| E enjte, 14.08.2014, 07:55 PM |
Albin, a je ti?!
Nga Kimete Berisha
Asnjë imam, hoxhë, politikan fetar, qytetar, askush me kaq afsh nuk u ka dalë në mbrojtje 40 shqiptarëve të arrestuar për terrorizëm, si Albin Kurti sot!
Deri sot, të vetmin lider që e kam parë si shpresa dhe e ardhmja e këtij vendi ka qenë Albin Kurti me shokët e tij.
Prej
sotit, i vetmi politikan, që e shoh të pa mend dhe pa të ardhme në politikë
është
Të dalësh në mbrojtje të xhihadit si ideologji, me prepotencë e mendjemadhësi, si Albin Kurti, të bëhesh avokat e psikoanalist i xhihadistëve si me spontanitet, e në të njejtën kohë të paraqitesh 'francez', se kishe ti nuk po e kupton rrezikun që vjen nga bindjet, ideologjia dhe qëllimet e xhihadistëve, vërtetë është për t 'u 'mbytur n'legen'!
Të respektosh të drejtën 'universale' të Lavdrim Muhaxherit me shokë, për të prerë koka fëmijësh në Siri;
Të përkrahesh Palestinën, për t'u identifikuar si kundërshtar i Izraelit, nuk është rastësi;
Të deklarohesh kundër Ligjit për pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftëra të huaja, përkatësisht për pjesëmarrje në xhihad dhe vëllavrasje, s'ështe asgjë tjetër përveç 'vetëvrasje politike'!
Dykuptimësia dhe sofizmat e Albin Kurtit janë bërë të neveritshëm dhe të rrezikshëm.
Albin
Kurti e di
Albin Kurti, e di më së miri se të arrestuarit për terrorizëm dhe shokët e tyre janë stërvitur nga imamët radikal, kanë bërë gjimnastikë mendore natë e ditë për ta rrënjosur thellë urrejtjen, ndjenjën e dëbimit dhe neverinë e jashtëzakonshme për shtetin e Kosovës, të cilët e shohin si Republikë hebreje!
Ata e urrejnë Policinë e Kosovës, sepse imamët u kanë thënë, imamët radikal i kanë bindur se Policia e Kosovës është 'illuminati', sepse logoja e saj e ka në krye të kresë heksagramin, apo yllin me gjashtë rrema, yllin e Davidit, që simbolizon kulturën dhe religjionin hebre, që si simbol përveç hebrenjëve e përdorin edhe masonët si dhe okultistët e shtrigat.
E kanë analizuar mirë logon e Policisë së Kosovës, dhe kanë ardh në përfundim, se pjesa e logos ku është i vendosur 'ylli i Davidit', është në formë syri, 'illuminati'.
Imamët radikal, e kanë përjashtuar mundësinë që gjashtë rremat e 'yllit të Davidit' në logon e Policisë së Kosovës, simbolizojnë, sikur në rastin e gjashtë yjeve me nga pesë-rrema në flamurin e Kosovës, gjashtë grupimet etnike në Kosovë: shqiptarët, serbët, turqit, goranët, romët dhe boshnjakët.
Prandaj, karshi shtetit të Kosovës, shqiptarët e arrestuar për terrorizëm dhe shokët e tyre 'të fshehur në mal e në internet' ndjehen palestinez!
Hajde,
marksizmin po ja falim.
Dhe i mbron ata që kanë filluar t'i pështyjnë në rrugë vajzat e reja me fustane. Por do t'u duhet shumë pështymë xhihadistëve shqiptarë, sepse të tilla, perendimore janë 99.9 përqind e vajzave shqiptare!
P.S. Heksagramin, apo yllin me gjashtë rrema, e gjen edhe në flamurin e Dardanisë të Ibrahim Rugovës!