Mendime
Elida Buçpapaj: S'ka dilemë mes hashashit dhe ligjit
E diele, 22.06.2014, 02:27 PM
S’KA DILEMË PËR TË ZGJEDHUR MIDIS
REPUBLIKËS SË HASHASHIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Lazarati shkoi shumë mirë – faleminderit Zotit, pa viktima dhe ngjarje tragjike. Për këtë duhet falënderuar policia e shtetit dhe pushteti lokal.
Tani po thonë se Lazarati nuk është metropoli i marihuanës në Shqipëri. Se metropolët e marihuanës janë tjetërkund, andej nga Vlora për shembull.
Ok, le t'i marrin me rradhë. Modelin tashmë e kanë.
Tani po
thonë se bosët e marihuanës janë në Tiranë. Shumë mirë që i kanë aty afër. Këtë
gjë në fakt gjithkush e ka ditur.
Sipas
burimeve tashmë të njohura të Guardia di Finanza, Lazarati prodhonte marihuanë
me një shifër fitimesh prej 4.5 miliardë Euro në vit, pak më shumë se një e
treta e
Lind pyetja, po përse Avokat Ngjela e ditka më mirë se Guardia di Finanza, një institucion i specializuar që merret me atë punë dhe ka mjete e mundësi hulumtimesh e hetimesh.
Gjithsesi, po të bëjmë disa llogari sipas atyre statistikave që jep Ngjela, për 20 vite, fitimet e hashashit nga Lazarati kanë shkuar në 4 miliardë Euro, ndërsa po t’i referohemi Guardia di Finanza, që është një institucion me besueshmëri të padiskutushme, këto fitime kanë arritur në 80 miliardë Euro!
Por nëse në Lazarat është mbjellë vetëm 5% e sipërfaqes që prodhon hashash, ashtu si po thuhet sot rëndom, deri edhe në Facebook, dhe 95% e sipërfaqes është tjetër kund, kjo do të thotë se fitimet për 20 vit janë miliarda e miliarda Euro.
Ku është
gjithë kjo pasuri?
Në Shqipëri nuk ka as fabrika dhe as uzina, nuk ka as industri të lehtë dhe as turizëm. Dhe nga e gjitha dhe gjithçka që prodhohet aty, 50% shkon në llogari të informalitetit, dmth të tregut të zi. Dhe kjo shifër është shumë e zbutur po t’i referohemi realitetit që e pohojnë vetë biznesmenët shqiptarë, të cilët punojnë në kushte heroike.
Vetëm ky fakt, që është shumë kokëfortë, tregon se ku gjendet sot Shqipëria, një vend ku nuk pranojnë kurrësesi që të investojnë investitorët e huaj.
Për këtë mosprani të investitorëve të huaj u fol për here të parë hapur gjatë pritjes zyrtare që Kancelarja Merkel i bëri kryeministrit të Shqipërisë, ku ajo tha qartë dhe hapur se, që të vinë investitorët e huaj, duan siguri. Këtë siguri e garanton shteti ligjor. E në Shqipëri shteti ligjor është virtual.
Spartak Ngjela tek TV24 tha se lazaratasit nuk janë përfituesit të prodhimit. Se ata që i kanë përfituar të mirat e hashashit e Lazaratit janë në Tiranë.
Për policinë e shtetit do të ishte më lehtë se do t’i kishte aty shkelëst e ligjit, po ecë e dërgoi para ligjit bossët e hashashit.
Avokati shtoi se për të zgjidhur këtë katrahurë, Shqipërisë i duhet një institucion si FBI apo Scotland Yard. Problemi është se Shqipërisë i duhen njerëz me integritet dhe të ndershëm, në çdo segment të shtetit. Diçka që Shqipëria nuk e ka. Sepse nuk funksionon meritokracia. Por interesat klienteliste që i krijojnë fushe veprimi shkeljes të ligjit.
Prandaj, aksioni antimarihuanë është shumë i vështirë, sepse milionat e marihuanës i kanë përfituar ata që gjatë këtyre 23 viteve nuk e kanë lejuar shtetin të futet në Lazarat!
A nuk duket paradoksale që në Shqipëri paska më të fortë se shteti! Është tabu, por po ta themi shqip, është antiligji më i fortë se shteti! Ose mafia. E njëjta gjë.
Ajo çfarë ka ngjarë në Lazarat këta 23 vjet tregon se shteti është gjunjëzuar përpara bosëve të hashashit, që natyrisht nuk janë lazaratasit.
Hyrja e shtetit në Lazarat është një hap pozitiv, por është vetëm fillimi i fillimit.
Shteti është përpara një misioni shumë të vështirë që ka shumë gjasa të mbetet një mision i pamundur, por megjithatë ekziston mundësia që shteti të triumfojë kundër të keqes që ia ka marrë frymën vendit.
Të gjithë shqiptarët duhet të jenë në anën e shtetit, të shtetit ligjor, sepse vetëm shteti i së drejtës, është aleati i qytetarit, që i garanton qytetarit lirinë e tregut, sigurinë e jetës dhe prosperitetin e mirëqënien.
Andaj, të gjithë për shtetin e së drejtës!