Mendime
Selim Nëngurra: Kosova asht islamizue!
E premte, 25.07.2014, 08:05 PM
KOSOVA ASHT ISLAMIZUE, S`DI A KA
MA DIÇKA QË MUND TË SHPËTOHET
Nga Selim M. Nengurra
Zgjohem nga gjumi në mengjes dhe pa dallim në cilën kohë posa lëshoj TV-në së paku 50% e fjalve që i ndegjon njeriu nga moderatoret asht gjuhë e pakuptimt e huj me plot arabizma dhe turqizma.
Dal në rrugë per të shku në ndonji kafeteri per ta pi kafen dhe rakinë e mengjesit, njerzit pershendesin njeni tjetrin me selamalejkum.
Takohen njerzit me njani tjetrin dhe kur pershendeten mes veti thonë ; hoshgelden e hoshbollden.
Shkon te ndonji i afert apo mik dhe posa ulesh nikoqiri të pershendet me ; merrhaba.
Shkon në ndonji mort dhe varrim shef kufomen e mbulueme me flamur arab me ato shkarravinat arabe dhe me ngjyren e gjelbërt karakteristike kjo e flamurve islamik.
Vet ceremonia e varrimeve bahet në gjuhen arabe, me rite e ceremoni arabe dhe per qudi gjithmonë rasti nga rasti ndryshon e dallon.
Ka raste kur asht prezent vetem nji imam dhe varrimi kryhet shpejt pa ndonji teprim ceremonial fetar, por kur prezent jan disa imam atëhere varrimi shendrrohet në nji cirkus, nji arenë ulurimash e gjemimesh me fjalor arab që askush se merr vesh. Gjithçka duket e trishtueshme dhe banale dhe unë besojë se asnji njeriut normal kjo nuk i ban pershtypje. Perkundrazi kjo e trishton dhe tmerron. Dhe perqudi në varrime pa i ftue askush dhe pa pas asnji obligim farefisnor e miqësor po vishin nga disa imam. Disa me mjekrra si cjepnit dhe me pantollona të shkurt e disa pa këto shemti në pamje, ama me sjellje që të gjithë bahen tok dhe bezdisin pjesmarrsit e varrimeve me ceremonitë e pakuptimta, të panevojshme dhe antishqiptare e antikulturore.
Pothuej
secili qytet ka nga disa radio dhe TV lokale. Edhe Istogu im e ka radio
Fontanën. Kam pas respekt per këte radio sepse pata bindjen se i sherben qytetarve
të Istogut ashtu si duhet me sherbye nji radio. Mirpo sivjet u zhgenjeva shumë
sepse pronari Zeqir Mehmetaj per interesin e disa eurove radio Fontanen jau jep
per çdo mbramje hoxhallarve dhe ata nga studio e radios flasin prralla arabe të
shek.
Asht e tmerrshme me e ndegjue atë program. Prrallat e imamve janë aq të pakuptimta dhe aq qesharake sa pardje derisa vija nga Prishtina nga radio e veturës time ndegjova me vemendje se çka flisnin imamet nga studio e Radio Fontanës së Istogut. Jam lodh së qeshuni e shpesh më delnin edhe lotët nga gazi me marrzinat që i ndëgjova. Marrzina flisnin ata imama aty e marrzina dhe pytje budallaqe bajshin ndëgjuesit.
Spjegohej se çka asht nata e madhe e 27-ta ditë e axhërimit të ramazanit. Prraliste imami dhe pasi ai mbaronte prrallen lidhej ndëgjuesi me pyetjet e veta të mjera. Secila pershendetje fillonte me selamalejkum dhe po me të njejten e këthente edhe imami. Pyetjet ishin të shumta dhe asnji nga ato nuk ishte normale , ato pyetje edhe po të ishin ba diku para 400-500 vjetve do ishin shumë budallaqe e jo ma të bahen tash në vitin 2014.
Selamalejkum hoxhë i nderuem; kam axhirue ramazanin deri sot, por sot e kam prish sepse më ka ardh ckli menstrual. A kam ba gjynah dhe a do më fal allahu ?! Ishte pyetja e disa femnave ndegjuese të RradioFontanës së Istogut.
Kam shkue me më fry hoxha i Pejës bani pyetjen nji tjeter dhe interesohej a ka ba gjynah dhe a do e denon allahu per këte nese asht gjynah me e fry hoxha?!
Ndëgjoja
me vemendje dhe papritmas telefonojë nji ndëgjues dhe i tha hoxhës ; a ban me u
pershendet me fjalë pershendetse në gjuhen shqipe o hoxhë ?
O Zot po
çfar propagande?!
Pra islamizimin e Kosovës nuk po e bajnë vetem rrjetet antishqiptare islamiste të rrymave të ndryshme, ate po e ndihmojnë direkt edhe mjetet mediatike si rasti i RadioFontanës së Istogut. Kjo per mendimin tim duhet me u ndalë dhe per mendimin tim organet shtetnore dhe ato komunale duhet me ba rregullore per radiot dhe Tv lokale , me precizue me ligj se çka mund të transmetohet e çka jo. Jo si deri tash në emnin e lirisë së shprehjes dhe lirisë e pamvarsisë së shtypit të bahet propagandë fetare e cila asht mjet trushperlamjeje e popullit të varfen, naiv, injorant e të paarsimuem të Kosovës. Kjo nese vazhdon dhe nuk ndalet do na sjell buzë shkatrrimit tonë si popull.
Unë personalisht nuk do reagoja nese kushdoqoftë e edhe hoxhallaret do flisnin në secilen nga gjuhet që me ligje dhe me Kushtetutën e Kosovës jan gjuhë me të drejtë perdorimi të barabartë, pra nese do flisnin serbishtë ( boshnjakishtë e kroatisht ) , turqishtë e gabelishtë sepse do kuptoja se flitet gjuha që Kushtetuta e Kosovës e ka pranue si gjuhë me të drejtë perdorimi dhe do kuptoja se ka qytetar në Kosovë që e kan gjuhë amtare atë gjuhë. Unë s`po kuptojë se pse po flitet arabishtja?! Kush e kupton ate? Ku ka arab në Kosovë?!
Poashtu nuk po kuptojë se si shqiptaret e mjer nuk po e shofin se cili asht rreziku i kësaj prapshtije e bastardimi të gjuhes tonë, cilat janë misionet e hoxhallarve dhe misionarve të tjer islamik në Kosovë.
Nuk po kuptojë se pse nuk reagojnë të gjithë ata shqiptarë me të cilet panderpre flas dhe trajtojë këte tematikë. Ata pajtohen me mu , ama askush nuk e ban asnji reagim. Posa shef hoxhen harron gjithçka dhe me perulje e pershendet me selamalejkum hoxhë efendi.
Kam disa miq e mikesha student në facebook dhe tmerrohem se si shumica e tyne flasin me mu per ramazanin dhe per axherimin. Pyes veten se ku jan ata profesor Universitar që nuk i shofin studentet e vet se ku kan vajtë dhe kah po shkojnë. Më duket se pikrisht profesoret jan fajtoret per këte mjerim dhe vetshkatrrim kombëtar.
Ndihmona o i Madhi Zot. Kendellja trunin shqiptarziut.