A LËNGON GJUHA E KOMBIT TONË NGA
NDËRHYRJA NË STANDARTIN E SAJ?
Nga Ukshin Morina
Lidhur me
zhvillimet e fundit, për ndërhyrjen në standartizimin e gjuhës shqipe në
Shqipëri po diskutohet nga grupacione të ndryshme Akademike të cilët tashme
janë vënë në llogore kundra njëri-tjetrit duke dhënë ide dhe mendime të
ndryshme në lidhje me ndërhyrjen ose jo në standartin e gjuhës. I gjendur
përpara këtyre dy fronteve unë si letrarë dhe më pak si gjuhëtarë, po mundohem
të jap opinjonin tim në lidhje me shqetësimin e ngritur deri tek kryeministri i
Shqipërisë z. Edi Rama, përmes të cilit kërkohet, që qeveria të ndërhyjë në
mbrojtje të gjuhës shqipe. Krijimi i gjuhës së shkruar të vëndosur nga Kongresi
i Drejtshkrimit ishte për Kombin Shqiparë arritja më e madhe historike e cila u
pranua nga të gjitha trevat e kombit dhe u bë zëri me i fuqishëm i shprehjes në
të gjitha fushat dhe stilet e ligjërimit të folur dhe të zbatuar nga një publik
i gjërë si në Shqipëri ashtu dhe në diasporën e gjërë. Por çfarë kërkohet sotë
nga grupet Akademike dhe shkëncore? Cili është qëllimi i vërtet i tyre? Cilët
kampe kanë më shumë të drejtë dhe cilët më pak? A ka ardhur vallë koha të
ndërhyhet më hanxharin e mishit pse dikujt i është prishur mendja? Deri në
ç’shkallë duhet ndërhyrë në lëmin e kësaj fushe e cila për mua mbetet zemra pa
të cilën një Komb s’do të mund të egzistojë? Janë gjithë këto arsye që duhet të
shqetësojnë çdo njeri të ndershëm që merret më studimin dhe me mbrojtjen e
gjuhës Shqipe sot. Unë mendoj se ende s’ka ardhur koha të bëjmë ndryshime të
përmasave që kërkohen nga një pjesë e të ashtëquajturit “Perëndorë të Gjuhës”
Me çfarë guximi kërkohet të preket njësimi dhe standartizimi i gjuhës Shqipe
sot? Si e mendojnë vallë këta njerëz gjuhën e Kombit? A e dinë ata se sa
vështërsi e madhe ishte dhe në çrrethana të vështira u vëndos ky standart? Ku
ka me bukur se ky tingull i ëmbël të gjëmojë në të gjithë hapsirën Shqiptare?
Mendojeni për një çast se ç’mund të bëhet nëse guxojmë t’i prishim këta
rregulla sot? Po unë jam dakort nëse këta
“ndërakademikë” do të shqetësoheshin sot për ruajtjen dhe kujdesin e gjuhës
ndaj fjalëve të huaja të cilat i’a kanë zënë frymën gjuhës sonë. Ose me
kujdesin e madh të bëjnë ndërhyrje kirugjikale për aq sa nuk prishet standariti
i shqipes, por jo që të ndërhyjnë dhe të prishin strukturën e saj. Unë jam
dakort që gjuha evulon gradualisht në histori dhe ajo ndryshon natyrshëm vetiu,
por që në asnjë mënyrë s’duhet që sot për teket e një grushti njerzish të
ndërhyhet brutalisht duke prishur një rend të përgjithshëm shoqërorë. Në çdo
vend të qytetruar ekzistojnë politika në zemër të së cilëve qëndronë kujdesi
dhe ruajtja e standartizimit të gjuhës. Mjafton që sot të hedhim sytë nga
shteti i Francës dhe të shikojmë se sa më fanatizëm e ruajn dhe e mbrojnë
gjuhën e tyre, ku për çdo fjalë a term të nevojshëm e vendosin me dekret shteti
dhe s’pushojnë se punuari për pastrimin e Frëngjishtës. Sot në francë Revista
“Defence organiz3/4 e de la langue française” (Mbrojtja e organizuar e gjuhës
fënge) vazhdimisht boton artikuj e studime “contre le franglais” (kundra
fjalëve të huaja nga anglishtja) S’duhet mohuar se edhe ne kemi bërë një punë
të madhe për gjuhën Shqipe qoftë në studimin dhe në përpunimin e saj apo për
zbatimin sa më të gjërë të gjuhës letrare. Madje janë botuar shumë studime për
pastrimin e pasurimin e gjuhës, janë botuar revista si “Gjuha jonë” në Tiranë
dhe “Gjuha Shqipe” në Prishtinë, janë botuar edhe përmbledhje e libra me
vërejtje kritike për gjuhën shqipe e të mendjave si dhe një “Fjalor për
pastrimin e gjuhës shqipe” (Tiranë 1998) por dekadat e fundit në vend që të
punohet për këtë qëllim, po bëhet e kundërta. Ky problem për mendimin tim vjen
si pasojë e neglizhencës së institucioneve përkatëse të cilët marrin vetëm
rrogan. Kjo është një fatkeqësi e madhe për fatet e gjuhës shqipe ku përmes saj
ne dallojmë si komb më vete, si popull i lashtë me një kulturë të vlefshme e
cila kërkon me ngut të mbahet e gjallë dhe e pacënuar nga askush. Unë mendoj se
sot më tepër se kurrë për shkak edhe të ndryshimeve të mëdha që e përfshin
ballkanin dhe të formimit të shtetit të ri në Kosovë duhet një kujdesje më i
madhe për ruajtjen e vlerave tona të përbashkëta kulturore e gjuhësore. Unë
mendoj se më urgjente se ndërhyrja në standartizimin e gjuhës e cila do ta
varroste përfundimisht gjithë punën dhe përkushtimin e madh të atyre që i dhanë
jetë dhe shpirt gjuhës, është koha për ta ruajtur dhe për ta pastruar atë nga
mbeturinat e panumërta që janë futur si grami në gjuhën e Kombit tonë. Pra të
njdekim shëmbullin e mirë të Këshillit të lartë të Frankofonisë për gjuhën
Frënge i cili e shtrinë veprimtarin e vet në të gjihtë hapsirën
frangjishtfolëse. Kjo për mua është arsyeja më e madhe që më nxiti fuqishëm t’i
bashkangjitëm nismëtarve për ruajtjen dhe mbrojtjen e gjuhës standarte Shqipe
nga pafajshmëria e njërzeve të verbër, që kërkojnë ta errësojnë për njëqind
vjet gjuhën e kombit tonë.