Mendime
Kim Berisha: Mos mbetsh me t'qajtë Fuad Ramiqi
E premte, 01.08.2014, 07:24 PM
Mos mbetsh me t'qajtë Fuad Ramiqi.
Nga Kimete Berisha
Sipas dokumenteve të AKI-së, Fuad Ramiqi ishte (vetëm një ditë), trupëroje e Ahmet Krasniqit, dhe ditën kur e vranë Ahmet Krasniqin, nuk qëlloi në vendin e tij të punës, pranë kolonelit.
Në raport thuhet se AKI ka në dorë faktet që Fuad Ramiqi u betua në FARK dhe para ministrit të Mbrojtjes, një ditë para se të vritej koloneli.
Kurrë nuk u kuptua vendndodhja e tij ditën kur u vra Ahmet Krasniqi.
Nuk u kuptua as si u ngrit pastaj në karrierë, dhe nga trupëroje u bë këshilltar i zëvendësit të Ahmet Krasniqit, Halit Bicajt.
Kurrë nuk protestoi, as nuk e përmendi, as nuk e tha një fjalë të vetme për vrasjen e Ahmet Krasniqit, e sot, dyfytyrësia e tij, kishe po organizoj protestë për Gazën.
Biografia e publikuar e Fuad Ramiqit, sipas AKI-së, është e errët si nata pa hënë, prandaj çifti i tij edhe viktimat i fyen, kur proteston për to, e në realitet, ai përpiqet të rikthehet në "jetë" politike, nëpërmjet vdekjes, duke i shfrytëzuar për qëllimet e tij personale viktimat e vrara barbarisht në Gaza..
Fuad
Ramiqin e portretizon AKI-ja si agjent të Serbisë dhe beson se ai është
rekrutuar nga
AKI beson se Fuad Ramiqi vazhdon të jetë i lidhur me strukturat ushtarake të Serbisë që trashëguan KOS-in, si VBA apo VOA. Por tani e vazhdon aktivitetin si lobues i vijës ekstreme të myslimanëve.
Por, e ka kot.
Nuk mund të "fshihesh" pas gjakut të huaj!
As të pastrohesh nga mëkatet e t'ua, me "fjalët e Perendisë"!
Bash kush s'duhet-të sheh kur bën padrejtësi e kur manipulon.
Bash Ai që i di të gjitha (Zoti), të sheh, dhe ua "tregon" (me shenja) njerëzve të mirë të vërtetën për ty!
P.S. Vetëm të pafajshmit e dinë se se a është më keq të jesh një herë fajtor, apo përjetësisht i dyshuar për faj!