E shtune, 18.05.2024, 01:03 PM (GMT+1)

Mendime

Ymer Halimi: Politikë e retarduar kosovare

E merkure, 30.07.2014, 08:00 PM


POLITIKANË E POLITIKË E RETARDUAR KOSOVARE

Shkruan Ymer Halimi

Derisa "politikanët e Kosovës" nga qershori i vitit 1999 e deri më sot, merreshin dhe merren me gjëra boshe, shaheshin mes vete, rrahnin ngjoksat kush ishte me çlirimtarë dhe bartës i lirisë e kush është tradhetar, e kush po grabit më shumë pasuri dhe i pengonin proceset demokratike; serbet mblidhnin "fakte" pa fakte, bënin edhe krime mbi rininë e vet në Kosovë, vetëm e vetëm per t'na deskredituar si Kosovë, para opinionit botërorë demokratik dhe na vunë në kurth të thellë në marsin e vitit 2004, që pasojat janë të pariparueshme. Ata dhanë miliona nga buxheti i shtetit, te Carla Del Ponte dhe Dick Marty, që të ngrenin çështjet diskredituese në Institucionet Europiane. Dhe, me shërbime të veta hynë thell në palcën e shtetit ë Kosovës, ku në pika kyçe të shtetit vendosen pasardhësit e shërbetorëve të tyre, të cilët sot na shiten për atdhetarë më shumë se askush.

Pastaj në një rast Kryeministri në detyrë, premtonte se do ta padiste D. Martin dhe heshti! Pse? Pse të mos i dërgohet Këshillit të Europës kërkesë për rishqyrtim të votimit të vet. Pse D. Marty dhe K. Del Ponte të jenë kaq të papërgjeshem ndaj kombit tonë, e ne heshtim, kur nga distanca e sotme argumentet e tyre dukën fare të paqena. Pse ata t’i lëm të qetë?!

Në anë tjetër, mjerisht, politikanët tanë krijonin shërbime, SHIK-a dh e Sigurim të Atdheut, për interesa partiake, n’emër të shtetit dhe u barikaduan përballë njeri tjetrit në pozicione lufte, shpifen te të huajt çka ditën më keq njëri për tjetrin dhe e lanë interesin shtetëror në hapësira boshe. Jetime.

Lirshëm mund të thuhet se asgjë, këto shërbime, nuk sistemuan për 12000 civilë të vrarë e të masakruar në menyrën më barbare; 5000 nga ata të zhdukur, e mbi 20000 dhunime, e shkatërrime masive të pasurisë, e të trashëgimisë sonë kulturore e historike. Nuk ngritën padi në institucione, forume ndërkombëtare kundër okupuesit shekullor, gjoja se “të vërtetën e di gjithë bota”, kinse mjafton që Serbia është humbëse. Harruan se kundershtari i plagosur është më i rrezikshëm se kur nuk ka plagë. Politikanëve tanë u mungonte vizioni, që 5000 viktimat,të cilat i solli Beogradi eshtrat e tyre në Kosovë, që të vorrosën në një shesh të përbashkët, që brezat të shihnin sa e çmuar është liria dhe ta faktonim vuajtjen e popullit tonë para gjithë botës. Nuk nxorën emrat e femrave të dhunuara, "në emër të një morali inekzistent, që shtiremi se e kemi, e mjerisht nuk e kemi". E tash, pas 15 vitesh, i bjen ndërmend ndonjë politikani, që qenka dashur të bëhej kjo punë shumë kohë më parë. Prandaj, këta janë politikanë të retardur, se jo mahi!

"Keta politikanë, të cilët vuajtja dhe mjerimi i popullit dhe lufta për liri nuk i bashkoi"; edhe sot e gjithë ditën, hiq më pak se 15-vjet, janë në skenën politike, ku duken të armiqësuar po aq sa atëherë, por, po bashkohen lehtë për kapje pushteti, duke harruar çdo gjë, si për shembull, Thaçi-Bukoshi, J. Krasniqi-I.Mustafa. Apo si mund t’a kuptosh që “islami politik”, që po i godet edhe vlerat e kombit më të cilat identifikohemi, të jetë aleancë jetike më PDK-në?! Në këtë pikë kam ndaluar ta pyes veten: Kush është Hashim Thaçi?! Si mund ta shpjegosh qëndrimin politik te tënë: “...me gjak i kemi krijuar institucionet, prandaj …”.  Këtu shihet si funksionon demokracia. Shumë shqetësuse! Por, këtu shihet edhe si është kapur shteti nga grupe të caktuar dhe askush nuk i ka dhënë llogari votës së lirë qytetare, për krimin mbi shtetin. Pse? Se nuk funksionon prokuroria dhe gjyqësia, për njerëz të pushtetit. Prandaj, këta politikanë, shihen të pa denjë ta udhëheqin Kosovën drejtë lirisë dhe shtetësisë se mirëfilltë, pa marrë parasysh begraundin e së kaluares. Këta janë bartës të dështimeve në Vjenë, Bruksel, privatizim dhe asimetri kushtetuese të paparë diku në botë. Këtu, në vendin tonë të quajtur Kosovë, janë bartës të kësaj kushtetute edhe disa kuazi-akademikë. Mjerisht!

Më pastaj, si mund të kuptohet që opozita nuk e bënte rrëximin e Qeverisë, por ajo bie, në dy mandate, duke e shpërbërë Kuvendin si jofunksional. Kjo është mënyra më e turpshme, që njihet në procese demokratike, për një opozitë. Paradoks i llojit të vet. Si mund të kuptohet logjika politike, kur opozita luan rolin, të cilin e dikton pozita, apo ajo sillet me dykuptimësi, herë si pozitë herë opozitë. Thjësht, këta politikanë opozitarë, ranë në kurthin qeveritar, se nuk kanë vizion për shtetin dhe demokracinë. Qeveria u diktonte agjenden politike edhe opzitarëve, dhe ishtë një hap para tyre, edhe pse ne disa segmente shtetëerore, qeveria është e kapura në krim e korrupsion, çka në demokraci vështirë se do qendronte më në këmbët e veta.

Qeveria e caktoi datën e zgjedhjeve, në kohën optimale për të, kur opozita ishte fare e pa përgatitur. Opozita e pranoi me një shpresë të rreme se do të fitojë. Përsëri, opozita mbeti opozitë dhe vetëm pas zgjedhjeve i ra ndërmend se si duhet të veprohet. Tani ka ardhur ngërçi politik, pozicion shahu – pat, qeveri – kryekuvendar.

Sot shtrohet pyetja cili është luksi i Kosovës, që të ketë qeveri me gjysmë legjimiteti, dhe i lejohet të marrë vendime jashtë mandatit !? Cila është arsyeja e kushtëzimeve (reciproke), apo mospranimi i ideve që janë në interesin e kombit edhe përberenda opozitës, por edhe pozitë e opozitë!? Vërtet është koha e ktheses së rëndësishme politike, por jo mbi inatet por mbi arsyen, se Kosova boll më është diskredituar dhe po jetojmë në geto!

E mendoj si zgjidhje Qeverinë Teknike, të përkohshme, që mos mbetet në vakuum qeveritar, dhe do të përgaitste ligj të ri zgjedhor, dhe ndërrime kushtetuese te nevojshme.

Ky ligj zgjedhor është fyes për demokracinë. I turpshëm.

Prapë, Intelektualët heshtin dhe ndihen komodë se kanë mundësi ende të pasurohen, e që në mënyrën më të pashembullt shkelin mbi interesin e kombit, me heshtje dhe mosveprim. Improvizojnë akademizëm thua se nuk kanë koncept për lirinë, dhe kur është në ekuivalencë intelektuali perballë monedhës-parasë dhe lirisë së mirëfilltë, ata zgjedhin heshtjen dhe monedhën.

Liria nuk ka vetëm kuptimin që fizikisht të jesh i lirë, të kesh shtëpi, veturë e patundëshmëri, por mbi të gjitha ka dimension shpirtëror, ajo që edhe sot, në shumë rrafshe po na mungon, e jemi të përbuzur moralisht edhe nga të tjerët.

Ky popull hësht! Pse?

Ndoshta, popull i papërvojë lirie. Ndoshta...!?

Por, kurrë nuk kam besuar se Carla Del Ponte dhe Dick Marty kanë kaq shumë miq mes nesh, siç shihet sot! Ndoshta nga kjo kuptohen të gjitha dështimet politike dhe ngerçet politike, e shpifjet politike, që i patëm dhe i kemi sot.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora