Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Papa Françesku vjen në Tiranë
E enjte, 07.08.2014, 07:55 PM
SHEJTNIA E TIJ, PAPA FRANÇESKU VJEN NË TIRANË...
Shtrohet një “sofer” pa sofrabez dhe mësalla shkodrane...
Nga Fritz RADOVANI
?Qellimi i vizitës së Shejtnisë së Tij Papa Françeskut në Shqipni...
Papa Françesku ka thanë se Shqipnia asht vendi i parë europian që ai ka në plan të vizitojë në shtator, me qëllim që me nderue të gjithë Ata që vuajtën nën komunizëm.
?Programi i shpallun per viziten... Botue në gazeten “Dielli” me 31 Korrik 2014:
Është përmbyllur programi i plotë i vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri më 21 shtator 2014 në të gjitha detajet e tij. Koordinatori i përgjithshëm i vizitës së Papës, Doktor Albert Nikolla, ka lexuar sot programin dhe logon e vizitës në një konferencë shtypi në katedralin e “Shën Palit” në Tiranë.
Më 21 shtator 2014, ditë e dielë, Papa do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit në orën 9.00 ku do të pritet me një ceremoni të veçantë nga Kryeministri shqiptar Edi Rama.
Në orën
Në orën
Në orën 11:00 do të kremtohet një meshë në sheshin “Shën Tereza”, shoqëruan nga fjala e Papa Françeskut në fund të saj.
Në orën 13:30, Papa do të takohet në një drekë me Ipeshkvinë shqiptare dhe shpurën papnore.
Në orën 16:00, Papa do të takohet me krerët e komuniteteve të tjera dhe komuniteteve të krishtera në Universitetin katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” e aty do të mbajë një fjalim.
Në orën
Në orën
Në orën 19:45, Papa do të largohet me një ceremoni nga aeroporti “Nënë Tereza”.
***
?Çka pritet nga ky program?! Hartuesit e tij a i pergjegjen qellimit të vizitës?!
E tham me bindje të plotë se jo!
Në program mungon “vizita e qendres së Gjenocidit komunist në Europë” ku, u ushtrue në mënyren ma barbara Gjenocidi komunist kundrejt Klerit Katolik Shqiptar, i mungon SHKODRA MARTIRE e masakrueme nga viti 1944 – 1991...
“Besa, Bujaria dhe Burrnia” janë të daltueme në Gurët e Kështjellës Rozafat!
Atje asht edhe “Burgu i Kishës së Fretenve”... Ma i tmershmi n’ Europen komuniste, ku, krimet dhe torturat ishin ma mizoret... Kleri i sotëm a e di këte?!..
Vizitës i mungon Bekimi i Vorrezave të Martirëve t’ Atdheut dhe të Fesë...nder zallishta e prroje pa asnjë Kryq tek koka... I mungon ndezja e një qirit pranë Pendës së Kirit, dhe ajo e palejueshmja, i mungon Bekimi i një “Monumenti” të dishruem tash sa kohë!..
***
Në Tiranë Papa Françesku, do të takojë disa nga persekutorët dhe shumë trashigimtarë e atyne që kanë krye Gjenocid kunder Popullsisë dhe Klerit Katolik Shqiptar, pikrisht, vrasësit ma barbar t’ Europës, dhe jo, të persekutuemit nga Gjenocidi.
Mbas 70 vjetësh masakra dhe shfarosje, Vorrezat e Martirëve të Atdheut dhe të Fesë Katolike presin Bekimin e Papës... Presin Shejtnimin e të gjithë të zhdukunve nga lufta e pamëshirshme antikatolike dhe antishqiptare... dhe jo, perjashtimin e Atyne që nuk kanë kursye as jeten, as vepren per “Fé e Atdhé”! Presin Shejtnimin nga Papa, të gjithë Ata Klerikë Katolik Shqiptar e Atdhetarë, që nuk u perkulën nga tortura dhe masakrat kur U asht kerkue “shkëputja nga Papa dhe Vatikani”, po dhane jeten e Tyne tue thirrë: “Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Papa, Rrnoftë Feja Katolike, Rrnoftë Shqipnia!”