E hene, 29.04.2024, 01:54 AM (GMT+1)

Mendime

Kimete Berisha: Albin, a je ti?!

E enjte, 14.08.2014, 07:55 PM


Albin, a je ti?!

Nga Kimete Berisha

Asnjë imam, hoxhë, politikan fetar, qytetar, askush me kaq afsh nuk u ka dalë në mbrojtje 40 shqiptarëve të arrestuar për terrorizëm, si Albin Kurti sot!

Deri sot, të vetmin lider që e kam parë si shpresa dhe e ardhmja e këtij vendi ka qenë Albin Kurti me shokët e tij.

Prej sotit, i vetmi politikan, që e shoh të pa mend dhe pa të ardhme në politikë është Albin Kurti, PA shokët e tij, të cilët i shoh spontanisht dhe përfundimisht të kërditur dhe të distancuar me kohë nga demagogjia e tij shumë e rrezikshme.

Të dalësh në mbrojtje të xhihadit si ideologji, me prepotencë e mendjemadhësi, si Albin Kurti, të bëhesh avokat e psikoanalist i xhihadistëve si me spontanitet, e në të njejtën kohë të paraqitesh 'francez', se kishe ti nuk po e kupton rrezikun që vjen nga bindjet, ideologjia dhe qëllimet e xhihadistëve, vërtetë është për t 'u 'mbytur n'legen'!

Të respektosh të drejtën 'universale' të Lavdrim Muhaxherit me shokë, për të prerë koka fëmijësh në Siri;

Të përkrahesh Palestinën, për t'u identifikuar si kundërshtar i Izraelit, nuk është rastësi;

Të deklarohesh kundër Ligjit për pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftëra të huaja, përkatësisht për pjesëmarrje në xhihad dhe vëllavrasje, s'ështe asgjë tjetër përveç 'vetëvrasje politike'!

Dykuptimësia dhe sofizmat e Albin Kurtit janë bërë të neveritshëm dhe të rrezikshëm.

Albin Kurti e di fort mirë jotolerancën ekstreme të këtyre muxhahidëve, ai e di mirë antisemitizmin dhe urrejtjen që e kanë xhihadistët për Republikën e Kosovës, të cilën duan dhe planifikojnë ta bëjnë Republikë islame, Kalifat, shtet të tyre!

Albin Kurti, e di më së miri se të arrestuarit për terrorizëm dhe shokët e tyre janë stërvitur nga imamët radikal, kanë bërë gjimnastikë mendore natë e ditë për ta rrënjosur thellë urrejtjen, ndjenjën e dëbimit dhe neverinë e jashtëzakonshme për shtetin e Kosovës, të cilët e shohin si Republikë hebreje!

Ata e urrejnë Policinë e Kosovës, sepse imamët u kanë thënë, imamët radikal i kanë bindur se Policia e Kosovës është 'illuminati', sepse logoja e saj e ka në krye të kresë heksagramin, apo yllin me gjashtë rrema, yllin e Davidit, që simbolizon kulturën dhe religjionin hebre, që si simbol përveç hebrenjëve e përdorin edhe masonët si dhe okultistët e shtrigat.

E kanë analizuar mirë logon e Policisë së Kosovës, dhe kanë ardh në përfundim, se pjesa e logos ku është i vendosur 'ylli i Davidit', është në formë syri, 'illuminati'.

Imamët radikal, e kanë përjashtuar mundësinë që gjashtë rremat e 'yllit të Davidit' në logon e Policisë së Kosovës, simbolizojnë, sikur në rastin e gjashtë yjeve me nga pesë-rrema në flamurin e Kosovës, gjashtë grupimet etnike në Kosovë: shqiptarët, serbët, turqit, goranët, romët dhe boshnjakët.

Prandaj, karshi shtetit të Kosovës, shqiptarët e arrestuar për terrorizëm dhe shokët e tyre 'të fshehur në mal e në internet' ndjehen palestinez!

Hajde, marksizmin po ja falim. Po ku të marrim mend që ta deshifrojmë përkrahjen e Albin Kurtit për ata xhihadistë që luten natë e ditë, dhe lutjet i publikojnë edhe në Facebook që t'ua jap Zoti mundësinë që me duart e tyre t'ua marrin shpirtin kundërshtarëve të tyre, duke filluar nga Presidentja e Kosovës.

Dhe i mbron ata që kanë filluar t'i pështyjnë në rrugë vajzat e reja me fustane. Por do t'u duhet shumë pështymë xhihadistëve shqiptarë, sepse të tilla, perendimore janë 99.9 përqind e vajzave shqiptare!

P.S. Heksagramin, apo yllin me gjashtë rrema, e gjen edhe në flamurin e Dardanisë të Ibrahim Rugovës!



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora