Mendime
Aida Dismondy: Ekstremizmi islam në Kosovë
E hene, 23.06.2014, 05:11 PM
Kanosja e ekstremizmit islam në
Kosovë
Nga Aida Dismondy
Përveç
morisë së lajmeve të lojes politikane “e ka kush e ka”, shtypi i javës së
kaluar njoftoi një lajm jo pak shqetësues. Lajmi ka të bëjë me përpjekjet e
sulmeve kamikaze prej atyre shtetasve të Kosovës që janë trajnuar në kampet e
ekstremizmit islam të Alkaidës dhe
Literatura sugjeron se historikisht faktorët qëçojnë në rritjen e ekstremizmit vendor, fetar apo jo, janë: margjinalizimi, kriza politike, korrupsioni, çeshtje socio-ekonomike, e rritja e papunësisë mes të rinjve. Përgjatë historisë njerëzore këto probleme dhe friksione kanëçuar që popullsia të inatoset dhe të ndjehet e pasigurt. Është në natyrën njerëzore të kërkojë siguri e, kur shumëçka përreth duket se po shëmbet kërkohet siguri diku tjetër, tek një grup a person që e ofron këtë siguri. Kur kjo pasiguri është e shtrirë në popullatë atëherë ajo shfrytëzohet më pas nga grupe vendore ekstremiste si terren i frytshëm për të mbjellë farën e ideologjive të tyre, pra, për të avancuar axhendën e tyre. Në procesin e mbjelljes së farës së ideologjisë ekstremistet i japin formëedhe nocioneve të reja të shoqërisë. Këto nocione nuk përputhen asesi me nocionet e demokracisë që udhëheqin një republikë laike.
Vlen të përmendet se kur bëhet fjalë për ekstremizëm vendor nuk është fjala vetëm për atë fetar, ekstremizmi e gjen shfaqjen e tij nëçdo aspekt qoftë ky në atë ultra konservator, ultra-nacionalist, ultra-progresist apo dhe në manifestime të ndryshme që divergjojnë nga normat e pranuara të një shoqërie të caktuar. E përbashkëta e këtyre sjelljeve ekstreme qëndron në dëshirën për të imponuar një identitet të caktuar të veçantë. Rasti më i afërt ishte ultra-nacionalizmi i Sllobodan Miloshevicit. Në këtë lloj ekstremiteti është dhe ai fetar, me saktë islam.
Kur bëhet
fjalë për ekstremizmin islam shënjester nuk është një individ i caktuar apo një
grup i caktuar i popullatës, përkundrazi shënjester është shteti laik dhe
vlerat demokratike të tij. Ekstremistët islamikëkërkojnë imponimin e vlerave
fetare të një grupi të caktuar dhe jo vlerat demokratike që respektojnë lirinë
fetare të të gjithë popullsisë pa favorizuar këtë apo atë grup fetar. Sipas
ekstremistëve fetarëçdo e keqe mbin nga vlerat e shtetit laik e demoktratik e
që e keqja të mos sundojë më shteti demokratik duhet asgjesuar, në mos asgjesuar
duhet hedhur në status shoku ku të mbisundojë terrori mendor dhe fizik. Këtë
qëllim kanë dhe ekstremistët islamistë te tipit Alkaida dhe
Momentalisht Kosova ka terrenin e favorshëm për të rritur ekstremizmin. Jemi ne dije të pasigurisë ekonomike e se mbi 45% e fuqisë punëtore janë pa punë. Ndërkohë jemi vene ne dije ditët e fundit që politikanët vazhdojnë ditë mbas dite të zihen për karrike dhe njëkohësisht rradhisin e publikojnë milionat që kanë vënë përgjatë këtyre viteve të lirisë së Kosovës. Miliona euro që nuk përputhen me fitimprurjen e të ardhurave të marra nga puna. Duket qartë se ekonomia e Kosovës është rritur vërtetë per politikanët, të cilët kanë dhe aftësinë për të bërë jo një, por tre a katër punë, ndërkohë që shumica e popullsisë mezi gjen një punë, apo ka shtetas që jetojnë në varfëri totale. Këtyre anomalive sociale dhe ekonomike ky kaos politik nuk ka sesi të mos ndezë inatin e njerëzve, nuk ka sesi te mos i bëjë njerëzit të mendojnë sesa i padrejtë po sillet shteti demokratik ndaj tyre. E natyrisht, nuk ka si të mos ndez hovin e hoxhëve e muhamedanëve ekstremistë islamë që thërresin e rekrutojnë mendjen e dobëta për t’iu dhënë xhenetin xhihadist. Të jemi tepër të qartë, feja islame nuk e përkrah xhihadizmin që proklemojnë këta hoxhallarë e ndjekësist e tyre. Ndaj, të jemi të kujdesshëm të mos mësyjmë si te rrezikshëm çdo kënd që ka zgjedhur islamizmin si fe apo e praktikon atë. (Autorja e këtij shkrimi rrjedh nga familje hoxhallarësh.)
Ne
Kosove, rezultatet e pakenaqesie shihen në rritjen e ekstremizmit fetar
Këta ekstremistë janë te tipit me të cilët nuk mund të negociohet pasi ata janë gati të japin jetën në emër të xhenetit apo xhihadit për të asgjesuar shejtanin – shtetin demokratik të Kosovës. Si zgjidhje afat-shkurtër ky problem i përket sigurimit. Por, për jetëgjatësinë e shtetit si shtet laik e demokrat dhe zvogëlimine eleminimin e rrezikut ekstremist islam kërkohet vendosja urgjente e stabilitetit politik që të formohet një qeveri me prioritet rritjen realiste te konfidencës së popullatës se shteti demokratik do të jetë në funksion të të gjithëve, dhe se shtetasi do të ndjehet i sigurtë në një Kosovë që po menaxhohet mirë, e që do të jetënjë shtet që po maturohet, që respekton dhe ndjek ligjin e është serioz për progresin e tij.
© Aida Dismondy 21 Qershor, 2014