E merkure, 30.04.2025, 03:51 PM (GMT+1)

Mendime

Myftaraj: Çdo besimtar musliman është terrorist...

E merkure, 13.08.2014, 07:42 PM


Çdo besimtar musliman është terrorist potencial përveçse kur vërteton të kundërtën

Nga Kastriot Myftaraj

Islami si religjion ka një veçori në krahasim me religjionet e tjera. Libri i shenjtë i Islamit, Kurani është, në pjesën më të madhe të tij, një manual me udhëzime që supozohet se Zoti (Allahu) i ka dhënë të zgjedhurit prej tij si profet, Muhamedit, për të marrë nën kontroll me dhunë qytetin e shenjtë arab Mekën, si dhe krejt Gadishullin Arabik, të quajtur si tokë e shenjtë. Me këtë rast, Muhamedi, sipas udhëzimit të Allahut, u largua nga Meka së bashku me ithtarët e tij të paktë, për të shkuar në qytetin e Medinës, të cilin e mori nën kontroll dhe e përdori si bazë fuqie për të pushtuar më pas Mekën me forcën e armëve.

Ky funksion i Kuranit duket shumë qartë nëse suret e këtij libri renditen sipas kronologjisë kur janë shpallur, pra ndryshen nga ç’ gjenden në çdo tekst të Kuranit, që nga koha kur Khalifi Uthman (“Osman” në turqisht), i cili pas vdekjes së Muhamedit bëri atë që mund të quhet si Kurani normativ. Me këtë rast edhe suret u renditën jo më sipas kohës së shpalljes, por sipas rëndësisë së tyre, që e përcaktoi vetë Uthmani. Çdo gjë që thuhet në Kuran për normat morale, ekonomike, familjare, për shtetin, shoqërinë, pozitën e femrës, është formuluar nga pikëpamja se sa i shërben kësaj fushate të Muhamedit. Synimi i Muhamedit kur përcaktonte normat e jetesës në shoqëri nuk ishte mirëqenia e çdo lloji e ithtarëve të tij dhe e familjeve të tyre, por izolimi i tyre nga pjesa tjetër e shoqërisë, vetësegregacioni, si mënyra më e mirë për t’ i kontrolluar ata, për të siguruar kohezionin e grupit. Kështu, ithtarët e Muhamedit si grup shoqëror mbaheshin në armiqësi me pjesën tjetër të shoqërisë, ashtu që në momentin e përshtatshëm t’ i përdorte si forcë kundër saj. Prej këtej normat shoqërore si mbulimi i detyruar i femrave, etj. Në thelb të Kuranit është refuzimi nga besimtari musliman i shtetit joislamik dhe shoqërisë joislamike dhe vetëizolimi i besimtarit sa të jetë e mundur më shumë prej tyre. Për këtë veçori që ka Islami, ai është një religjion që e ka dhunën në thelbin e vet. Në thelb Kurani është krejt i ngjashëm me librin e famshëm “Princi” të Niccolo Machiavelli, ku gjithçka shihet nga pikëpamja se si duhet të jetë që t’ i shërbejë sundimit të Princit.

Por duke qenë Kurani libri i shenjtë i Islamit dhe i çdo muslimani, për të gjitha kohërat, atëherë logjikisht që çdo musliman do ta projektojë modelin e Kuranit në botën e sotme, në shoqërinë dhe në shtetin ku jeton sot. Kështu, sot besimtarët muslimanë praktikisht kryejnë një ritual kolektiv të imitimit të largimit të Muhamedit dhe muhaxhirunëve nga Meka (vetëizolimi nga shoqëria ku ata jetojnë), për të shkuar në Medinë (një shoqëri paralele), e cila duhet të shërbejë si një bazë fuqie për të mësyrë në momentin e përshtatshëm shoqërinë dhe shtetin dhe për t’ i marrë nën kontroll, ashtu si bëri Muhamedi me Mekën.

Një tjetër problem me Kuranin ka të bëjë me përkthimin e tij. Sot ka debate të mëdha për pjesë të caktuara të Kuranit, nëse ato përmbajnë thirrje të drejtpërdrejtë për dhunë ndaj njerëzve me përkatësi fetare joislame, duke përfshirë edhe të krishterët e hebrenjtë. Duke konsideruar se Kurani është një libër i shkruar në gjuhën arabe, atëherë problemi është te përkthimet. Deri më sot Komuniteti Musliman i Shqipërisë nuk ka deklaruar zyrtarisht se cili është përkthimi i Kuranit në shqip, të cilin ai e njeh si tekst zyrtar. Apo edhe për hadithet. Unë kam pyetur në Komitetin Shtetëror të Kulteve dhe kurrkush nuk di të më përgjigjet për këtë. Shteti shqiptar ka njohur zyrtarisht një religjion, një organizatë të tij, pa pasur në dorë një kopje të librit bazik të tij, në gjuhën shqipe, për të cilën kjo organizatë deklaron se do ta përdorë.

Nëse dikush do të shkojë sot në institucionet përkatëse të shtetit shqiptar dhe do të kërkojë leje për të krijuar një organizatë e cila ka në programin e vet rrahjen e femrave, luftën kundër të krishterëve dhe hebrejve, që nuk njeh ndarjen e fesë nga shteti, është e sigurt se personi apo personat që do të provojnë ta bëjnë këtë, nuk do t’ u miratohet kërkesa. E megjithatë një organizatë e tillë ekziston zyrtarisht në Shqipëri, me Komunitetin Musliman.

Për këtë arsye shteti duhet të kërkojë zyrtarisht nga bashkësitë fetare islame (Komuniteti Musliman i Shqipërisë, Komuniteti Bektashi etj.) që të deklarojnë zyrtarisht se cilin version të përkthimit të Kuranit njohin, me fokus te pjesët me përmbajtje më delikate. Pastaj ky version, ose edhe disa versione të Kuranit, do të jenë të detyrueshëm për besimtarët që shkojnë kryejnë ritet në xhami dhe të cilët thonë se janë vetëm muslimanë dhe jo ekstremistë.

Madje edhe besimtarët muslimanë duhet të pajisen me kartë identiteti religjioze, që do të jepen bashkërisht nga Komuniteti Musliman dhe nga zyrat përkatëse shtetërore, me të cilat besimtari do të pajiset pasi të ketë nënshkruar në librin e anëtarësisë të Komunitetit Musliman se e njeh dhe e pranon versionin zyrtar të Kuranit, që ka miratuar Komuniteti Musliman. Gjithashtu, çdo besimtar musliman që kërkon të ushtrojë ritet fetare në xhami duhet të bëjë një deklaratë zyrtare se njeh dhe pranon laicizmin, që është parim themelor kushtetues në modelin e shoqërisë dhe shtetit ku jetojmë ne. Atyre personave që nuk e pranojnë këtë, duhet t’ u ndalohet hyrja në xhami dhe të klasifikohen si njerëz me prirje terroriste islamike.

Unë vetë kam vuajtur për shkak të shkrimeve të mia kritike ndaj Islamit, duke u marrë në një rast i pandehur nga Prokuria e Tiranës, në vitin 2003, për shkak se duke cituar një autor të njohur perëndimor e kisha quajtur Islamin fe të poshtërimit njerëzor. Në vitin 2010 ndaj meje u bë kallzim penal nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë, për nxitje të urrejtjes ndërmjet feve, për shkak të shkrimeve të mia kundër Islamit. Natyrisht se edhe unë kam të drejtën ligjore që të ngre padi e të bëj kallzim ndaj Kuranit, si libri bazë i Islamit, duke kërkuar ndalimin e tij, përderisa nuk është përcaktuar se cili version i përkthimit të Kuranit njihet zyrtarisht nga Komuniteti Musliman si libri që do të përdoret në xhamitë e administruara nga kjo organizatë. Mund të jenë edhe disa versione përkthimi, por këto duhet të jenë të përcaktuara zyrtarisht dhe të fiksuara në marrëveshjen mes Qeverisë dhe Komunitetit Musliman. Kjo çështje nuk mund të anashkalohet duke u përmendur shkolla religjioze së cilës i përket Islami i praktikuar në Shqipëri.

Unë kam të drejtë që t’ i drejtohem Gjykatës Kushtetuese duke i kërkuar që, për shkak të veçanësisë që ka Islami si religjion, kjo gjykatë duhet të pezullojë veprimtarinë e Komunitetit Musliman deri kur të saktësohet se cilin përkthim të Kuranit njeh zyrtarisht. Në rrethana të tjera unë nuk do të kisha të drejtë që t’ i adresohesha Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, se ligji për organizimin dhe funksionimin e kësaj gjykate iu njeh të drejtën vetëm subjekteve të cilësuara për t’ iu drejtuar asaj për çështje që kanë të bëjnë me kushtetuetshmërinë e partive dhe organizatave. Individët mund t’ i adresohen kësaj Gjykate vetëm për çështje që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me ta. Por duke qenë se unë jam kallzuar penalisht nga Komuniteti Musliman, Gjykata Kushtetuese ka detyrimin që të ma njohë këtë drejtë, se në rastin tim kjo çështje ka të bëjë drejtpërdrejt me mua. Ashtu siç jam kallzuar një herë penalisht nga kjo organizatë, unë mund të kallzohem përsëri në të ardhmen. Dhe nëse kjo organizatë dëshiron të më shohë mua në burg, unë kam të drejtë ta shoh atë të ndaluar. Me këtë çështje do të merrem në muajt e ardhshëm.



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx