Mendime
Selim Nëngurra: Çka po shoh në vendlindje!
E marte, 22.07.2014, 08:31 PM
ÇKA
Nga Selim M. Nengurra
Nga 13 prilli jam në vendlindje dhe per të pushue mirë që më par pata vendos mos me shkrue as mos me botue asgja askund. Mirpo nuk po mundem të heshti dhe ja tash po i rendis disa fjali që shumkujt do i pengojnë e pakicës do ju pelqejnë. Unë nuk merzitem fare do e them mendimin tim dhe atyne që nuk ju pelqejnë fjalët e mia dhasht Zoti e pelcasin nga inati.
Do fillojë me radhë. Heret në mengjes me 13 prill në vendkalimin kufitar Serbi-Kosovë në Merdare derisa ishin rendis në kolonë per ta ba kontrollin veturat e disa mergimtarve shqiptar nga Austria nji veturë ishte ndal shumë larg veturave tjera të radhes dhe sado që i dhash shenjë me drita të ec perpara të me leshon vend edhe mu të hy në radhë ai nuk levizi. Nuk më mbet tjeter pos të dal e të shkoj ta pyes pse nuk po ec para apo mos ka far problemi me veturen.
U afrova
e pershendeta dhe e luta të leviz vetem pak para sepse unë jam mbet keq dhe do
e pengojë komunikacionin që vjen nga ana e kundërt Kosovë-Serbi. Ishte nji burr
i moshes diku 30-35 vjec dhe ai me nji arrogancë të poshter mbylli dritaren e
veturës dhe u shtri në karrige e nuk levizi vendit. Në veturë ishin katër veta
të gjithë të ri e muskuloz. I trokita perseri në derë dhe e luta të levizë pak
para dhe ai ma këthej; shtyju ti mbrapa e mos e pengo trafikun unë eci para kur
të më qohet k... Mbeta pa koment dhe nuk dija se si të veprojë kur ato qaste
vjen nji kamion me tabela të Kralevës dhe i bjen borisë per ta largue unë veturen
time, i afrohem dhe i them se tash masi ai u vendos pas meje unë smundem me
leviz fare pa leviz vetura para meje.
Pas disa
ditve që erdha vdiq nji
Në dalje të varrezave tollovi rrezikonin ta ndrydhnin njeni tjetrin njerzit thue se po dalin nga ndeshje sportive nga ndonji stadion futbolli e jo nga nji varrim. U detyrova me ju fol disave që të hapin rrugë per z. Fetah Rudi që me karroce invalidi kishte ardh në varrim dhe tash rrezikonte ta shkelin ahmakat në dalje të rrethojes së varrezave.
O Zot po sa popull primitiv..... dhe mendojmë se jemi dikushi. Mjerim jemi neve.
U betova se ma nuk do shkoj në varrime të shqiptarve të besimit islam. Miro betimin nuk e kam të lehtë ta mbajë. Pas disa ditve nga ky rast vdiç komshiu im M.B. K. burr gadi moshatar i babës tim dhe skisha se si mos të shkoj në varrimin e ti sepse nga ai burr kam kujtime të shumta të mira nga feminija ime.
Shkova dhe kur hyna te vendi që kishin caktue per tubimin e burrave posa u ula më vershuen pershendetje në gjuhet e hueja arabe e turke; MERRHABA dhe SELAMALEJKUM. Perqudi ata që më pershendeten ashtu jan ish puntor të arsimit tash në pension , pra nuk jan analfabet e të padishem. I kundershtova ashper dhe pasi shpreha ngushllimet per fat pash aty nji djalë të mirë baban e të cilit e kam dasht dhe e kam pas shum mik dhe u ngrita e dolen ne nji skaje të asaj bahqeje ku ishim dhe nen hijen e nji peme bisedonim derisa erdhi koha me shku me varros kufomen.
Në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës vdiç nana e miqve të mi te besimit katolik dhe vet i treti shkova në ngushllime. Mrekulli e Zotit me pa ato adete ato pershendetje aty të gjitha vetem shqip e gjithçka bahej e flitej ishte me nji qellim human e ngushllues. Edhe mortit i jap hijeshi adeti dhe tradita e mirfilltë burimore dhe origjinale.
Me 26 qershor shkova bashk me gruen time me vizitue kushen tim Zeqir Lushaj në Shengjin. Fjetem naten e parë dhe të nesermen shkuem bashk në Tiranë. Mes tjerave Zeqiri propozojë të shkojmë ti vizitojmë varrezat e familjarve të ti.
Shkuem dhe aty pash varrezen e nanës Shkurte, nanes së Zeqirit si dhe të vëllaut të ti. Per habin time aty pash diçka që në Kosovë as që mund të mendohet. Lokaliteti i varrezave ishte i madh dhe aty ishin bashk shqiptarët e të gjitha besimeve. Secila familje kishte varrezat e veta familjare pran e pran me familjet tjera pa dallim besimi. Kishte lapidar me kryqa e edhe të tjer pa simbole fetare por nga emni e shifje se i parkasin besimit musliman. Këtu pash tolerancen dhe bashkjetesen fetare të njimendt të shqiptarve. Ma parë se kisha pa asnjihere dhe më bani pershtypje shumë. Mu kujtue fakti se Dr. Ibrahim Rugova bashk me Imzot Nik Prelen paten bisedue per bashkimin e varrezave të shqiptarve edhe në Kosovë dhe paten has në kundershtime të ashpra.
Asgja nuk
ban pershtypje të mirë në këte vend nga këta njerëz. Mergimtarët e