Mendime
Xhevat Rexhaj: Tribunali - një faqe e zezë për ne
E hene, 28.04.2014, 07:14 PM
TRIBUNALI- NJË FAQE E ZEZË PËR NE
SI SHQIPTARË KUDO JEMI E SOLLËM VET NE DUKE VËRTETUAR TEZAT SERBE SE „
SHQIPTARËT NUK KANË AFT!
Nga Xhevat Rexhaj
Me mijëra
teza kemi lexuar, kemi mësuar dhe kemi dëgjuar edhe ne shqiptarët për shtetin,
për ligjin e për shumë çka që lidhet me të qenit vend i pavarur. Ka me qindra e
mijëra shkrime në prozë e poezi nga shumë shqiptarë që gjithnji kanë vajtuar,
kanë akuzuar, kanë etiketuar, kanë mallkuar dhe kanë yrryer armiqët tanë që me
pushtimet e tyre barabare na kanë lënë si levën e fundit në Europë me
prapambeturi, me ndarje territoresh, me gjenocide, me masakrime e çkado jo
tjetër¨Ka me mijëra autorë, shkrimtarë, poet, veprimtarë e njerëz të thjeshtë
shqiptarësh që kudo kanë patur rastin dhe mundësin e kanë sharë, etiketuar edhe
me fjalët „ KURVA“ Europën, e kanë mallkuar Europën dhe shtete e saja se na
kanë lënë nën zgjedhat pushtuese armike e sidomos ato sulltaneze e sllave¨E ka
e çka nuk ka në letrat, librat, dokumenteta e deri te ndejat e sotme ende ku ende
disa shqiptarë për çfardo të keqe që ndodh në apo brenda trojeve shqiptare
armikun e gjenë jashtë??? po po menjihere „zbulojnë“ shërbime të huaja sekrete
që po e dëmtojnë shqiptarinë, këso llafesh marroqe dëgjojmë edhe nga disa parti
staliniste, dëgjojmë edhe në parlament, në qeveri dhe edhe në disa institute
kilturore me ide bolshevike enveriste, se për të gjitha marrit që ne shqiptarët
i prodhojmë vet fajet i kanë „ UFOT“ apo „pjata fluturuese“ të Europës, Serbisë
apo Marsit e Jupiterit! Të tilla turbo-folklorizma dëgjojmë ende nga tipaqt e
Hydës ( Hydajet Hysenit), Qosjes, demaqit, Albin Kurtit me kompani e mos vet të
shumë të tjerëve, që në vend se të merren me materien merren me pjatën e pa
gjellë. Deri kur më ne shqiptarët do të fajësojmë të tjerët për të metat tona,
deri kur ne shqiptarët do të vetëijësohemi dhe të themi, tash duhet të puneojmë
dhe mendojmë për veten tonë, por së pari duke eliminuar të metat tona që as
anija më e madhe në botë nuk mundet të i barti nepër oqeane. Të ndalemi
shkrurtazi ku jemi sot, ta shikojmë more Shqipërin, apo si jemi mësuar na me
turbo-folklorizma ti themi Shqipnija nanë ???? Ka 100 e sa vite që është shtet,
dhe bile po mos të ishin „ armiqët kurva“ nga Europa dhe mos të ishte
„imperializmi“ Amerika kurre shtet nuk do ishte as në këta kufinjë që është, ku
është kjo Shqipni që 24 vite demokraci? Kjo Shqipëri është ende turpi i ne
shqiptarëve, derisa Serbija hap dyert e BE së Shqipëria vednumëron, po po
merret me sharje ndermjet partive, merren me etiketime, merren me Lazarate,
merren me drogë, merren me banditizëm politik dhe ekonomik, askund zhvillim
normal. Dy parti kyresore janë katrahura e kohës, ato dy parti mbahen në
pushtet nga penisi i I. Metës, pra kur ti qohet Ilirit e ndërron biren her me
PD e here me Ps, dhe kështu duket shteti shqiptare derisa I. Meta jeton jetën e
Sheikut me mijëra metra katrore luks. Shqipëria është pasqyra e jonë ende sot
si shqiptarë, Shqipëria është ende turpi anë si shqiptarë ngase është mbytja e
vetëdijës për shtetin, Shqipnija e jona „ Nanë“ masturbon dhe ejakulon me zanin
dhe emnat e Zdravko Qoliqit, Goran Bregoviqit atij fazliqit dhe shumë IQAVE të
tjere kriminela serb...ja kënd e dojnë shqiptarët e Shqipnisë, mendoi gjithnji
politika dhe institucionet kulturore e mediat. Po Kosova e jonë, e vogël e
çliruar fal Ameikës dhe vendeve „ kurva“ të Europës dhe gjithsesi me mundin dhe
sakrificën e madhe te vet popullit shqiptarë që dikur u vunë si kurrë më të
bashkuar pas vizionit të President Rugovës duke bindur botën demokratke se ja shqiptarët
kur duan edhe dijnë të artikulojnë atë që e kërkojnë, kah po ec sot. Vërtet
ishin vitet e 80 e 90 te shekullit te kaluar që bindën miqët tanë se kemi
krijue vetëdije dhe duam lirinë, e kjo ndodhi edhe me luftën e shqiptarëve dhe
me ndihmën kolosale të SHBA-NATOS dhe me 1999 u çliruam . Shumica absolute e
popullit të Kosovës me entuziazëm disi i përbin masakrat dhe gjenocidin që
kishin bërë serbet pushtues kundër familjeve dhe shqiptareve në përgjithësi,
pra me bindjen për një liri dhe jetë më të mire qytetaria e Kosoves iu përvesh
punës në ringritje të shkatërrimeve njerezore dhe materiale që të ndërtonin një
jetë të duhur në liri dhe pavarësi. Fatkeqësisht që pas lufta solli edhe
uzurpatorët, solli banditët, solli kërcnuesit, solli abuzuesit dhe solli një
klasë politike që duke u thirrë në vlera lufte e paqe e zaptuan krejtë
hapësirën e Kosovës, apo u shëndrruan në klane mafioze që do pengonin dhe
pengojnë ende ecjen e drejte të Kosovës kah mirëqenja. Populli filloi të
frikësohej, filloi të heshti dhe në brendi filloi një frikë e brendshme
njerëzore se duhet kujdesur për jetën dhe pasurinë edhe spe në liri e çlirim.
Pa dashur të akuzoi askënd me emna ata edhe pse të katrahuar nga lufta tani më
filluan të frike¨sohen për të ardhmën, ndodhën shumüë raste të vrasjeve,
kidnapimee, eliminimeve, kërcnimeve, shantazhimeve dhe përditshmëria në KOSOVË
u shëndrrua në ankth dhe makth. Derisa fuqizoheshin institucionet, apo
formoheshin ato sistemi i drejtësisë çalonte, por jo edhe si shkas i mos
profesinalizmit port shkurt si ikje dhe frikë nga jetësimi i ligjit. Prokuroria
dhe gjykatat ishin plotë me njerëz të punësuar , por landët nuk zgjidheshin,
askush nuk guxonte të bënte padi edhe nëse kishte fakte, apo edhe kishte që
ishin prezent në raste krimi por askush nuk guxonte të bëhej dëshmitar ngase
frigohej se i shkon kokja, e këtu frika ishte edhe nga vet policia ngase dihet
se në polici ishin futur njerëz të ndryshëm të bandave dhe klikave të vcaktuar
para politike dhe partiake që kujdeseshin për mos denoncime, dhe mos akuzime
rastesh. Në heshtje populli dhe shoqeria kosovare priste që këtu të ndihmonte
aso kohe UNMIK u por duhet thënë se UNMIK u ishte koruptuar deri në fyt dhe as
qoshja nuk ua ndiente për ligjin dhe sundimin e ligjit. Pastaj erdhi EULEX e që
shihgej disi me më shumë simpati nga qytetaria e Kosovës, ngase tani më ishte
edhe formalisht Kosova e pavarur, disa raste filluan të menaxhohen por
megjithate drejtesia vendase, gjykatat dhe prokurorit vendase nuk kishin aspak
guxim që të fillonin të mirreshin me shumë raste që përfliteshin qysh prej pas
luftës, raste delikate deri në vrasje. Duke parë këtë mos gatishmëri të
drejtësise vendase as EULEX i nuk kishte se si të veprionte më ndryshe ngase
duhej bashkëpunimi me gjakatat dhe prokurorit vendase dhe sidomois me mbrojtjën
e dëshmitarëve, fatkeqësisht shumë dëshmitar për shumë raste „vdiqën“ apo
vetvdiqën! Me këso rastesh bashkësia ndërkombëtare krijonte bindjën se
institucionet e Kosovës jo që nuk kanë kapacitete por nuk kanë vullnet të
luftojnë për drejtësi, shkurt miqët tanë e vërejtën se vet politika konkret q
everija aktuale ishte pengesa kryesore që mos të funkcionoi shteti ligjor, dhe
kuptohet se ata filluan të mendojnë alternativa të caktuara që rastet të
zgjidhen. E gjitha kjo më vonë do të dali me pasoja katastrofale për vet
Kosovën dhe ne që quhemi shqiptarë. Nëse jemi realistë, nëse e duam shtetin dhe
nëse mendojmë për shtetin tonë Kosovën ka ardhur koha të flitet dhe shkruhet pa
frigë, dhe pa iluzione shkurt duhet të jemi vet ne shqiptarët që të themi se
gabuam edhe si shoqëri që tani si pasoi e disa njerëzve me emna të përveqëm,
dhe të dy subjketeve politike ne shqiptarët edhe pa argumente do të quhemi si „
vrasës, kriminel dhe abuzues organesh njerëzore“ sa rëndë do të na bëhet kjo
barrë edhe për historinë dhe gjeneratat e ardhme që kudo në botë do të flitet e
shkruhet se shqiptarët akuzohen për këso krimesh monstruoze, e që sigurisht se
nuk kanë ndodh , por ec e ndaljau shkrimet dhe gojën mediave të botës. Kjo
Gjykatë apo Tribunal që tani edhe me lejën e vet Qeverisë dhe Kuvendit e
Presidentës u zyrtarizua dhe u votua do të jetë marrija më e madhe, do të jetë
turpi më i madh që ne shqiptarët do ta bartim me shekuj. Vet të quajturit
tribunal për krimet e shqiptarëve në luftë dhe pas lufte është etiketa që ne do
e bartim me mote, a kanë ndodh ato apo jo, askush nuk do mërzitet nga
bashkësdia ndërkombëtare, por me këtë Tribunal tani më Serbia do jetë gojë
hapur, do jetë agresive kudo duke bërë me gisht se ja shqiptarët „ kush Janë“,
se ja këtyre vetëm bota duhet të ua rregulloi punët ngase vet janë të pa zot të
mbajnë shtet! Sikur drejtësia në Kosovë të kishte funkcionuar vetëm pakëz,
sikur të apostrofuarit që thirren në „patriot“ dhe të cilët ka vite që
përfliten nepër media e dokumente zyrtare të agjencive të ndryshme të botës të
ishin lajmëruar vet nepër prokurori dhe gjykata duke kërkuar vet procese
gjyqësore për tu „pastruar“ nga akuzat dhe retiketimet sot nuk do kishim këte
Tribunal. Sikur gjykata dhe prokurorit tona do të kishin guximin dhe moralin
etik qti ndiqnin rastet e civilëve që thuhet se kinse janë vrarë nga shqiptarët
( e kam fjalën për civilët serb) atëher nuk do na duhej Tribunali ndërkombëtar.
Sikur ky pushtet të ishte normal, por që ishte dhe është pushtet bandash, dhe
të kishte inicuar apo lejuar drejtësin të funkciononte në Kosovë sot nuk do
kishim Tribunal, sikur njerëzit që thirren në luftë, apo që janë e ishin
komananta të vetëquajtur nuk do ta frikësonin drejtësin dhe dëshmitarët sot nuk
do kishim Tribunal, sikur ky pushtet i sotëm në ikje mos të kishte gabime
sigursht se vet do ta kishte themeluar një gjykatë speciale për krime lufte ama
në kuadër të legjislacionit tonë kushtetues, nuk do kishte nevoi për Tribunal
ndërkombëtar, shkurt ky pushtet , pra kjo qeveri me të parin e saj e sollën
Kosovën që emri i saj të jetë prezent kudo në media botërore pardje për të keq,
duke qenë lajm top se Tribunali për Koosvën do merret me raste të krimit mbi
njerëzimin, se kështtu i bie qështja me kinse shitje organesh njerëzore ( e që
une pe¨rsonalisht nuk e besoi dhe nuk e besoi asesi se ka ndodh), por kjo
qeveri e la hapësirën e madhe që të abuzohet kudo me këto akuza. Ka njerëz që
po shkruajnë, flasin e the¨rrasin se kjo Gjykatë ndoshta më në fund do të
zbardhi shumë çka, ka në anën tjetër të tillë që dalldisen me akuza kundër
bashkësisë ndërkombëtare se kjo Gjykatë është kundër luftës së pastërt të UCK
së. Këto sidomos janë marrëzira të llojit të vet. Jo more askush nuk mundet të
njollosi luftën tonë të të gjithë shqiptarëve për çlirim, jo more askush nuk do
mundet të njollos angazhimet e miliona shqiptarëve për çlirim, por po do të
njollosen vetëm individët, dhe nëse ata kanë bërë krime atëhere masi ne si
shtet nuk deshem vet të i sjellim para drejtësisë këtë le ta bëjë Amerika me
aleatët tanë, pra Tribunali. Ne si shoqeri shqiptare e Kosovës kemi nevoi të
çlirohemi nga barra e të qenit të akuzuar për këto pisllëqe, nëse dikush pa
asnjë faj ka vra civilë duhet të përgjigjet, nëse dikush ka vra shqiptarë
kundërshtarë politik atë duhet denbuar me vdekje, nëse dikush ka vra policë e
ushtarë serb atë duhet dekorue dhe duhet nderue me titull Hero. Të gjitha këto
ne kemi patur mundësi si shtet të i qesim në tavolina shqyrtimi e drejtësie,
por masi ne nuk e bëmë atëheretash na e bëjnë të tjerët, ne nuk treguam pjekuri
dhe guxim që kriminelit ti themi kriminel, ne nuk treguam guxim dhe kurajo që
vet ti dënojmë banditët andaj tani na duhet të ulim kokën dhe të presim të
huajt, e që besohet se as ata nuk do devijojnë drejtësin, ne na duhet pastrim
si shoqëri kosovare e shqiptare nga të palarat tona, neve na duhet të çlirohemi
nga friga, dhe na duhet të na hiqet njollosja si shumës, individët do mbesin
individë dhe le ta marrin dënimin e merituar edhe pse une ndaj frigën se edhe
ky Tribunal e që është prodhim rezultativ i kësaj qeverije, apo njerëzve të
kësaj qeverije ,megjithatë nuk do zbardhi edhe disa raste që kanë të bëjnë me
vrasjen makabre të figurave të shquara shqiptare të LDK se dhe FARK ut. Kam
frigën se megjithatë ky Tribunal do jetë njollosje për mote për ne shqiptarët
dhe mu kjo është brengosëse që emri ynë si shqiptarë do të mbetët në histori me
përcjelljen e fjalës Tribunali për krimet shqiptare !!!!! Qebesa kanë thënë të
moçmit shqiptarë; Qeni i keq ta sjell ujkun në torishte, e ranë disa individë
dhe klane maioze që nuk e kanë patur qëllim çlirimin por pasurimin, jo qëllim
lirin por uzurpimin, jo qëllim pavarësin por pushtimin e shoqërisë kosovare nga
krimi e korrupcioni , që mjerishte edhe pak me fajët tona si shoqëri kosovare
neve do na mbetët një etiketë poshtëruese në të ardhmën.