Mendime
Bedri Blloshmi: Të humbur nga diktatura
E enjte, 24.04.2014, 08:04 PM
PËR NJERËZIT E NDERSHËM DHE TË HUMBUR
NGA DIKTATURA?
Nga Bedri Blloshmi
Në përpjekjet e vazhdueshme edhe kur unë nuk isha drejtor i Institutit të burgosurve politik kam këmbëngulur për gjetjen e të pushkatuarve gjatë regjimit komunist.
Një nga rastet konkret është gjetja e eshtrave te Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës të pushkatuar në 1984 te Antena Shkodrës.
Gjithashtu
kam bërë udhëtime të shumta në disa rrethe të vendit si: Berat ,Mirditë(pylli i
Gëzhiqit), Fan,Pukë, Shpal të Mirditës,Qaf-Bari ,Shkodër.Për këtë arsye jam shumë afër gjetjes se ku janë groposur të pushkatuarit
.Sipas informacioneve që kam marrë rreth 15 të pushkatuarve besoj se shumë
shpejt do ti gjejmë dhe identifikojmë,
në mënyrë që të varrosen me të gjitha nderimet e duhura .Shaqo Hoxha gjatë
vuajtjes së dënimit është sëmur dhe ka dhënë shpirtë në spitalin e burgut në
Tiranë.Përpjekjet e familjes nuk kanë munguar por pa rezultat për gjetjen e
eshtrave të tij.Angazhimi im bëri që ta gjejë vend groposjen .Në bashkëpunim me
familjarët kemi ardhur në përfundim që nesër datë 25/04/2014 Prill do të
çgroposen për ta varrosur në fashatin e lindjes (Kolonjë) të Gjirokastrës.Dua
ta përfundoj duke ju bërë me dijeni nga ky fakt ,që t'iu drejtohem të gjitha
familjeve që u kanë vdekur të afërmit e tyre në Spitalin e burgut në Tiranë, të
paraqiten tek Instituti i të përndjekurve politik ,duke më dhënë emrat e
tyre.Unë jo për shkak të detyrës por për arsye të dhimbjes e cila ka zënë vend
në shpirtin tim të plagosur e shpirtërisht të dënuar.Nuk kam për të heshtur së
kërkuari të gjejmë e ti varrosim të pushojnë pranë njërëzve të tyre që spatën
mundesi tu hidhnin një grusht dhé siç e do zakoni.