E enjte, 01.05.2025, 09:33 PM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Zgjedhjet e reja pastrojnë terenin ?

E merkure, 30.07.2014, 07:53 PM


Vetëm zgjedhjet e reja, pastrojnë terenin ?

Zgjedhjet janë zhvilluar sipas praktikës që është bërë e zakonshme:Populli ka votuar,djalli ka numruar. (V.T.)

Nga Zejdush Kastrati

Situata, në të cilën, janë katandisur, partite parlamentare,  që nga përfundimi i zgjedhjeve te fundit ,imponojnë nevojën, se i vetmi, solucion, dhe më  i favorshmi e me i pranueshmi,për momentin, është riorganizimi i zgjedhjeve te reja parlamentare në Kosovë.

Konfrontimet  jo edhe aq demokratike, në veqanti ditëve të fundit,sidomos pas vendimit të Kushtetuses për  pezullimin e  zgjedhjes së Isa Mustafës për kryetar kuvendi,e që për momentin po behen përmes mediave,  disa prej të cilave  edhe po i fryejn “zjarrit”,parlajmëojnë  edhe mundësi për pasoja të cilat tash,  më së paku, i nevoiten Kosovës dhe domosdo, do të kenë ndikim të drejtëpërdrejt, në proceset nëpër të cilat,  po kalon,  dhe duhet patjetër të kaloj,në vazhdimsi, vendi ynë.

Akuza e kundërakuza,selame e mesazhe, që nuk janë aspak në vijën e normalitetit , por me të vetmin qëllim e pikësynim,domosdo, për të ardhur “pa pardon” në pushtet , nëse është nevoja edhe me “hu në krah”,pa përfillur  as ligjet e kushtetutën,janë skenarë e sindrome të shteteve më antidemokratike, e të një niveli anticivilizues , të liderëve despotic, të cilët, janë në gjendje, të bëjnë “shkrumb e hi”, cdo gjë, që është ndërtuar deri më tash, e që pritet, të ndërtohet edhe  në të ardhmen.

Falë një vetëdijsimi të popullates,pothuaj gjithkund, tek të gjitha shtresat  dhe nivelet, edhe ato që mund ti quajmë intelektualë,por edhe ato në mjedise  rurale,pa dallim edhe sa i përket moshave e gjinive, opinionet dhe vlersimet e pjesës dërmuese,janë, se liderët e gjithë subjekteve politike,për katrahurën dhe krizën institucionale, në të cilën është katandisur Kosova,fare pak,apo aspak nuk po merakosen dhe nuk po angazhohen, për të tejkaluar mospajtimet, apo edhe divergjencat,me qëllim, të vetëm, që proceset të shkojnë përpara,por vetëm falë prezences  së faktorit ndërkombëtar, të cilët akoma po vëzhgojnë dhe  nuk e kanë thenë fjalën e fundit, situata nuk ka evolu në aspektin negativ, dhe  akoma, vendi ,është në pozicionin “ngre e mos kput”.

Një gjë është më se e sigurt.Sikur të mos ishte prezent faktori ndërkombëtar, e në veqanti disa shtete me ndikim, dhe që kanë qenë sponzoruesit kryesor të shtetësisë së Kosovës, me në krye SHBa-në ,pastaj Kfor-I e segmenete të caktuara të Eulex-it,sa i përket “bajlozave” të Kosovës,të cilët me  një demagogji shumë perfide po thirren deklarativisht në ligje  e  të drejta  kushtetuese,por nëse bazohemi në veprimet dhe  energjinë që kanë akumuluar ,e që nga dita në ditë  po rritet e po ashpërsohet,nuk është për tu nëncmuar, se Kushtetusja dhe Presidenca,por edhe  Kuvendi e Qeveria,për të vazhduar edhe te institucionet tjera ,do të përjetonin fatin e “nënës Shqipëri” të vitit 97,sepse,si duket , ka humbur arsyeja, dhe mbi të gjitha, shumicës prej këtyre liderëve ,u është ngulitur në kokë e mendje  përsonalja,  dhe, e gjithë kjo energji negative ,  nëse devijon ,vështirë është, të kontrollohet e të menagjohet, në rrethanat, dhe momentet, në të cilat, gjindet dhe po kalon , Kosova.

Po qarkullon një hipotezë, se po ky faktor ndërkombëtar, është ai ,që nuk po lejon mbajtjen e zgjdhjeve te reja, por, po kërkon krijimin sa më të shpejt të institucioneve të reja të dala nga zgjdhejet  që përfunduan,por kjo mund të jet  një kërkesë jo edhe e domosdoshme, e cila,  nëse analizohet dhe zbërthehet në detale, e duke argumentuar me fakte dhe dëshmi reale,gjendjen  në të cilat  po sfidohen pikërisht krijimi   I këtyre institucioneve, , me një angazhim dhe seriozitet të shtuar, edhe mbajtja e zgjdhjeve të reja, nuk do të jet, një proces që nuk mund të mbahet dhe kryhet me përkushtim dhe në një kohë rekorde,  dhe nëse organizohemi mire, mund edhe  të rezultojnë, me suksese dhe përfundime, që do të na kishin lakmi.

Organizimi i zgjedhjeve të reja , me siguri, do të kundërshtohej dhe nuk do ti konvenonte,mjaft  edhe prej ketyre te zgjedhurve të këtij legjislacioni,në veqanti atyre,që në kontinuitet, ishin pjesë  e hajnive dhe vjedhjeve të votave, e që me siguri, edhe në këto të fundit, nuk kanë munguar, pastaj, e atyre që blenë vota  e hargjuan bukur para, për të marrë, epitetin e te”zgjedhurit të popullit”,por nëse i referohemi edhe situates së krijuar në veqanti  pas krijimit të Bllokut anti Thaci 3, përplasjeve dhe selameve  mediatike , dërguar edhe elektoratit të gjër,nuk është për tu nëncmuar dhe injoruar, se rioragizimi I zgjedhjeve të reja, mund të ket ndikim edhe në ripozicionimin e  votuesit  në të ardhmen, meqe nuk janë të paktë votues, edhe nga  ata që janë hasmu e iritu, qëft në veprimet e lidershipit të PDK-së,por edhe  të LDK-së,te,AAK-së,Nismës por edhe subjekteve tjera,të cilët, nëse në të ardhmen, thirren, në parime , shtetëndërtim e atdhedashuri të Kosovës,kjo kartë u është djegur përfundimisht,sepse, kësaj radhe,më në fund, “ranë maskat” dhe të gjithë, treguan fëtyrën e tyre të vertet.

Tash ,bile smund të  na prezentohen se janë patriotë të

vendit e shtetit, se kanë ideale e vlera  me të cilat

identifikohen dhe mburren,pos që treguan se  për pushtet janë të gatshëm ta djegin edhe   shokët e idealeve, shokët e luftës, shokët e bizneseve të pasluftës,e në fund,kuptohetdo ta djegin  edhe shtetin,  në të cilin, gjithnjë janë thirrur,por po deshmojnë, se e paskan pasur,vetëm farsë.

Eshtë edhe një qështje, e cila,  sa i përket,  mbajtjes së zgjdhjeve të reja, po komentohet, se do ti kushtonte shtrejt,Kosovës, në aspektin financiar, e që sillet, shifra reth 7 milion euri,shifër që për Kosovn, si shtet ,me nje shvillim shumë të dobët ekonomik, dhe me  një gjndje shumë rend  socil-ekonomike, nëpër të cilën po kalon Kosova,vërtet është një shumë e madhe ,por nëse llogarisim në peshën e  dhe rendësinë e tejkalimit të situates në të cilën po kalon vendi, ky cmim nuk është ndonjë shifër e patejkalushme, por gjithashtu  nëse bazohemi në tenderomaninë si fenomen shumë prezent në Kosovë, nuk janë të rralla rastet, kur zyrtarë të lartë, e klane të caktuara  pushtetarësh, 10 milionëshi,  si keqpëdorim, është një shifër,  që nuk  ta mbush shumë syrin.

Ta zëm , një tender më pak, dhe dalim nga kriza në të cilën,ja kemi fut…vedit !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx