Pse vazhdoj?
Nga Dr. Ilir Muharremi
Kush më flet kush më tregon për atë se
çfarë duhet të jem, nuk i besoj, në fakt përpiqem ta zë ta analizoj çdo refren
të tij. Nuk i mbetem besnik asaj që më detyron të mendoj, duke pretenduar së
është vetja ime. Kush jam unë, nga kam ardhur, ka do shkoj, pse marr frymë në
këtë univers, pse duhet të flejë, të çlodhem, të bredhë, pastaj të shurroi,
prapë çdo ditë ta bëjë të njëjtën. Ku qon kjo?! Te absurdi, por edhe absurdi
është i njeriut, njeriu besohet dirigjohet nga vetja, asgjë për të ikur, për të
fluturuar më larg, atje larg për mos tu kthyer. E dijë, jeta është vetëm jetë,
lulëzim, buzëqeshje, frymë, mut, vuajtje, dashuri, ngjyrë, art, të gjitha i ka.
Nga ajo lartësi nuk dua të kthehem, nëse përpiqesh t’i ik jetës ti nuk je më në
jetë, por pyetja ngritët mbi atë pse unë jam njëherë në jetë dhe më nuk jam. A
duhet që më të mos jam për të qenë një herë, ndoshta, këtë shumë e marr me
skepticizëm, por edhe me hezitim. Sido që të jetë prapë jam, sepse mos të isha
ku do isha, nuk do dija ta identifikoja veten, atë që dua shpjegime, arsye,
përgjigje. Edhe sikur t’i dija
përgjigjet prapë nuk mjafton. Nuk mjafton sepse jam në jetë, jam në valë, në
rërë, në diell, në akull në horizont përpëlitem për të vërtetën atë që duhet ta
shpjegoj, por përse kur ajo që në lindje nuk liron mendjen, kërkon një
gradacion për tu kthjelluar dhe për të analizuar, por dikush as që merakoset
për atë pse shkallëzohet dhe përse është apo sikur të mos ishte. Ai është më i
lumtur, i beson realiteti dhe realiteti e udhëheq, por a duhet realiteti ta
udhëheq? Nëse i bindet, por dhe tek ky njeri nuk ekziston absurdi apo thellësia
e të menduarit. I kënaqur me jetën, me çdo ditë që duhet të zgjohet , por jeta
bota përfiton nga ai sepse e ka mashtruar të tërin, njeriun absurd nuk mund ta
mashtroj sepse ai e kundërshton, kundërshtimi është me pyetje, pse jam, a duhet
të jem dhe të vazhdoj në këtë mënyrë me
të cilën vazhdoj, por prapë unë vazhdoj edhe pse absurdi me ndanë nga ky
mendim.
Jeta
fiton momentalisht, absurdi e bënë më interesant lojën, por prapë jeta është
ajo që e eliminon. Jeta, ky term
humanistë dhe ja vlen të jetohet, për çfarë? për tu shumuar, trashëguar dhe
pastaj komentuar se isha dikur, kujt i plasë për këtë, prindërve më së shumti,
dhe asaj fëmije që e lë pas, që prapë duhet të njëjtën gjë ta bëjë. Jeta dhe
bota përfiton. Por, prapë bota mund të vazhdoj edhe pa njeriun, ndoshta pa
kuptim siç ishte në fillim dhe kështu duhet të jetoj edhe njeriu. Pse njeriu
kërkon kuptimin? Kjo ja vlen të diskutohet. Diçka e kundërt me botën me
kontaktin, sepse kërkon shpjegime për veten, por ato nuk do i gjej sepse po t’i
gjente prapë lind ajo pse kjo mbi këtë ndoshta duhet të jetë ndryshe. Larmi për
tu zgjeruar, tregime për të besuar, monotoni për të pritur, vuajtje për tu
shëruar, dhimbje për të tejkaluar, prapë arsye kërkim për atë pse jam, sikur të
mos isha ku do isha? A duhet gjithmonë të jem, por pse të jem, unë nuk e dua
këtë. Jam kështu midis jetës dhe parajsës. Jetën e përbuzë ngaqë çdo ditë
ngopem me të, parajsa vërtitet si një shpresë e pakuptimtë, e papërvojë, kështu
lartësohet. Unë mendoj që vendos për të dyja, por prapë diçka ecën më shpejt,
një fat i parathënë, i konsumuar në trup. Si mund të ekzistonte pa trup? Në
trup e mbartim tërë jetën, për të mos qenë më.
Sa lehtë
i dorëzohemi mos dijes, kur e them këtë, menjëherë mendja kacafytet tek e
panjohura, te zoti, qetësohet ,
lehtësohet qenia, i mbetet heshtjes shpirtërore, për tu furnizuar me energji,
dhe prapë ngjitet tek pyetja pse jam? E njëjta vazhdon. Vazhdon dhe vazhdon.
Deri kur?