Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Burri në kohën e paratëparëve tanë
E enjte, 14.08.2014, 08:00 PM
Një tradite e paratëparëve tanë që ka zënë vend sot në shoqërit e qytetruara , gruaja lindë në prani të burrit
Burri lehonë në kohën e paratëparëve tanë.
Nga Fahri Xharra
Do të
flasim për një kohë shumë të largët; shumë herët por që lidhet kryesisht me ne
si banorët e parë të kësaj pjese të
madhe të Europës , që sot e quajnë Ballkan.. Në mdihmë më erdhi arkeologëja dhe
antropologëja , specialistja e kulturave
indo-europiane dhe para-indo-europiane ( paratëparëve ) , një Zonjë , Maria
Gimbutas hulmtuese e universitetit të Harvardit , e cila këtë kohë ( që ne e quajmë koha e
matriarkatit )ajo i thot shoqëria «
matristique » (matristike) , për të
shënuar një tip apo një lloj të shoqërisë e cila ka jetuar disa dhjeta
mileniume përpara nesh, që prej kohës së paleolitikut të mbrendhsëm deri në
fillimin e kohës historike , 3000 vjet paraKr. apo fillimi i kohës së patriarkatit , kohë që u
shtri me maturi kohore. Sipas saj dhe teorive të saja , kjo kohë ishte e përhapur gjatë gjithë
parahistorisë. Studimet e saja 15 vjeçare bazohen në kampanjat e saja arkeologjike të cilat i quan “Europa e vjetër (l'ancienne
para indo europiane” , kryesisht në Ballkan ; përgjatë rrjedhës së Danubit . ( Koha e Dardanisë së vjeter dhe vendi i kulturës së Vinçës 5000-3000 paraKr, vërejtja e ime)
Dhe , kësaj koheje parahistorike (paratëparëve ) i takon koha kur burrat e merrnin rolin e lehonës dhe kujdesin ndaj të posalindurit ; sepse ishte koha e matriarkatit ( koha kur gruaja vendoste për çdo gjë në familje dhe shoqëri.) , Pra ishte koha e Europës së vjetër parindoeuropiane ; koha ,kur çdo gjë filloi prej nesh.
“Shqipëria, vendi ku burrat shdërrohen në gra dhe gratë në burra” ishte shkrimi Dr, Moikom Zeqos , në të cilin ai thot : “ Titulli i mësipërm është kaq sensacional sa mund të konceptohet deri në kufijtë e marrëzisë. Çdo lexues mund të dyshojë dhe të jetë skeptik dhe qesëndisës. Në të vërtetë unë nuk kam ndërmend të bëj shaka dhe as të mikloj botën me sensacione. Dua të kumtoj publikisht një etnopsikologjike të shqiptarëve në rrafshin e qytetërimeve të Evropës dhe të Ballkanit.” Pra , i nderuari Dr. Moikom Zeqo na flet për kohën kur burrat e bartnin lehoninë si obligim prindor ,për të posalindurit..
Fjalori i Kristoforidhit ka të dhëna të mrekullueshme dhe herë-herë të çuditshme. Kristoforidhi ka mbledhur frazeologji popullore me një poetikë të brendshme dhe befasuese, ka të dhëna për kultet pagane, madje dhe citon vargjet folklorike. Shënimet e Kristoforidhit janë plot substanca gjuhësore dhe historike. Nuk harron analizën e etimologjisë dhe atë të fjalëformimit. Në faqen 211 të këtij fjalori Kristoforidhi e shënon fjalën e rrallë “mërkosh”. Këtë fjalë ai e ka gjetur në fshatin Dumre, në Shpat të Elbasanit. Njëjësi “mërkosh” e ka shumësin “mërkosha”. Sipas Kristoforidhit “mërkosh i thonë atij burri, që i ka pjellë gruaja, i cili “dergjet “ në shtrat posi lehonë dhe pret e përcjell ata që vijnë për ta parë”. Ky fakt i pabesueshëm hap një hulli të madhe studimi..
Sipas Çabejt, zakoni i mërkoshit quhet në gjuhën e shkencës universale të antropologjisë me emrin “kuvadë”. Çfarë përfaqëson kuvada? Ky zakon është tipik për popujt shumë të lashtë, madje për ata popuj që quhen paraindevropianë. ( Mua nuk me pelqen termi “kuvada “, sepse ne frengjishte ( la couvades) ,nga ku shkenca e ka marrë këtë fjalë do të thot ndeja e pulës , klluq mbi vezë për tri javë; kurse ne këtu flasim per një kohë të shkurtër pas lindjes të posa lindurit; pra koha e lehonisë ( në Dugagjin : llahusë, llahusëni )
Disa nga
karakteristikat. që kishin popujt paraindoevropianë janë edhe zakoni i kuvadës
(Lehonisë) si dhe sistemi i numërimit vigsimal d.m.th. i njësisë me 20 shifra,
që quhet 20 përfaqësuar nga numri 1, apo 40 përfaqësuar nga numri 2, por që në
realitet parakuptojnë për 20 numrin 2 dhe për 40 numrin 4 në fillim të
emërtimit. Të dy këto gjurmë paraindoevropiane ruhen tek shqiptarët. Tek
sistemi i numërimit akoma dhe sot ne kemi gjurmën e sistemit vigisimal.
“Autorët tjerë e kanë vërejtur dhe shënuar që fjala mërkosh përdorët në krahinat rreth Elabasanit, të Çermenikës . të Myzeqesë dhe anëve tjera. ( e njohur është dhe në rrafshin e Dukagjinit ,shënimi im .Lexo Muahmet Rugova “ Aromë Gjakove” ). Kujtimi dhe rikujtimi i së kaluarës ishte i gjallë edhe në kohën më të re (1939) , ne rrethin e Elabasanit dhe edhe gjithashtu në regjionin e Himarës (Çabej 1935: 556-572). Antropologëja britanike Margaret Hasluck e kishte shënuar një rast të Lehonisë së burrit (kuvada) , i cili kishte ndodhur në qytetin e Elbasanit me 28 Janar 1928. Flitej për një burrë të Veriut të Shqipërisë , të besimit katolik i cili kishta ardhur për të punuar në Elbasan dhe që ishte martuar me një femër të besimit ortodoks . Kur gruaja i lindi së pari , i mësuar nga tradita e familjes së tij veriore kishte shkuar të përgëzoj t`ëmën e së shoqës, dhe ... ajo e gjeti dhëndrin e shtrirë afër gruas së tij , Na erdh shum turp, thoshte ajo. ; dhe vjehrra mbeti e habitur gjatë spjegimi të dhëndrit se ai e kishte vazhduar traditën e fisit të tyre. (Albert Doja,Naître et Grandir chez les Albanais La Construction Culturelle de la Personne (Les Éditions L’Harmattan Paris – Montréal 2000 )... (« elle a trouvé, à sa grande horreur, le mari au lit à coté de sa femme sur le plancher… Na erdh shum turp, “nous avons eu très honte”, a-telle déclaré… La belle-mère, elle-même suffisamment scandalisée, lui a expliqué qu’il avait suivi la coutume de sa tribu lointaine » (1939: 20).
“Lehonia e burrit” paraqitet tek popujt e vjetër , shumë të vjetër që jetojnë largë njeri tjetrit në një formë fundamentalisht identike ( të ngjajshme) , si tek populli Bask
( Spanjë dhe Francë) ku shprehia e kohës së matriarkatit jeton ende, “ ku edhe burri e merr vendin e tij në shtratin e lehonës ,dhe kujdeset për të posalindurën apo posalindurin.
(Van Gennep 1943 )
Përndryshe gjuha shqipe e ruan fjalë e posaçme “ mërkosh” apo “burri-lehonë”. Ky term gjindet në Fjalorin Shqip- Greqisht të Konstandin Kristoforidhit ( nga gjysma e dytë e shek. të 19-të , i cili u boatua ne Athinë , 1904 . Fjala mërkosh ishte regjistruar në rrethin e Dumresë dhe të Shpatit të Elbasanit më një përkufizim si (1961:211) : “ I thonë ati burri që i ka pjellë gruaja, i cili dirgjetë ndë shtrat posi lehonë dhe pret e përcjell ata qi vine për ta pam. “
Dispozitat psikologjike e sjegojnë që një burrë duke ndejur afër gruas së tij e shprehë dhimbjen dhe kujdesin e tij ndaj saj në ditët e pas lindjes, lehonisë. Edhe sot në botën moderne , gratë lindin në praninë e burrit dhe në shtëngimin e grushtave ndër veti.
“Një herë
e një kohë, grave të kësaj krahine iu duk e pahijshme, ndërkohë që burrat
bridhnin lirisht pa pasur asnjë detyrim,
ato të shkretat duhet të mbanin edhe barrën e shtatzanisë edhe belanë e rritjes së fëmijëve. Në një kuvend
popullor ato vendosën t’i përgjëroheshin shenjtit pa emër të Tomorrit, malit që sundon qytetin e
Beratit. Të gjitha sëbashku iu lutën që ta ndante këtë peshë: burrave t’u jepte
dhimbjet e lindjes dhe grave rritjen e fëmijëve. Shenjti pranoi dhe gratë u
kthyen në shtëpi shend e verë. S’shkoi shumë kohë kur njerës prej grave na i
erdhi ora për të lindur.... (Mary
Douglas (citée dans Rivière 1974: 423)) /.....
Dispozitat psikologjike e sjegojnë që një burrë duke ndejur afër gruas së tij e shprehë dhimbjen dhe kujdesin e tij ndaj saj në ditët e pas lindjes, lehonisë. Edhe sot në botën moderne , gratë lindin në praninë e burrit dhe në shtëngimin e grushtave ndër veti.