Mendime
Lush Palokaj: Ç'ka për të thënë, Klajd Kapinova?!
E shtune, 26.04.2014, 05:59 PM
Ç'KA
Nga Lush Palokaj
Klajdin e njof dhe kemi ndejtë bashk disa here kurse Pirron permes shkrimeve të tij dhe nuk do të merrem me te, madje moti e kam marrë vesh se ai e ka humbur rrugën në oborr të shtepisë se tij nese veten e quan shqiptar. Kllajdi nuk jeton larg meje në rrethinën e Bronxit por nuk e kam njohur shpirtin e tij kombetar as fetar. Por kësaj radhe e mora vesh se ky nuk din kend e mbronë kryqin apo kombin. Kryqi i ortodokseve dallon nga ai i katolikvëve, sa dij unë në dimenzionët e brinjëve të tij dhe personalisht kur ta shof trishtohëm edhepse jam katolik me religjion. Janë trishtue e tmerrue kosovarët nga masakrat e kryqalive ortodoks e shum më parë i madhi Fishtë mirë e kjartë tregon se shkau e greku na kanë nxi jetën por si duket ky publicist qenka trullosur nga kemi i Janullatosit kurse para dy ditëve banorët e Fierit qenkan helmuar dhe dhe mbi 5 mijë fletushka janë gjetur duke e quajtur Janullatosin kryepeshkop i tradhtisë. Dhe kjo protestë me nxiti që pos Selim Nëngurrës edhe une ta pyes Klajdin nese vertetë e perkrah priftin grek. Shtrohët pyetja, kush e di më mirë, Klajdi në Amerikë apo fierasit në vendin e ngjarjës të udhëhequr nga shpirti i madh i kombit shqiptar Kristaq Ziu.
Me plot
arsye në protestën e asaj dite gjatë vizitës se tij në
"Sa kushton kjo cante?", e pyes një djalë të ri i cili shiste gjera të ndryshme në një nga dyqanët e vogla improvizuese.
"45 euro, mund ta merrni edhe për 30 euro", pergjigjët ai. dhe kthehët nga motra me të cilën flet greqisht. Me fal, - e pyes si pa sherr, - a je grek apo shqiptar?"
"Jam internacionalist", ma ktheu i riu.
"Cilit komb i takon intrnacionalisti?", e pyes prap.
"Une di edhe anglisht", me pergjigjet ai.
"Po mirë, ja ktheva, edhe unë di edhe anglishte, edhe serbisht, edhe pak gjermanisht, di shum fjalë edhe greqisht, por për veten time them që jam shqiptare. Nuk paskam degjuar ndonjëhere për komb internacionalist. Cfarë gjuhe flet internacionalisti? Ti fole shqip dhe greqisht. Po të ishe grek, do t'me thoshe që je grek. Ti nuk me the që je grek. Me mua fole shqip, pse nuk e flet shqipën edhe me motrën tende?"
I riu me shikoi, mbase me dyshim, mbase i cuditur apo mbase edhe i hutuar nga një situatë të cilën aspak nuk e kishte pritur atë mbremje të ngohte vere. Në të dalë nga dyqani me pershendeti, në greqisht, prapseprape edhe pse ishte shqiptar!
E gjithë kjo bisedë ndodhi në Himare. "Mbase menyra me e lehtë dhe me e mirë për ta njohur një vend është të mesoni se si njerëzit në ate vend punojnë, cfarë duan, dhe si vdesin", kishte thene Albert Camus në veprën e tij "The Plague".
Ai që ka vetem pak ndjenjë kombëtare, atij që gjuhën shqipe ja ka lënë trashegim nëna, i ati, gjyshi e stergjyshi duhët ti rrjedhin lotët për këto fjalë të djaloshit të shendrruar në internacionalist pikerisht nga Janullatosi apo ndonje si ai me predikimët e tij, duke ja humbur terë mundin Nolit të madh për ta arritur qellim - të mbetesh ai qe je.
Jo që jam kombëtar i madh por nuk dua ta humbi atë gjuhë aq të bukur që ma kanë lënë të parët e mi dhe nuk hoqen dorë prej saj në kohët më mizore që na i solli një kohë të gjatë Roma, mandej Turqia, e për treqind vite kryqalitë që ky publicist po i përkrah.
Aq shum me gëzoi rasti i një ndjenje të zgjuar kombëtare i banorëve të Fierit duke kërkuar largimin e menjëhershem të Janullatosit dhe vendosjën e at Nikollë Markut në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare. Madje kjo qenka "Shoqata Mbarëkombëtare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar" të brengosur në Janullatosin të cilin e kanë degjuar duke e mbajtë predikimin e tij në gjuhen greke nga ardhja e tij në krye të kësaj kishe. At Nikollën e quajnë "Kryepeshkop i Atdhetarisë" kurse Janullatosin cilësohët si "Tradhttar". Sa mirë po me vjen që më në fund e degjuan zërin kombëtar të At Nikollë Markut të ngritur shum vite më parë i cili kishte hasur në veshin e shurrdhët të qeveritarëvë të Shqiperisë.
"Kreu i Shoqatës Mbarëkombëtare për Identitet dhe Bashkim Kombetar për Fierin, Kristaq Ziu ka pohuar për"Gazeta Shqiptare" se vendimin për nxjerrjen e fletëpalosjeve kundër Janullatosit ka qenë i menjëhershëm. Këtë shpërndarje fletësh e kemi bërë me vendim të menjëhershëm të shoqatës, pasi në Tiranë, Janullatos po mbante meshën në kishën ortodokse në gjuhën greke, kur ata që po e ndiqnin ishin besimtarë shqiptarë. Ne jemi shqiptarë", - ka deklaruar z. Kristaq Ziu. E deshirojnë At Nikollë Markun - Nolin e dytë në vend të tij thonë protestuesit.
E ç'ti them tani Klajdit pos t'i pergjigjët kerkesës se qytetarëve të Shqiperisë dhe tu kërkon falje për të mos e futë në të njejtin thes me Janullatosin.