E merkure, 08.05.2024, 01:56 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Manovër e dukshme kundër Integrimit

E enjte, 24.04.2014, 07:29 PM


`Protestat Popullore` të Bashës- Manovër e dukshme kundër Integrimit të vëndit në qershor

Nga Pirro Prifti

Po ndodh i njëjti fenomen në politikën shqiptare që ka ndodhur herë pas here gjatë këtyre 24 viteve demokraci: ashpërsimi i luftës politike sa herë që afrohet data e shumë pritshme e vendimit të PE për integrimin. Përse ndodh ky fenomen?

Po ndodh  ashpërsimi i luftës politike për shkak të dëshirës për të përmirësuar dhe për të plotësuar detyrat  e shtëpisë nga ana e politikës shqiptare?

Po ndodh ashpërsimi i luftës politike për shkak  të dëshirës  për tu dukur se kush është më i zoti dhe më i dëshirueshmi  para Perëndimit,  për të nxituar drejt integrimit të  BE?

Apo ky ashpërsim i toneve politike po ndodh për të kamufluar një strategji anti-integrim ose e thënë më saktë- për të shtyrë sa më larg integrimin me qëllimin e qartë për tu pasuruar sa më shumë gjatë kësaj periudhe?

Ecuritë e ngjarjeve të shumta politike në këto 24 vite, kanë ndikuar jo pak në popullsinë e Shqipërisë në të gjitha drejtimet politike, ekonomike, sociale, dhe psikologjike-  që nga parrulla ` e duam Shqipërinë si  Europa` e shprehur nga vetë populli shqiptar dhe e marrë nga politikanët e rinj  viteve `90, si një strategji  të mirëfilltë e cila nuk është realizuar edhe sot, - e deri në luftën e fundit të ashpër politike të praktikuar me shumë vendosmëri nga kryetari i PD, z. Lulzim Basha.

Akuzat e kryetarit të PD përmblidhen në disa dimensione që në fakt sikur të ishin të vërteta vetë Kryetari i PD duhej të linte mënjanë mosmarëveshjet dhe duhej të ulej në tavolinën e marëveshjeve me koalicionin PS-LSI, për hir të stabilizimit të vëndit dhe të integrimit.

Ato përmblidheshin shkurimisht sipas Bashës:

-Vjedhja e serverit tek Tatim-Taksat tregon revansh të shfrenuar për dyshen. Këtë revansh e tregon edhe blerja e votave në Korçë,

- manipulimi sipas tij i reformës territoriale dhe i asaj të KQZ,

- paralajmëron dyshen Rama-Meta që të heqin dorë nga uzurpimi i institucioneve,

- dyshja Rama-Meta ka rifutur në programin e Kuvendit ndryshimet e njëanshme antireformë të Ligjit të ‘Nëpunësit Civil’ dhe po qarkullon projektligje për uzurpimin e kompetencave të Presidentit të Republikës në cilësinë e Komandantit të Forcave të Armatosura, projektligjin për antireformën në Policinë e Shtetit dhe për kapjen e shërbimeve inteligjente,

- paligjshme që orkestroi në Kuvend vetëm para dy muajsh,

- marrjen e kompetencës së propozimit të kreut të iLDKP-së, presidentit të vendit, mazhoranca zhbën pavarësinë e këtij institucioni dhe legalizon sipas tij kapjen e shtetit.

Për këtë arësye Opozita sipas Bashës-“opozita do të dalë në mbrojtje të ligjit me çdo kush dhe me çdo çmim”.

Megjithatë asnjë opsion apo alternativë nuk jepet nga ana e Kryetarit të PD në drejtim të zbutjes së situatës, përveç se ashpërsim i pakutpimtë i toneve nga ana e tij.

E them këtë sepse pavarësisht problemeve të mëdha që janë para maxhorancës qeverisëse, përveç argumenteve për të diskutuar metodat e zgjidhjes së këtyre problemeve të shumta qeverisëse, një pjesë e madhe e këtyre problemeve kanë mbetur pa u zgjidhur që nga qeverisja difektoze e koalicionit të Partisë së Bashës.

Ky argument do të duhej që ta bënte Bashën të ulej në tavolinën e marëveshjeve për të zgjidhur problemet së bashku me maxhorancën qeverisëse, gjë që do të tregonte një kulturë politikë   ashtu si do ta kërkonte BE dhe SHBA. Por kjo nu ndodhi. Në vënd të saj Kryetari i ri i PD vazhdoi traditen e ashpërsimit të `luftës së klasave (lexo politike)` në rastet kur pritet një vendim i rëndësishëm si rasti i dead-line të qershorit për kandidatin për anëtar të Shqipërisë në BE, ana e PE dhe e BE.

Së fundmi, nëse ky ashpërsim i luftës politike në prag të kandidimit në qershor  është një `kthim me të njëjtën monedhë` ndaj refuzimit të PS për të bashkëpunuar dhe të për kryer së bashku detyrat e klasës në takimin në restorantin Krokodil në pas rreth 5 orë bisedimesh në restorantin “Krokodil” ne Strazburg 21/05/2010, atëhere ky është një argument plus kundër Bashës , i cili si politikan i ri duhej të ulej për marëveshje për të hapur një faqe të re në bashëpunimin politik me qëllim integrimin sa më parë të Shqipërisë.

Edhe kjo nuk ndodhi.

Atëhere ngel opsioni i thënë më lart: Politika shqiptare e transplatuar nga Ramiz Alia si një zgjidhje e mundshme për të kaluar  butë, nga diktatura në Demokraci ka rënë dakort,  fshehurazi të zgjatet sa më shumë tranzicioni me qëllim që të vazhdojë pasurimi i klasës politike duke mos përfillur aspiratat e popullit shqiptar, dhe duke ja kaluar njëra tjetrës nëpërmjet rotacionit politik –pasurimin nëpërmjet korrupsionit, shkeljes së ligjit. Ky opsion shpresoj të mos jetë i vërtetë sepsenë realitet nëpërmjet këtij opsioni, të gjitha gabimet, fajet e politikës shqiptare, të gjitha aspektet e shoqërisë shqiptare – justifikohen më së miri dhe marrin kuptim, se përse kanë ndodhur dhe se përse po zgjatet tranzicioni, dhe se përse nuk realizohen `detyrat e shtëpisë` të lëna herë pas herë nga BE me qëllim integrimin.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora