E premte, 13.12.2024, 05:44 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Serbët po na vjedhin ardhmërinë!

E enjte, 26.06.2014, 06:32 PM


Europë hapi sytë, serbët po na vjedhin ardhmërinë!

Nga Fahri Xharra

Shikoni se sa të vjetër qenkan serbët: “ Serbia antike ,në mbrendinë tokësore të saj është quajtur Dardania, sipas Dardanit,gjegjësisht Sardanit, Sarbonit që nga shekulli i XiV para krishtit, dhe Serbija antike përgjat bregdetit të Adriatikut është quajtur Iliria. Pra Serbia qenka para 34 shekujve ne këto anë . “Zbulim” epokal i serbëve. Europë e pranon këte “histori”?

“ Profesori Radivoje Peshiqi , bindshëm flet për përkatësinë serbo-sllave të Trojës: Me analizën komparativelinguiste të veprës së Homerit , me një saktësi të madhe e nxjerrë analogjinë ( ngjashmërinë) e gjuhëve parahelene, latine dhe sllave, dhe me saktësi të drejton në komponentën e fuqishme sllave te  Pellazgishtja, dhe me këte e lëvizë rrethin pellazg në lindje, perëndim dhe veri ku ata (pellazgët,pra) do të na lënë një ndikim të madh edhe sot në gjuhën tonë ( pra,serbe) “.

E jona ku qëndron? të mbrojmë teoritë turke   dhe serbe për historinë tonë dhe të bimdemi që jemi rishtas  të ardhur?

Gënjeshtrën nuk e kemi hak e as që na nevojitet,  se ne  i kemi faktet  dhe provat të cilat e trondisin botën e sinqertë. shkrimi nuk mëton të jetë studim historik ; por vetëm një kënd tjetër i vështrimit të pafytyrësise  serbe në vjedhjen e historisë sonë.

“Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë,  nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes,  historisë dhe gjuhës,  sa shqiptarët. “”. (Johan Tunman,  1774,  Leipzig).

E pse ishim të pannjohur ;edhe pse jemi populli kryesor,  i lashtë, i rëndësishëm dhe se çdo historian ( jo serb,  jo grek  jo turk)  na njifte dhe me historinë tonë e plotësonte zbrazëtin e madhe në historinë e vjetër të Europës.?

Ne ishim të nënshtruar,  ne ishim  fatkeq  ne ishim të pa fuqishëm, dhe historianët

( serbët, grekët dhe dashamirët e tyre; dashamirët e falsifikimit të qëëllimshëm)) shpesh ishin aq të  padrejtë,  sa  terësia e jonë historike  u copëtua në copëza të pa përfillëshme.

Po sot, ku jemi sot? A i bindemi fakteve historike për ne, apo prap i nënshtrohemi diktatit të të tjerëve  për shkruerjen e historisë sonë ?

Novak Andesiliq në librin e tij:  “ Mali i Zi, djepi i Homerit,  Gjuha trojane  është sllave”  shkruan:  “ Autori Straboni ne librin e tij “Gjeografia” shkruan se Ilirët,  Eporotët dhe Maqedonasit e flasin të njejtën gjuhë.duke qenë se Frigasit jetonin në mes të këtij trekëndëshi,  e logjikshme është se eddhe gjuha e tyre ishte ilire, ne të të njejtën kohë maqedone dje epirote. Historiani i shek XIX-të,  Xhon Kembel shkruan: ” Në perëndim të Maqedonisë jetonin Dardanët dhe Ilirët,  dy emra që e shënojnë të njejtin popull- popullin serb” .

Europë , ne flejmë!

” Profesori Radivoje Peshiqi,  bindshëm flet për përkatësinë serbo-sllave të Trojës:  Me analizën komparativelinguiste të veprës së Homerit,  me një saktësi të madhe e nxjerrë analogjinë ( ngjashmërinë) e gjuhëve parahelene,  latine dhe sllave,  dhe me saktësi të drejton në komponentën e fuqishme sllave te  Pellazgishtja,  dhe me këte e lëvizë rrethin pellazg në lindje,  perëndim dhe veri ku ata (pellazgët, pra) do të na lënë një ndikim të madh edhe sot në gjuhën tonë ( pra, serbe) “

Ne kush jemi? :”Joseph Ritter von Xylander (1794-1854) në studimin e tij “Die Sprache der Albanesen oder Schkipetaren” (Frankfurt-1835) vijnë deri në përfundimin se “Gjuha shqipe, nuk ka marrë përkatësinë e saj evropiane për shkak të ndikimit të gjuhëve tjera evropiane, por ajo është njëra nga gjuhët bazë e themelore e gjuhëve të lashta evropiane”. Edhe më konkretisht dhe që më vonë e deri në ditët e sotme mbeti si teori e pakontestueshme në shkencën e gjuhësisë, është ajo e Franc Bopp (1791-1867), i cili në librin e tij “Uber das Albanische und….” (Berlin 1855) shkruan: “Padyshim që gjuha shqipe i takon familjes së gjuhëve indoevropiane, mirëpo në bazat dhe elementet e saja përbërëse ajo nuk ka asnjë gjë të përbashkët me gjuhët sanskrite perëndimore të globit, kështu që ajo del si një gjuhë në vete, një degë e veçantë e familjes së gjuhëve indoevropiane”. Me këto studime dhe qindra të tjera, të bërë në etapa të ndryshme kohore është vërtetuar shkencërisht se gjuha shqipe është një ndër gjuhët më të lashta të kontinentit.” (Xhemal Ahmeti)

” Sikur të shikonim nga e kaluara e flaktë e krejt Europës dhe gadishullit tonë, nga e cila njerzit e thjeshtë të Ballkanit janë bërë Zotërues të Botës,  kurse  Serbia është toka, nga  e cila kanë dalur të mëdhenjt të cilët ia kaë zgjatur jetën perandorisë Romake për disa shekuj.Psh. Imperatori Julian i njohur si Juliani Renegat i lindur në vitin 332 në Carigrad  (Konstantipol fxh)  në familjën e Konstantinit të Madh , nuk është  imperator serb por është i familjes  që ka rrjedhur nga teritoret e tokave serbe dhe nga nga ai mes ento-kulturor ”(burime serbe).. Pra ?

Kush janë shqipëtarët ? Pse lindën në vendin më ideal të Planetës Tokë? Pse e flasin  mu këtë gjuhë , sa është  e madhe kjo gjuha shqipe?  A ka konspiracion ndërkombëtar  botëror kundër gjuhës shqipe? ”  Janë këto pyetje  që ishim dashur ti bënim ne  për vetvetën por edhe të tjerëve . E shifni që edhe në këtë aspekt na jemi viktima , dhe gjithmonë jemi flijuar nga të mëdhenjt.?   Europë qeshu më në fund !

Michael Attaleiates (1034) shkruan; “Arvanitët janë njëri nga popujt më të çuditshëm, ata nuk i ka bindur Roma e as katolicizmi, nuk e dij se sa sukses do të kemi ne. Ata i mbahen ende origjinës së tyre pagane dhe nuk e braktisin vendin, por vetëm sillen rreth e rrotull në të njejtin vend”. Se shqiptarët nuk kanë hequr duar nga rezistenca e tyre dëshmojnë edhe fragmentet nga libri i Ana Komnenos (bija e sundimtarit Alexios I. Komnenos) “Alexias” (1107-08) e cila flet për një principatë “arvanite” të udhëhequr nga Progoni që është quajtur “Arbanon”. Principatë, që sipas historianit francez Alain Ducellier është shtrirë në mes të lumenjëve Mati dhe Devolli. (Xhemal Ahmeti, Shqiptarët dhe Europa ).

Serbia është ajo e njejta gjithë kohën .Serbët janë të njejtë që kur erdhen kendej pari,  me të njejtat apetite për zvoglimin tonë apo edhe mundësisht zhdukjen tonë të tërësishme si komb.Ata e dinë se ku të qëllojnë, i kanë caqet e tyre të shenjuara mirë,  i kanë planet e tyre,  i kanë stratëgjitë e tyre kundër nesh. Në çdo kohë janë të gatshëm dhe të përgatitur me ”argumentet” e tyre që të na sulmojnë. E ne heshtim, mashtrohemi dhe bijmë pre e propagandave armiqësore të përgatitura posaçërisht për ne.

A jemi shtet islamik ? Jo. A po manifestohemi si i tillë ? Po. Nuk futet muzdraku në thes.

I kam me mijëra pyetje të cilat lypin përgjegje nga të gjithë ne,  por kryesorja është se si po arrinë Serbia të na mashtron ( neve dhe juve Europë ) me lojën e radikalizmit islamik.

Te kalojmë në planet e tyre,  në ato plane që janë në publik,  të cilat çdo shqiptar që di shkrim -lexim mund ti kupton dhe ta sheh vetën se a është lojtar në lojën e përgaditur antishqiptare.

Botës dhe neve , na janë të njohura planet e Garashaninit, Çubriloviqit dhe Ivo Andriqit.

Ato janë dhe me ato shërbehet edhe sot politika serbe . Por e keqja që ne nuk i lexojmë dhe nuk bindemi që ujku është gjithnjë tek dera.Dhe,  i besojmë buëqeshjës së tij.

A e dhe ti Zonja Europë , iu beson ?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora