E enjte, 01.05.2025, 01:36 AM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Serbo-shqiptarët në luftën e Sirisë!

E diele, 03.08.2014, 07:00 PM


Serbo-shqiptarët  në luftën e  Sirisë  për para dhe"Allah" e fe  !

Nga Asllan Dibrani

Konflikti dhe lufta civile  në Siri, që kur ka filluar   mes regjimit  të Bashar Al-Assadit dhe rebelëve sirianë, në fushëbetejat dhe frontet e Sirisë  u përfshinë numër i madh   vullnetaresh    dhe mercenarësh.

Kjo luftë  tërhoqi  edhe një  numër  të konsiderueshëm  nga shtete e Ballkanit , kundër  dhe pro Al-Assad-it. Mercenarët nga vendet e BE-së nuk janë vetëm myslimanë, por edhe të krishterë, katolik e ortodoks. Përfshirja nga Ballkani  në këtë  luftë, është  ma e theksuar pjesëmarrja e shqiptarëve dhe serbëve!Vetëm nga Kosova janë mbi 150, po që nuk kemi ndonjë rezervë nga të dhënat zyrtare të qeverisë   Thaçi në ikje .Qeveri, që në kohën e saj,prodhoj dhe    përgatiti  teren     terrorizmit   dhe ekstremizmi të pa parë  në (Historinë e shqiptarëve)!?. Po edhe nga  Shqipëria, në regjimin e Salih Berishës  u rekrutuan me qindra  njerëz për luftën civile në Siri. Edhe për atje  thuhet qe ka  mbi 120  veta?. Edhe këtu ka mundësi dhe mos përputhje  me realitetin.  Aspak nuk ka mundësi të jetë reale kjo shifër  as  në Shqipëri, po as në Kosovë po me rendësi eshtre se shqiptaret,  po manipulohen dhe mashtrohen.  Ata po mbesin  vegël  e huaj pa interesa kombëtare . Kosova s'ka treguar ndonjë  sinjal  të ndalimit të këtij fenomeni aq  vetëvrasëse    në arenën ndërkombëtare.  Përkundrazi nga radhët e qeverisë  së Kosovës, edhe përkrahen sidomos nga  disa deputet me prejardhje  jo shqiptare?. Në këto fronte nuk shkojnë "shehit " vetëm shqiptarët, por në këtë luftë kundër regjimit  të Al-Assadit shkojnë mijëra persona nga vendet e BE-së dhe nga mbarë bota.

-Zyrtarisht ndërkombëtar  thuhet se në Siri luftojnë mbi  65.000 luftëtarë të huaj, ndërsa presidenti sirian Bashar Al Assad, flet për një shifër prej mbi 100,000 të  luftëtarëve dhe mercenareve  të huaj.

Megjithatë, regjimi  i Al-Assadit nuk është i vetëm, sepse në krahun e tyre luftojnë mijëra vullnetarë,si mercenarë, të cilët paguhen për të mbrojtur regjimin e  tij . Numri më i madh i mercenarëve ballkanik  janë serb  nga Serbia,  rreth 500 të tillë.

Pjesëmarrja e shqiptareve në këtë luftë  ka një epilog tragjik, as pak të favorshëm për shqiptarët?. Për ta fuqizuar këtë mendim kemi njëmijë e një  fakte, argumente dhe dëshmi që këta  mercenarë  shqiptar, po i krijojnë një  imazh të keq vendit sidomos me terrorin që po i bëjnë atje ,atij populli .Shqiptarët atje paraqiten  si  mercenar në anën e rebelëve,terrorist , si vrastar , si hajna, me plaçkitje kasap me prerje kokësh  atij populli  të varfër e të mjerë. Organizimi i tyre është i dobët që ka një sinjal negativ në epërsi të  serbeve në këtë  luftë .Është e dhimbshme  tragjike  pjesëmarrja e shqiptareve    të mbështetur për   "fe e allah"  të pa shkolluar  shumica analfabet dhe mercenar po edhe ordiner duke u vrare për ditë ne fushat e betejës, po edhe në  vepra ordinere  . Këta    mercenar   të mashtruar nga hoxhallarë të ndryshme, po lënë eshtrat në tokën e Sirisë. Këta kane trurin  e  shpërlarë nga një literaturë   prpoganduese e sektit islam, po për ata qe nuk dine shkrim lexim  ciceron i kane hoxhallarët  si mashë të Beogradit.

Po, serbët ku gjenden në krah të kujt luftojnë!?...

Edha ata janë të përfshire në këtë luftë,  po në krahun  e Al-Assadit.  Këta shumica e tyre janë  të përgatitur   me përvoja ushtarake    , si pilot , rreshter ,  toger etj.  Pjesëmarrja e tyre si profesionist dhe  shkolluar,paguhen si mercenar shumë mirë,  po edhe  janë të përcaktuar në vende kyçe me arsenal    armatimi modern  e përkrah të pushtetit  të Al Asaadit ,ndërsa shqiptarët në krah të  rebelëve dhe  grupeve terroriste    bëjnë luftë me  pushke dhe thika  karshi avionëve luftarak,  raketave dhe  teknikës   moderne qe ka Siria si shtet.

Shqiptarët dhe serbet janë të rreshtuar kundër njeri tjetrit. Nuk u dëgjuar akoma që ka të vrarë nga 500 serbët , ndërsa  shqiptarët nuk e di a do të kthehet kush i gjallë prej tyre. Kur themi kështu  duhet shtuar se këta shpesh janë gjetë prej tyre edhe  në grupe të ndryshme  dmth në front kundër njëri tjetrit.  Lind pyetja si përfundim , ku qëndrojmë ne shqiptarët?.Ku jemi ? Kah jemi duke shkuar ?.A dimi ndonjë herë  të bëhemi  shërbëtor të vendit tonë, apo  të mbesim  si vegël e huaj gjithmonë?. Nga kush nga hoxhallarët,  ekstremist  për interesat  arabe qe s'ta kanë njohur akoma shtetësinë e Kosovës ?.Pse lejohet të  manipulohet nga  një numër i  vogël  mercenarësh dhe islamikësh   ekstrem si  rom, hashkali dhe boshnjak  bashkë me ta edhe të konvertuar serb në islam  të udhëhequr nga Serbia!!!????... "Serbët luftojnë në anën e Asadit për 2.000 deri në 5000 euro me teknikë  moderne që rrallë bien viktimë,ndërsa  shqiptarët në anën tjetër përkrah rebelëve  si mercenar  për  "Allah e fe"!?...  Atje  bëhet lufta mes sunitëve dhe shiitëve, qe shqiptarët asnjëra as tjetra si pengon, as që duhet t'i tërheq  pas vete deri në dhënien    e jetës për ta. Kosova dhe trojet tjera shqiptare kanë   mbetur akoma nën zgjedhën e sllaveve,grekëve dhe maqedonasve, ku janë këta mercenar!!!???...Këta bëjnë një luftë  primitive me  pushkë e thika  në dorë  duke  vrarë e prerë në fyt   fëmije , gra dhe  pleq të pafajshëm.

Edhe ata i përkasin fesë islame,  por jo si këta .! Shqiptarët kanë mbetur  me tespi në dorë dhe  librin e shenjtë " Kuranin"  duke e lexuar  i cili u shkruar dhe  botuar, para një mijë viteve ndërsa  Al Asaadi dhe mercenarët serb e shfrytëzojnë, pos biblës së tyre  në besimin e tyre  për të krishterët edhe  teknologjinë ma moderne   të kohës , po edhe  arsenalin  ushtarak , pastaj  ju epni prognozën se kush do të jetë i fituar, ata  me thikë në dorë apo ai me avion?.Këtë ma se miri  e dëshmoj edhe  vet Lavdim Muhaxheri  një kryeterrorist  i përfshirë në këtë luftë të përgjakshme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx