E hene, 29.04.2024, 05:31 AM (GMT+1)

Mendime

Besim Gollopeni: Të rinjët në luftërat e huaja!

E marte, 12.08.2014, 07:10 PM


Referuar pjesëmarrjes së të rinjve kosovar në luftërat e huaja (Siri dhe Irak)!

Nga Besim GOLLOPENI, Sociolog

Pjesëmarrja e të rinjve shqiptar nga Kosova dhe trojet tjera etnike në luftëra e huaja (Irak dhe Siri), kohëve të fundit e veçmas pas arrestimit të 40 personave të dyshuar për përfshirje në rrjetet terroriste (luftëra), është bërë temë qendrore mund të thuhet në qarqet mediale por edhe shoqërore në sociologjinë kosovare dhe më gjerë. Aksionet për luftimin e terrorizmit i çfarë do natyre qoftë ai (terrorizmi), dhe ku do qoftë, është përgjegjësi e institucionale por edhe e secilit qytetar, të jep kontribut për aq sa mundet në luftimin kundër fenomeneve negative në shoqëri e veçmas për temën në fjalë. Më shumë se sa të debatojmë, e të bëjmë “Shoë Medial”, veçmas në rrjetet sociale, e kam potencua edhe në shkrimet e tjera se, do të duhej të identifikohen (hulumtohen) nga instancat përkatëse së paku 2 (dy) çështje tejet të rëndësishme, siç janë: a) Cilat janë shkaqet e përfshirjes së të rinjve në këto luftëra?, dhe b) Cilat mund të jenë pasojat për shoqërinë dhe vendin e Kosovës nga pjesëmarrja e të rinjve kosovar në këto luftëra? dhe për fund, do të duhej të hartohen plane dhe strategji (siç u pa edhe sot nga arrestimi i 40 personave  nga PK dhe të tjera) konkrete për luftimin e këtij fenomeni negativ... Ndërsa, mendoj se është jo korrekte dhe jo e sinqertë ti jepet konotacion kaq i ngushtë këtij fenomeni me përmasa shumë më të gjera se sa shihet dhe interpretohet nga individ të caktuar. Të thuhet se shkaku kryesor është indoktrinomi apo në disa raste duke e etiketuar vet fenë Islame në këtë fenomen negativ, më duket shumë jo etike, jo profesionale dhe për më tepër kujtoj se ka qëllime më shumë se sa kaq, nga individ dhe qarqe të caktuara..., më shumë se sa për të luftuar në të vërtet këtë fenomen negativ... Kur shqyrtohen tema të ndjeshme siç është rasti me bindje të caktuara ideologjike, shikuar nga këndvështrimi sociologjik, tërheq vëmendjen se do të duhej të jemi shumë të kujdesshëm për arsye se, duke u munduar të ndihmohet në daljen nga situata të këtilla, mund të ndodhin të pa pritura të padëshiruar...

Për aq sa kam mund me u njohë me biografinë e shkurtër të të dyshuarve për përfshirje në luftërat në Siri dhe Irak, por edhe të atyre që janë të përfshirë drejtpërdrejt dhe që janë të njohur për publikun e gjerë, përmes mediumeve dhe rrjeteve sociale, kujtoj se, të involvuarit në këtë fenomen negativ për shoqërinë dhe vendin, janë kryesisht të rinj dhe me një gjendje ekonomike jo edhe aq të mirë. Çfarë donë të thotë kjo!?, mos vallë këtë të rinj janë viktimë e pa pjekurisë (moshë e re) për të marrë vendime kaq të rëndësishme me impakt permanent për jetën e tyre dhe më gjerë, apo janë këta të rinj të cilët për arsye të ndryshme mbase braktisin bankat shkollore duke rënë pre e mashtrimeve dhe kështu duke u viktimizuar, mos vallë është gjendja ekonomike ajo që ju dikton këtyre të rinjve të bëhen pjesë e mashtrimeve deri në viktimizim, etj!?. Studime të ndryshme sociologjike kanë treguar se më së shumti kanë të ngjarë të viktimizohen kategoritë e sipërpërmendura.  Pra, për dilema si këto dhe të tjera të ngjashme, do të duhej para së gjithash të gjenim përgjigje në pyetjen: Sa po punohet në mirëqenien e këtyre kategorive shoqërore?.

Si përfundim, kujtoj se tema si kjo, mund ti ketë rrënjët shumë më të gjera se sa në atë, në të cilën po aludohet... Për daljen nga situata të kësaj natyre (fenomeneve negative), përveç asaj që u tha, më mirë se kush do tjetër mund të ndihmojnë vet prijësit e vijës së njëjtë apo të përafërt ideologjike, programet edukativo – arsimore, institucionet e rendit dhe ligjit dhe të tjerë akter...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora