E enjte, 01.05.2025, 07:10 AM (GMT+1)

Mendime

Kim Berisha: Muslimanët - armiqtë e islamit

E merkure, 30.07.2014, 06:58 PM


Armiku më i madh i fesë islame sot janë vetë muslimanët

Nga Kimete Berisha

Në Maj 2014 e kemi parë videon publike ku shihet muxhahedini Lavdrim Muhaxheri bashkë me shqiptarë të tjerë duke i shkatërruar e djegur pasaportat e Kosovës!

Ky është gjesti më i mirë që kanë ditur të bëjnë për Kosovën ky grup muxhahedinësh, duke u distancuar dhe duke hequr dorë nga shteti i Kosovës dhe përkatësia kombëtare!

Lavdrim Muhaxheri me shqiptarë të tjerë në grupin e tij paramilitar ISIS kanë hequr dorë nga përkatësia kombëtare, por media e Kosovës, nuk po heq dorë nga ai, duke e prezantuar me fanatizëm të madh si shqiptar, kriminelin që publikisht ka deklaruar se nuk është shqiptar!

Ky vrasës monstruoz që sot e pamë në fotografi duke ia prerë kokën një fëmiu, nuk e konsideron veten shqiptar, e mohon përkatësinë kombëtare, e konsideron veten vetëm musliman.

Në çastin kur e shkatërroi pasaportën e Kosovës, deklaroi se nuk është shqiptar, por është vetëm musliman.

Me këtë rast ai tha se pasaporta e Kosovës është dokument i qafirëve ( jobesimtarëve).

Prandaj, duhet të thuhet e shkruhet se bota e pa sot një musliman, (jo një shqiptar), duke e prerë në fyt një fëmijë.

Sepse, këtë krim barbar të paimagjinueshëm nuk e bëri për patriotizëm e për atdhe, por e bëri për fenë islame!

E kjo fe që i obligon muslimanët në xhihad, po e përjeton një bumerang të paparashikueshëm dhe të pakuptueshëm në historinë e saj.

Xhihadi, që u paramendua si luftë kundër jobesimtarëve, u kthye në xhihad dhe luftë e përgjakur dhe rrënuese midis muslimanëve të së njejtës fe!

Armiku më i madh i fesë islame sot janë vetë muslimanët e armiqësuar dhe të ndarë rreth të njejtit Zot!



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx