E diele, 28.04.2024, 09:55 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Paloka i PD ose zhurmuesi tinzar

E merkure, 13.08.2014, 07:36 PM


Paloka i PD ose zhurmuesi tinzar ndaj të Vërtetës

Nga Pirro Prifti

Në mejdanin e politikës shqiptare, Kryetari i grupit Parlamentar të Opozitës shqiptare vazhdon të nxjerrë fishekzjarre për të shpërqëndruar opinionin publik dhe mediat duke bërë show aspak serioz por edhe qesharak, pra jo-vetëm zhgënjim për konfliktualitetin e vazhdueshëm me Maxhorancën.

Këtë konfliktualitet të ashpër, mesa duket e ka të trashëguar por më shumë të mësuar nga e kaluara e diktaturës në të cilën platforma e diktatorit ishte në përgjithësi 180 gradë e kundërt me platformat e kundërshtarëve të tij.

Po kështu, z. Paloka duke pasqyruar platformën e partisë së tij që mori vetëm 1/3 e vëndeve në Parlament –pra një humbje historike katastrofë më 23 qershor, kërkon të rimarrë vehten duke sulmuar.

Mirë thonë, sulmi është mbrojtja më e mirë, por në rastin e ngjarjeve të aktuale, PD dhe Kryetari i grupit parlamentar të Opozitës në vënd që të gjejnë pika konstruktive me Maxhorancën, vazhdon djallëzisht (sigurisht në zbatim të -His Master Voice), të minimizojë gafat e rënda të qeverisjes së shkuar, duke kaluar në sulme qesharake dhe zhgënjyese, e  duke bërë zhurmuesin e skandalit financiar më të madh të të gjitha kohërave- vjedhjen e Bankës së Shtetit.

Megjithëse ky skandal finaciar qëndron për nga klasifikimi historik i dyti, pas vjedhjes që i bëri Ahmet Zogolli rezervave të arit shqiptar më 1939 kur mori 20 e ca arka me ar (madje i biri i tij e justifikoi vjedhjen e të jatit duke thënë se babai mori rrogën e 13…!?), vjedhja  e  Bankës shqiptare nga vetë nëpunëst e vet, tregon edhe njëherë se ligji, rregulloret, Guvernatori, Këshilli Mbikqyrës, nuk kanë funksionuar -me dashje,  dhe mesa shihet, disa të dhëna tregojnë se vjedhja duhet të ketë qënë më e madhe se sa duket duke patur arasysh disa parametra dhe ngjarje:

-ulja e interesave bankare prej tre vjetësh,

-vështirsia në marrrjen e kredive,

-harxhimet marramëndëse në fushatat zgjedhore parlamentare dhe lokale,

-harxhimet marramënëdëse në konstruksionin e Bankës së Shqipërisë e cila ka katër vite e s`po mbaron,

-blerjet e cuditëshme të Hotel Dajtit,

-Rrogat katastrofisht më të larta në raport me drejtuesit e shtetit,

-shpërblime marrramëndëse për Këshillin Mbikqyrës

-mungese auditimi të rregullt sic bëhet në çdo institucion shtetëror e publik, e privat,

-mungesa e kamerave në cdo vënd të Bankës ku lëvizet e punohet me para dhe mugesa e kasetave të vjetra që kanë rregjistruar në të kaluarën.

-luksi i paparë i fëmijëve të Guvernatorit dhe miqve të tij

-mungesa e kontrollit të pasurisë së këtij individi, të vartësve të tij, dhe  të Këshillit mbikqyrës.

Por të gjitha këto, z. Paloka i shumëzon me zero, por flet kodra pas bregut se..(shikoni se si e devijon me tinzarllëk një deputet që duhet të ishte duke shkulur flokët nga kjo ngjarje) ``….vjedhja e bankës nuk është asgjë në krahasim me marëveshjen e qeverisë me CEZ…..          , dhe…nuk mbështesim asnjë nismë ligjore të shumicës, ..nuk e di se si ka njerëz që revoltohen për 7 milionë (?!), ndërkohë që me një firmë Edi Rama u vodhi shqiptarëve 3 miliardë dollar me CEZ….``.

Pa çvendos vëmëndjen nga një mega skandal në një problem që e krijoi dhe e la pa përfunduar vetë qeveria e Ed Palokës, problem që edhe ai kërkoi një kompromis ndërkombëtar për ta zgjidhur, të cilën e zgjidhi me sukses Maxhoranca aktuale , dhe këtu nuk bëhet fjalë për 3 miliard dollarë të futura `në xhepin e Edi Ramës` , ashtu si i ka  qefi të mashtrojë z.Edi Paloka, por bëhet fjalë për 3 miliard dollarë të humbur nga CEZ nga keqmanaxhimi, dhe nga mos kontrolli i saj prej qeverisjes së djeshme.

Të hidhemi tek megavjedhja. Përse  z.Paloka Kryetar i grupit Parlamentar të Opozitës mbron dhe anashkalon ngjarjen si të parëndësishme?

Përse z.Paloka dhe PD mbrojnë Fullanin ?

Përse struktura të ndryshme politike të opozitës mbrojnë Këshillin Mbikqyrës?

A nuk ju duket shumë e rëndë ngjarja kur vëren në retrospektivë se që nga viti 1992 e deri më sot, në Bankën Shqiptare dhe në thesarin e Shtetit kanë ndodhur ngarje të çuditëshme  dhe vjedhje, neglizhencë në kontrollin e saj, vendosjen e Guvernatorëve pa integritet?

-Të mos harrohet se një guvernator i viteve 1992 është futur në burg,

-Një guvernator i viteve 2000-2005 vuri re një vjedhje thesari që mund të ketë ndodhur katër vite më përpara, dhe procesi hetimor ngeli i pa përfunduar,

- dhe së fundmi guvernatori Full-Hajni thotë që ka denoncuar një vjedhje në bankë në të cilën paskan marrë pjesë më shumë se 10 vetë, dhe më e bukura është se vjedhësi kryesor është vetë-denoncuar , -pra Full-Hajni nuk e dinte, dhe nuk e zbuloi nëpërmjet kontrolleve dhe Këshillit Mbikqyrës (që për mua është plot me konflikte interesi), por shkaqet që e shtynë Bitrajn të auto-auzohet janë përsëri të paqarta: e breu ndërgjega? E këshilloi dikush? Apo e bëri për të fshehur sasi më të mëdha para të vjedhura, që sipas TV-NEËS24 (A.Hoxha), paratë janë nxjerrë me blind këto 4 vite të Full-Hajnit.

Pavarësisht se associimet inteligjente të trurit të njerzve mund të lidhin dhe vrasjen e Santos me këtë vjedhje, apo mos kallximet e deklarimit të pasurive, dhe rrjedhja e valuttës jashtë që pas 23 qershorit e këtej, mega vjedhja e Bankës Shqiptare duhet ta detyronte z. Paloka dhe opozitën që ai përfaqëson- të bashëpunojë me Maxhorancës dhe jo të delirojë e të keq informojë publikun, sepse ky mega skandal ka ndodhur në kohën e qeverisjes së PD.

Askush nga PD nuk ka  vënë gishtin mbi gabimet dhe gafat qeverisëse në kohën e viteve 2005-2013, prandaj përpara se të shani, akuzoni, bëni bojkot, nëse jeni njerëz të kulturuar dhe me integritet duhet të vini gishtin  mbi plagën tuaj, plagën që i keni hapur vëndit dhe të reflektoni.

Nuk të çon askund roli i tangërlliksit, dhe i hazërxhevapit, sepse populli i kupton se çfarë fshihet nën petkun e karagjozit e të fortit- fshihet nje grup fajtor që nuk ka dhënë llogari akoma.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora