Mendime
Muhamet Memishi: Diaspora duhet të dënojë BDI-në
E premte, 25.04.2014, 06:34 PM
“Diaspora shqiptare duhet të
dënojë BDI-në”
Nga Muhamet Memishi
Dihet që cdo subjekt politik në platformën e vet politike apo strategjike, si bazë kyce ka dhe mënyrën se si të përfitojnë popullatën apo të bashkojnë popullatën në rradhën e subjektit politik ose bashkangjitjes së idesë së njejtë politiko-strategjike.
Por, duke iu referuar titullit të artikullit tim, partitë shqiptare duhet që në mënyrë sa më demokratike dhe paqësore të kontribuojnë në rregullsinë e procesit zgjedhor që mos të ketë tensione ndër vëllazërore dhe keqkuptime.
Sic na mëson historia cdoherë ne shqiptarët kemi qenë ata të cilët iu kemi rezistuar cfardo sulmi që na ka ardhur nga armiqtë e përbetuar të shqiptarizmit sllavokomunistët , ku në mënyrë sa më masovike jemi bashkuar kundër agresioneve të ndryshme politike, ushtarake që janë ndërrmarë ndaj nesh. Diaspora shqiptare ka qenë një bazament i fortë i shqiptarizmit e cila i ka mbrojtur interesat kombëtare shqiptare deri në ditët e sotshme dhe do ti mbrojë interesat dhe ngjyrat e flamurit Kuq e Zi deri në fund.
Meqenëse Maqedonia edhepse pas 20 vitesh pluralizëm poltik është një shtet i cili ku cdoherë punon dhe vepron për të dënuar shqiptarët dhe për ti shpërngulur drejt Europës dhe vendeve tjera në botë. Por, faji këtu nuk qëndron vetëm te maqedonasit që e bëjnë këtë politikë ekspansioniste, gjithashtu fajtorë për këtë është më së shumti është BDI-ja e cila gati 12 vite asnjë hap më tej nuk morri për përmisimin e gjendjes së shqiptarëve të Maqedonisë.
Më kujtohet qysh në kohërat kur shqiptarët ishin nën agresionin ushtarako-politik serb në ish-Jugosllavi, disa “patriotë shqiptar” vinin te ne dhe kërkonin ndihmë nga ne, që ne si diasporë që jemi të kontribuojmë për kauzën shqiptare dhe ashtu e bëmë atë.
Por, ata njerëz që dikur ishin te ne dhe kërkonin ndihmë, sot ata njerëz janë ata të cilët u bënë më të integruar se vetë maqedonasit në promovimin e kulturës dhe shtetit të Maqedonisë. Ata njerëz që gjerë dje na thonin se e kemi për Shqiprinë Mëmë, sot u pa se e kishin për pushtet dhe për karriket e tyre.
Ali Ahmeti që dikur shtirreshte si patrioti më i dalluar shqiptar dhe që betoheshte që do të punon vetëm për interesat e kauzës shqiptare, sot ai njeri lejon që maqedonasit të luajnë me shqiptarët dhe ti trajtojnë shqiptarët si popull ardhacak dhe i pacivilizuar, ku dëshmi është për këtë Enciklopedia sllavo-maqedonase ku i trajton shqiptarët si popull i pacivilizuar dhe i pakulturuar. Si është e mundur të thuhet dhe të shkruhet kjo, ku ne shqiptarët jemi një ndër popujt të cilët jemi pasardhës të ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve, e ku si dëshmi për këtë kanë konkluduar dhe dëshmuar shumë historian vendas shqiptar dhe të huaj botëror një ndër to edhe historiani kroat Aleksandër Stipcevic në librin e tij “Iliri”. Prandaj, ju i nderuari lexues i këtij artikulli tim, gafën të madhe politike që bëri BDI-ja është kjo ku lejoi që sllavo-maqedonasit ardhacak të na përbuzin dhe të na etiketojnë si “majmunë” dhe të ardhur nga Shqipëria, ku dihet se ne shqiptarët jemi popull autokton në këto treva gjithëshekullore Ilirike, me të cilën si dëshmi për këtë është se dhe guri flet shqip dhe shqiponja fluturon mbi qiellin tonë blu në tokave shqiptare, edhe Mali Sharr buzëqesh përballë Tetovës, dhe Ura e Gurit i këndon lumit Vardar “Aksius”. Armiqtë mandej u munduan që Shkupit t’ia ndryshojnë kahjen dhe të përvetësojnë duke u munduar që Shkupin tonë të dashur ti thonë “Skopje” e jo “Shkupi”, ku Shkupi është dhe gjithmonë do të jetë kryeqyteti i Dardanisë ose i Republikës së Iliridës.
Dihet që
konflikti i vitit 2001 ishte një ndër konfliktet e cila i solli shqiptarët në
një gjendje tepër katastrofale, por shqiptarëve asnjëherë nuk iu ka interesuar
ekonomia kur cdohere ata kanë qenë në luftë për ekzistencë. Pra, shqiptarët në
vitin 2001 u bashkuan që t’ia japin grushtin përfundimtar këtij shteti dhe të
iu bashkohen Shqipërisë Mëmë, por në fund na doli tradhëtia dhe thënia shumë e
famshme “ideologjike”, se shqiptarët kanë luftuar për të drejta.
Sidoqoftë edhepse na doli teza e “të drejtës”, të drejtat e shqiptarëve u garantuan me një marrëveshje efikase politike e strategjike e njohur si “ Marrëveshja e Ohrit”, ku me këtë u garantua që shqiptarët do të gëzojnë të drejtat e tyre, përdorimin e lirshëm të flamurit, zyrtarizimin e gjuhës shqipe etj, dhe kjo marrëveshje do të garantonte realizimin e këtyre deri në një afat të caktuar kohorë më konkretisht deri më vitin 2004. Por, kjo nuk u bë edhe pse këta hyzmeqarë e vasal të këtij shteti cdo ditë na lodhin trurin duke na gënjyer e na thënë që u arrit plotësimi i Marrëveshjes së Ohrit- e tashi gjatë kampanjës parazgjedhore thonë që nuk u plotësua. Cfarë nepotizmi dhe ksenofobie politike!?- Të thuash që u bë dhe su bë!? Kjo i bjen sikur ajo kënga hyp se të vrava, zhdryp se të vrava, po luajnë me neve o vëllezër tanë, po luajnë dita-ditës për poena poltikë. Cdo herë që na vjen koha për zgjedhje, premtojnë premtime boshe, duke na thënë që do e bëjmë këtë ose do e bëjmë atë. Por, dymbëdhjetë vite të jesh në pushtet e mos të zyrtarizosh gjuhën shqipe, të mos bësh flamurin zyrtar në gjithë viset e R.M ku jetojnë shqiptarë, të mos ua kthesh të hollat e buxhetit të shtetëror, të i varfërosh ekonomikisht, duke u detyruar pastaj që shqiptarët e ngrahtë të marrin rrugën e kurbetit -e pastaj të vish e ti premtosh që do bëjmë cdogjë për shqiptarët, kjo është një injorancë politike të cilën e tregon BDI-ja në krye të saj Ali Ahmeti. Ju i nderuari lexues i imi, ndofta je BDI e ndofta e pëlqen dhe e admiron politikën e Aliut, por ta dish që e ka gabim. Unë personalisht nuk kam asgjë kundër jush që jeni anëtarë dhe simpatizues të BDI-së sepse dhe ju si unë jeni shqiptarë, dhe ju flisni shqip, mbani shqiponjën dyrkrenore në dhomat e juaja, ju kontribuat për kauzën shqiptare- por ta dini që politikën që po bënë Ali Ahmeti vetëm se po na sjell mbrapsht, e ndërsa më konkretisht edhe unë kam qenë simpatizues i BDI-së në fillim, ndërsa në kohën e krizës apo konfliktit kam qenë në grupin e parë të logjistikës ekonomike në Danimarkë duke dhënë të holla për UCK-në, ja dhurova shtëpinë në shërbim të UCK-së, por ja fundja erdhi koha ti shpalos këta të vërteta dhe në fund kur e pashë se nuk ka kurrëcfar dobie nga kjo politike dhe unë u tërhoqa nga BDI. Respekti im më i madh është për kryetarin e Komunës së Cairit z. Izet Mexhitit ku për mua është një njeri i kulturuar dhe punëtor që punon shumë për shqiptarët e Shkupit dhe unë personalisht po të ishte ai kryetar i BDI-së dhe të ishte udhëheqës i politikës së BDI-së personalisht atë do e votoja sepse gëzoj një respekt të madh për të, prandaj e respektoj shumë punëtorin. E sa i përket Aliut me folklorizmat e tij mos të mundohet që shqiptarëve tua mbushë kokën me përralla e legjenda duke rrëfyer se unë e bëra këtë ose e bëra atë, duke thënë që e prisha Jugosllavinë-por ta dini se Jugosllavinë e prishi NATO me 1060 aeroplanë luftarak. Prandaj, të gjithë bëmë dicka sa për dijeni, të gjithë kontribuam për shqiptari, bile bile dhe u vranë mbi 500 të rinjë shqiptarë në luftë por dhe ju opinioni i gjërë duhet ta dini se dhe mbas lufte nga dora e vëllaut u vranë shumë të rinj që nuk pranuan politikën udhëheqëse të tij. Andaj, asnjëherë mos të thuajmë se kemi bërë gjithcka, sepse jeta kërkon më shumë se gjithckaja.
Duke u munduar të arrijmë gjerë në fundin e artikullit, do mundohem të elaboroj pak për zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë.
Dihet që zgjedhjet, qoftë ato parlamentare, presidenciale ose lokale, kanë kuptimin e tyre dhe cdoherë duhet të mbahen në mënyrë demokratike, duke mos kërcënuar popullatën dhe duke i thënë që mos të dalin për të votuar. Dua të elaboroj rreth kësaj cështje sepse paksa është si e ndjeshme dhe duhet të kemi parasysh se shqiptarët kishin vetëm një kandidat të mundshëm për President të R.M dhe ai ishte Prof. Iljaz Halimi. Politikën që bëri Aliu në këtë rast duke i thënë simpatizuesve të vet që mos të dalin për të votuar, ishte një ndër gafat më të mëdha politike që mund të ketë bërë ndonjëherë ky njeri. Po që se do të votonin gjithë shqiptarët z. Halimin atëherë do të shkonin dhe në raundin e dytë, e me këtë gjest shqiptarët do të faktorizoheshin dhe do ti tregonin ndërkombëtarëve se ne jemi ata të cilët që e mbajmë këtë shtet në ekzistencë. Prandaj, ky gjest ishte një tradhëti e cila në të ardhmen shumë të afërt historia do ta etiketojë si tradhëtarë, sepse nuk e mbështeti shqiptarin, por i dërgonte popullatës sms porosi të ndryshme duke i thënë:” që ti bojkotojnë Zgjedhjet Presidenciale”. Prandaj, unë si një shqiptar i diasporës e vlerësoj këtë si tradhëti që nuk e përkrahu një shqiptar tjetër edhepse ishte pjestar i një subjekti tjetër politik.
Prandaj, duke iu referuar titullit të artikullit tim, me këtë them se “ Diaspora shqiptare duhet të dënojë BDI-në” ngase nuk e mbështeti një kandidat të vetëm të mundshëm shqiptar dhe me këtë BDI-ja duhet të dënohet nga Diaspora Shqiptare që jetojnë kudo, në cdo cep të botës.
Andaj ju vëllëzërit e mi shqiptarë që jetoni kudo në territorin e Republikës së Maqedonisë, zgjedhjet shkojnë e vijnë, partitë shkojnë e vijnë, por ju cdoherë duhet të jeni të unfikuar sa më shumë dhe mos të kemi vëllavrasje gjatë procesit zgjedhor sepse të gjithë jemi një dhe vota është e drejtë demokratike e cdokujt, ku secili ka të drejtë të votojë për kënd të dëshirojë, por para se të votojë duhet të i shikojë ca rrethana tjera në një prizëm tjetër se për kë duhet të votuar.
Shpresoj që bashkimi dhe liria e votës së shqiptarëve është një ndër kushtet që duhet ti plotësojmë dhe është obligative për cdo individ që është shqiptar.
Muhamet Memishi –ish-koordinator i degës “Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare”, dega Xhemë Hasë Gostivari – Danimarkë.