t'i ishin ofruar me kohë LDK-së në momentet zgjedhore me siguri se do të ishin dobiprurës dhe do të ishin marrë në konsideratë alternativat e tyre.

Shumë nga shqetësimet që ofrojnë këta intelektual janë më vend dhe të arsyeshme. Ska dyshim se ka gabime, lëshime dhe anashkalime nga udhëheqja aktuale e LDK-së, qoftë në zgjedhjet lokale (në emërimin e kandidatëve për kryetar komunash) e në mënyrë të veqant në zgjedhjet e  fundit nacionale (në përpilimin e listave për deputet).

Megjithatë nuk ka vend për përmbysje dhe as heqje "kokash" të stilit komunist.

Përkundër të gjitha lëshimeve, udhëheqja aktuale ka edhe meritat e saja në rritjen dhe konsolidimin e vazhdueshëm të partisë që nga thyerja fatkeqe e Kuvendit të VI-të zgjedhor dhe rënja drastike e 2007-s e këndej.

Jam i bindur, sikur përgjatë këtyre viteve të ishin angazhuar vetëm gjysma e atyre që sot i këndojnë gjëmën LDK-së, situata do të ishte krejt më ndryshe.

Mbetët i paspjegueshëm fakti i paraqitjes së disa ish  veprimtarëve të orëve të para të LDK-së nëpër mediume antirugoviane,...të cilët pa dashjen e tyre po bëhen shkatrrues të shtëpisë së madhe dhe varrmihës të frymës rugoviane.

Kjo nuk i bënë nderë asnjë të pakënaquri, e aq më tepër atyre që në të kaluarën ishin pjesë drejtuese e partisë, ministra apo deputet të saj në parlament.

Kam një thirrje vëllazërore për të gjithë ntelektualët, veprimtarët, aktivistët dhe përkrahësit e frymës rugoviane të LDK-së; të angazhohemi të gjithë, me një vizion dhe qëllim të pastër, pa paragjykime se kush do të jetë lideri apo ku do të jetë vendi im nesër në parti. Të mos e luajmë lojën se kush do të jetë i pari e kush tjetër i fundit, kush do të jetë shpëtimtari e kush tjetër viktima.

Me forcimin e LDK-së të gjithë do të kemi vendin e merituar në shtëpinë e madhe, frytet e fitores t'i shijojë elektorati besnik i LDK-së, t'i kthejmë shpresat dhe buzëqeshjen vllezërve dhe motrave tona,...t'ua thyejmë të gjitha planet për largim nga vendlindja, duke u krijuar shpresë dhe besim për jetë dinjitoze në vendin e tyre.

Kjo nuk është e pamundur, madje shumë e lehtë pët t'u realizuar nëse i lëmë anash mëritë dhe inatet, ambiciet dhe dëshirat personale.

T'i krijojmë parakushtet për një garë të ndershme zgjedhore mbrenda LDK-së, ku askush të mos ndihet i privilegjuar apo diskriminuar. Ku secili të ketë të drejtën për të zgjedhë dhe për të qënë i zgjedhur.

Le të jetë elektorati ai që ia cakton vendin e secilit në parti, duke u nisur nga niveli lokal deri të ai qendror, pa pasur nevojë për shtyerje "brrylash", heqje "kokash" e as diferencime sipas logjikës komuniste.

Kështu do t'u shkojë mundi kot "kukuvajkave" dhe "shpëtimtarëve", që janë duke pritur fundosjen dhe shkatrrimin e LDK-së.  Një gjë e tillë nuk do të ndodhë asnjëherë, sepse LDK-ja nuk është parti e mëhallave, por i ka themelet, rrënjet dhe degët e forta në elektoratin e saj rugovian gjithandej Kosovës.

LDK nuk ka nevojë për shpëtimtar, ka nevojë për unitet, për mbrojtës dhe kultivues të frymës rugoviane. Do të jetë e afërt dita kur LDK-së do t'i kthehet elektorati tradicional i shpërndar padrejtësisht nëpër parti tjera.

Bashkimi i të gjitha forcave progresive, do ta bëjë LDK-në t'ia kenë lakmi të gjithë, si në kohën e Ibrahim Rugovës, kur rivalët politik na shiqonin vetëm nga poshtë, ngase nuk e kishin mundësinë e përafrimit me ne.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx