Mendime
Luigj Palushaj: Faleminderit Iliri
E hene, 28.04.2014, 07:59 PM
Faleminderit ILIRI
Nga Luigj Palushaj
Faleminderit Perëndi që ja fale Ilirisë, Arbërisë, Shqiptarisë, bijë dhe bija me ndikim botërorë dhe që para tyre u përkulen figura të larta botërore.
Faleminderit Papa Albani, Gjergj Kastrioti,Nënë Tereza, që edhe pse vite e dekada,shekuj të vdekur kontribuat dhe kontriboni për shtetin shqiptar dhe lirin e Kosovës.
Gjon Pali
i II që u shpallë shenjtë thot: ,, Pas
popullit tim Polak e dua popullin të shumë vuajtur Shqiptar.
Bill Clinton: Nënë ta kreva porosin tënde, tash populli yt i vogël është i lirë.
Po pse gjithë ky interisim, pse gjithë përkujdesje, Papa i Shenjtë ju lutet një Presidenti më me ndikim në botë,apo ndoshta pse po nga ky popull Ilir lindi dhe lejuesi fesë së Krishterë perandori Romak Konstadini i Madhë, por në mes lidhjes së Papa Gjon Palit me shqiptar pati dhe një lidhje tjetër, Papa Gjon Pali II, ishte miku më i mirë i yni,ai ndikoj shumë në politiken botërore, presidenti ynë atëherë Ibrahim Rugova cdo herë kishte dyert e hapura, ishte i mirëserdhur ai në Selinë e Atit të Shenjtë, vetë fakti që po ky Papa , Rugoven e shpëtoj nga thonjët e Milosheviqit.
Papa Gjon
Pali bëri detyrën dhe ktheu borgjin e Papa Franqesk Albanit që bëri për popullin Polak në kohen kur Polakët ishin gati para c' farosjes nga
regjimi
Kush ishte Papa Albani
(Bazuar ne dokumete arkivore ne Vjene,Urbino,Rome nga gjurmuesi dhe hululmtuesi i shume arkivave tjera prof.dr.iur.Eqrem Zenelaj)
Mikel Lazi kishte tre djem Gjergjin,Fillipin dhe Andrean. Për djalin e tretë nuk gjejmë shënime tjera por ,për dy të parët hasim më shumë ,se ata kanë qenë ushtarë dhe kapiten të Gjergj Kastriotit, të cilët duhet të jenë shkruar në Urbino nga detyrat e caktuara nga princi shqiptarë gjë që dhe u priten tepër mirë miqësisht Duka I Urbinos,Federiko Montefedro si dhe djali I tij Guidobaldo Montefedro.
Me disa dokumente shënohet se ishte familje refugjatësh të cilët iken në Urbino pas pushtimit të Shqipërisë nga perandoria Osmane,d.m.th.pas vekjes së Skenderbeut. Dy fakte janë nga këto të dhëna të gjetura nga prof.Zenelaj:
a- E para ka të bëjë me atë se familja Albani ishte shpërngulur nga Shqipëria me 1464,d.m.th. katër vite para vdekjes se princit shqiptarë Skënderbeut-Gjergj Kastriotit.Andaj,vetë fakti demanton at se ata ,nuk kishin ikur ata si refugjatë ,pasi që edhe djemt e Mikelit,Gjergji e Filipi ishin edhe kapiten të ushtrisë së Gjergj Kastriotit dhe kishin shkuar 4 vite para vdekjes së Skenderbeut-GJ.Kastriotit në Urbino me detyra të caktuara diplomatike ushtarake,andaj jo rastësisht ishin sistemuar në detyra dhe sherbime të caktuara diplomatike të larta nga dy Duka të Urbinos Federiko dhe Guidobaldo Montefedro.
b- Fakti tjetër që mbështet këtë fakt e mësiperm është dhe një dokument I gjetur në arhiven dhe tarshigiminë e Papa Albanit i cili portret na paraqet stemen e Krujes dhe portretin e një ushtari (d.m.th.te paret e tij),që shpjegon prof.Zenelaj, qe Papa ka aloduar me Gjergjin e mbi atë ushtarë të uniformuar( Gjergjit). Papa paraqet emrin e tij në shkurtesa PKL XI(PAPA Klementi XI).
Gjergji I biri I Mikel Lazit nga Shqiperia ,kishte trashigimtarë Altobelin,Altobeli kishte trashigimtarë Anibalin,Anibali kishte Oracion (Oroshin), Oracio kishte trashigimtarë Karlin, dhe Karli (baba I Papës) kishte trashigimtarë Papa Albanin Klemencin XI. Kjo gjeneologji shihet edhe në dokumente sekrete të gjetura nga prof.dr.iur.Zenelaj, në arhiven e Vjenës ‘’PRUKSAAL’’, të cilen e kishte lenë Papa Albani trashigiminë e tij në dosje të një obortari( sekrete me emrin Jacobus). I cili libër është me pak fletë ,por që në fillim pos,pas thenjes ai ka në pemën gjeologjike ,në të cilen ku përshkruhet në detaje gjenologjia e familjes Albani nga Mikel Lazi deri te Papa Albani.
Kardinali
Albani ,shpirtërisht dhe politikisht kishte qenë mik dhe ithtarë I madhë I mbrojtjes së ‘’Çeshtjës se
Polonisë’’,lidhur me mbrojtjen e qështjes polake. Kardinali Francesko Albani ,
kishte marrë pjesë në bisedimet e drejtpërdrejta me mbretëreshën e Rusisë
cariste Katarina ll ( 1782-1793). Në dokumente është gjetur se ky angazhim I
kardinalit Albani dhe këto bisedime u
ndërmoren me Rusinë me qëllim siq shkruhet për të vënë në rend dhe gjendje të
rregullt funksionimin e lirë dhe për të
ndërrue poziten e palakmueshme të Kishes Katolike Polake dhe të krishtëreve për pape ,Hegjominizmit të shkeljes së të
drejtave dhe polakëve fetarë nga ana e Rusisë Raciste .
Lidhjet tjera në mes këtyre dy popujve ,shqiptarë dhe polakë ishin dhe përmes figurave madhore që kishin si: Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, Nëna Tereza, kardinalët shqiptarë Francsko Albani, Anibale Albani, Aleksadro dhe Jozef Albani, Papa Albani si dhe së fundmi presidenti historik Ibrahim Rugova me lidhjen që kishte me Vatikanin, me Gjon Plain ll, që ishte mik I madh I shqiptarëve dhe se nuk e bekoj rastësisht token shqiptare me viziten e tij, nuk u lut rastësisht për qetësinë, paqen dhe ruajtjen e popullit shqiptarë dhe të Kosovës dhe internacionalizimin e saj si dhe lumturimin e Nënës Tereze.
Përkulemi para këtyre figurave tona, ju faleminderit për kontributin e juaj. Prej popullit tonë gjithmonë kanë dalë figura të mëdha., apo nderohen dhe respektohen këto figura ?, si është gjendja tek ne sa i perket këtyre, ku janë politikanët, akademiket , historianët të gjithë njerëz të thjeshtë dhe me ndikim, cfarë bëmë dhe po bejmë për Konsadinin e Madhë, për Papa Albanin?, botuam e shtypem libra, simpoziume, tribuna e bëmë, bëmë cfarë duhet e meritojnë këto të ndritura figura, apo fatkeqësisht dëshirojmë ti zhdukim që të mos të egzistojnë që bashkë me këta dashakeqës disa dhe politikan po ndimojnë që armiku te na i marr e përvetësoj bijët tanë Ilir.
Edhe njëherë faleminderit Konsadini i Madhë, faleminderit Papa Albani, faleminderit Gjergj Kastrioti, faleminderit Nënë Tereza, që ju njerëz të perëndisë në qiellë dhe njerëz iliro-Shqiptar në tokë,kontribuat që sot ne kemi Shqipëri dhe Kosovë kemi emrin shqiptar.