Mendime
Driton Tali: Tito, Stalini, UDB e shqiptarët
E premte, 25.04.2014, 06:29 PM
Diçka për Titon e Stalinin dhe UDB-në e shqiptarët
Nga Driton Tali
Ka kohë që në vendet e dalura nga ishJugosllavia është hapur debati publikë se kush ishte Josip Brozi i vërtet. Tashmë janë publikuar shumë libra dhe programe dokumentare. disa nga të cilat janë të paanshme dhe të bazuara në fakte historike, e të cilat personalitetin e tij e prekin nga shumë aspekte. Sigurishtë se vlerësimet e autorëve varen nga ajo se kush e vlerëson (si bie fjala ish partizanët dhe komunistët, pra titistët, zakonishtë e vlerësojnë pozitivishtë) dhe cilit komb i takojnë.
Gjersa në Kosovë ky debat ende është “gjysmë publikë”. Pos disa tentimeve të disa ishpunëtorëve të UDB të paraqiten si nacionalsitë, kemi edhe aty këto disa ish titistë të cilët varësishtë nga ajo se cilës parti tani ju kanë bashkangjitur, edhe japin komente. Më groteskët janë disa pinjollë të titistëve të cilët janë futur nëpër partitë e “krahut të luftës” dhe flasin fjalë miradije për Titon dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë.
Gjersa, në portalet e ndryshme apo rrjetet sociale, natyrishtë ka me shumë komente dhe debate që zhvillohen. Bie fjala, para disa kohe, në njëren nga portalet kosovare lexova një koment anonimë (e që u bë sebep për këtë shkrim) ku komentuesi shpjegonte “kohen e Titos”, duke përdorur argumeta, që zakonishtë titistët i përdorin kur e shpjegojnë karakterin e Josip Brozit, në stilin: gjatë kohës së Titos kombi shqiptar i pati të gjitha të drejtat; kishim flamurin tone kombëtar; ishim njësi federative; vizitonin krejtë botën; Titon e respektoi tërë bota; ishte një burrështetas i nivelit botëror i cili e pasuroi popullin që e udhëhiqte, nuk e vodhi si keta të tanishmit etj.
“Shoku Tito” nuk i urrente shqiptarët
Ama shoku Tito edhe nuk vuante nga dashuria për shqiptarët! Ishe një makiavelist “par excellence”, i cili për t’a arritur qëllimin e tij (ashtu sikurse diktatoret tjerë) fare nuk brengosej se mbi sa “kufoma duhet shkelur”.
Në
realitet, ai, për shkak të pedigres së
tij, nuk kishte ndjenja racizmi ndaj të tjerëve. E them këtë duke u nisur nga
fakti se: njeriu nuk lind racistë por krijohet, varësishtë nga rethanat
personale familiare dhe atyre shoqërore politike në të cilat rritet dhe
zhvillohet.
Këtë mendim e kanë shumë sociologë të njohur (për mos t’i numruar) të cilët merren me këtë çështje. D.m.th., varësishtë nga ajo se fëmijtë në çfarë tradite dhe botëkuptime rriten: çfarë ninulle ju këndojnë nënat e tyre, çfarë përralla ju tregojnë gjyshërit, në çfarë sistemi shkollorë edukohen dhe çfarë lexojnë dhe degjojnë në media. Pra thene shkurt ne çfarë sistemi të vlerave shoqërore krijohen ata.
Andaj, kur të flasim për Josip Brozin gjithmonë duhet të kemi parasysh se ai lindi në fshatin Komrovec (Zagorjen kroate) nga një çiftë i përzier (baba kroat dhe nënë sllovene), dhe se, për shkak të varfërisë (lindi në një familje e cila pati katërmbëdhjetë fëmijë), ai fëmijërinë e kaloi te gjyshi i tij në Slloveni. Dhe kur kthehet në vendlindje (në moshën nëntë vjeçare) e kishte harruar bile edhe kroatishtën, andaj edhe ngeli në klasën e parë.
Gjithashtu, duhet patur parasysh se në kohën kur Josip Brozi u krijua (fundi i 1800 dhe fillimi i 1900, e ashtuquajture “Belle Epoque”), në Mbretërinë Austrohungareze shqiptarët nuk paraqiteshin negativishtë (sikur bie fjala në Mbretërinë Serbe) bile mund të thuhet se përkundrazi, shqiptarët paraqiteshin me simpati.
Andaj, duke i pasur parasysh këto argumenta mund të thuhet se Josip Brozi nuk kishte ndonjë averzion të caktuar ndaj shqiptarëve, për kundër të themi moshatarëve të tij serb (edhe ata komunistë), të rritur dhe krijuar në Mbretërinë Serbe, si p.sh,, udhëheqësi i çetnikëve Dragoslav (Drazha) Mihajloviqi (i cili karrierën e tij ushtarake, në dy luftërat Ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore, e zhvilloi duke masakruar shqiptarë); apo shkrimtari dhe diplomati Ivo Andriq; akademiku Vasa Çubriloviq; komunisti Aleksandër Rankoviq, i cili për një kohë të gjatë ishte bashkëpunëtori i më i ngushtë i Titos etj. Sepse ata u krijuan në një sistem tjetër të vlerave shoqërore, ku ideologë i patën shqiptarofobët si Ilija Garashanin, Milan Piroqanacin, Vladan Gjorgjeviqin, Stojan Protiqin, Jovan Cvijiqin apo klerikët e shumtë sllavo-ortodoksë.
Avanturistë “bon vivant”
Karakteristikë tjetër e Josip Brozit, të cilin e shfaqi herët në jetën e tij, ishte deshira për jetë luksi dhe avantura. Kishte deshirë të dukej bukur. Prandaj, në fëmijërinë e tij e kishte ëndërr të bëhej rrobaqepës, por nuk gjeti mjeshtër që do ta pranonte si shegërt. Punoi edhe si kamarier, sepse ata i dukeshin “sharmantë” me papilon, por nuk qëndroi gjatë në atë punë.
Është interesantë edhe një detal, kur me 1938 shkon në Stamboll për të shtyptur një broshurë komuniste, me ato para që ia kishte dhënë partia, ai bleu një unazë me diamante?!
Pati një mori avantura dashurie me femra të ndryshme gjithandej kah u soll. Nga të cilat me e njohura ishte pratizanja serbe Davorjanka Paunoviq, U kurorezua katër here, së pari me rusen Pelagija Belusova, pastaj austriaken Johana Kening, sllovenen Herta Has dhe s’fundi me serben Jovanka Budisavjeviq.
Jetën lukse sidomos e jetoi pasi që u bë “perandor” i padiskutueshëm i Jugosllavisë dhe filloi t’i marri ndihmat nga perëndimorët.
Stalinistë dhe agjentë i NKVD’ës
Është interesantë se si titistët tentojnë ta paraqesin Titon si “demokratë”. Bile, disa shkojnë aq larg sa edhe e përshkruajnë ate si “jo komunistë”. E shfrytëzojnë sidomos ndarjen me Stalinin (1948), e cila “de facto” ishte si rezultat i ambicieve dhe “konfliktë egosh”, duke e paraqitur si “konfliktë parimesh”. Injorojnë faktin se Josip Brozi e shërbeu me besnikëri mentorin e tij, Josip Vrisarionoviqin (Stalinin) derisa nuk u forcua dhe nuk filloi t’i shpreh haptazi ambiciet për të dominuar Ballkanin. Fillimishtë, duke tentuar ta fusë Shqipërinë, Bullgarinë nën sundimin e tij, e pastaj edhe Greqinë pse jo edhe vendet tjera. Në këtë frymë, pas luftës këndohej kënga “Drug Tito, Zasluzio da je Balkan njegov cio, I Evropu neko dio” (Shoku Tito, e ka merituar Balkanin të jetë i tij i tëri, dhe ndonjë pjesë të Europës)
Po ashtu, injorojnë tërësishtë faktin se Tito në krye të PKJ (Partisë Komuniste të Jugosllavisë) erdhi pikërishtë si i përzgjedhuri i Kominternës (lexo: Stalinit) - si stalinisti më i devotshëm jugosllav që ishte; se në atë post erdhi duke i futur në grackë dhe eliminuar fizikishtë (pastrime staliniste) shumë udheheqës të PKJ ( të viteve 1930’ta) si Josip Çizhinskin (alias Milan Gorkiqin), Petko Miletiqin apo Sima Markoviqin etj; se ishte agjentë i Komiternit dhe NKVD (KGB së Stalinit), ku veproi për shumë vite me nofkën Valter; se në mbeldhejn kur u krijua OZNA (UDB), me 13 maj 1944, në Dërvar, prezentë ishin dy oficerët e lartë të NKVD, Burtakov dhe Timofejev; se në atë mbledhje Tito (ashtu siç vendosin perandorët) caktoi Rankoviqin kryeshef operativë ndërsa Slobodan Peneziqin (Kërcunin) kryeshef per Serbi, gjersa (Ivan) Stevo Karajçiqin për Kroaci dhe Ivan Maqekun për Slloveni etj, e vet (u mor vesh) ishte “shefi i shefave” (capo dei capi), nën urdhërat e të cilit, ata do t’i organizojnë dhe udhëheqin krimet si në Tivarë, Srem, Kosovë ashtu edhe në Blajburg, Goli Otok e gjetiu. Madje, edhe më vonë kur bëhet Kryetar i përjestshëm i Jugosllavisë më shumë ju besonte, dhe vendimet i merrte në bazë të këshillave dhe informatave që i merrte nga “ftyrat e mshehura” të cilët mirreshin me informim-kontrainfromim (udheheqësit e KOS dhe UDB, si Ivan Mishkoviqi i cili udhëheqi edhe hetimet ndaj gruas së tij, Jovanka’s) e jo në bazë të mendimeve të bashkëpuntorëve të tij (komunistë) institucional.
Për më tepër, titistët e paraqesin Titon si “pro perëndimor” përkundër fakteve se Tito ishte pikërishtë komunisti i parë i Lindjes, i cili deshti të fillojë luftën kundër Perëndimit (për Trieshten dhe Korushken). Madje, për ironi, në maj të 1945, Stalini ishte ai i cili mezi e ndali ate për të mos e filluar atë luftë kundër ushtrisë anglo-amerikane. Gjithashtu, injorojnë faktin se ushtria Jugosllave, me 1946, ishte ushtria e parë komuniste (dhe e vetmja) në Europë që i rrëzoi dy avionët amerikanë; sikurse faktin se partizanët grekë arritën të rezistonin deri me 1948, vetem duke ju falenderuar perkrahjes materiale nga Tito etj.
Tito i kishte shqiptarët “mjet kusurimi”
Shumë kontradiktorë janë titistët kur i shpjegojnë meritat e Kushtetutës së 1974. Shihet ashiqare një konkurencë mes tyre se kush po i merr meritat më të mëdha. Jo rallë herë dëgjojmë (lexojmë) se “filan udhëheqësi komunistë shqiptar ka kërkuar nga Tito që Kosova të bëhet Republikë”, duke aluduar se avancimi i Kosovës ishte si rezultat i insistitimit të tyre. Dhe refuzojnë argumentat se: avancimi i statusit të Kosovës ishte më shumë si rezultat i luftës për pushtet dhe rrezikimit të pozitës së Titos nga Rankoviqi dhe klanit tij, sesa nga kërkesat (që mbase mund edhe të ishin?!) e udhëhqësve komunistë kosovarë!
Injorojnë faktin se derisa Rankoviqi me klanin e tij, e shërbyen Titon, si “shpërblim” ai ua la atyre Kosovën dhe disa territore tjera, dhe atëher kur Rankoviqi tentoi t’ia marri fronin Titos, ai reagoi duke e larguar ate (si bashkëpuntorin më të ngushtë që e kishte) dhe decentralizuar Jugosllavinë.
Për më tepër, janë groteske tentimet e “fansave të Titos” kur tentojnë që, për të gjitha të këqijat që i ndodhën shqiptarëve në Jugosllavinë e Titos, t’i akuzojnë udhëheqësit komunistë serbë dhe ta shfajsojnë tërësishtë Titon. Qoftë për masakrat që u bënë në emër të “luftës kundër reaksionarëve”, me çka me dhjetëra mijëra shiptarë të pafajshëm u vranë, qoftë edhe për aksionin e mbledhjeve të armëve apo shpërnguljen e shiptarëve në Turqi etj. Thuajse nuk ishte Tito, ai vet, që u mor vesh me kryeministrin turk, Adnan Menderes (të realizuar nga ministrat Popoviq-Koperly), për “shpërnguljen e turqve dhe muslimanëve nga Jugosllvia”, për çka në periudhën 1953 - 65 u shpërngulën mbi 450 mijë shqiptarë. Injorojnë faktin se “Jugoslavia ishte e Titos” që d.m.th., se asgjë s’ka mundur të ndodhë pa dijenin apo miratimin e tij. Ashtu siç pati deklaruar Milovan Gjillas, (i cili për kohë të gjatë ishte njëri nga bashkëpuntorët më të ngushtë të tij): të gjitha veprimet madhore politike (qofshin vrasjet apo burgosjet masive) në shoqërinë jugosllave, ishin ndërmarrë nën urdhërin e Titos, i cili ishte institucioni i vetëm shtetëror i cili mund të vendoste për gjëra të tilla”.