Kerko: a
Muharrem Kurti: Në vendlindjen e Fishtës
E diele, 19.01.2014, 06:17 PM
Muharrem Kurti
NË VENDLINDJEN E FISHTËS
Në vendlindjen e Fishtës
Përballësh me krenarin dhe trupin
Dy ullinj ilirik dëshmojnë
Madhështinë e Fishtës
Dhe tiranin komuniste
Për një çast
Të vjen keq që je shqiptar
Kur shikon harresen e vershuar
Me therra dhe driza përsipër historisë
Trolli i bekuar i pa përtrirë
Vetëm me ca gjurm themelesh të kullës
Mbi një kryq një shqiponjë
Në lugnojë të Zadimës
Të thotë –këtu Fishta pa
Diellin për herë të parë
Shqip zanat flisnin atëherë
Dhe erdhen klyshët marksistë-leninistë
E e fshin historinë
Pesëdhjetë vjeçare të Fishtës
Rusisht
Dhe rusisht ranë perdhe...
(në kujtim të poetit të madh)
Ike apo ndrrove vend
Le të mbrohen pëllumbat bre
Nga gjarat dhe grabitqarët
Është kob të matemi me varrët
Mos o Zot të harrojmë vetveten
Në zgrips të historisë
He de ,je i ri e mos lejo
Të të kapin për hunde
As armiqtë
As miqtë
Jam me ty
Të trolli i moçem
Mos ik...
BALLKANQE
Liria –fushëbetejë e gjelave
E llogoreve në të dyja anët
Me armiq që shtiejnë
Për të arritur atje
Ku fitoria qëndron
Mbi humbjen e tjetrit...
NUK JEMI ARMIQ
Të fitosh do të thotë
Të të lejoj edhe ty
Suksesin tim
Të humbasësh do të thotë
Të vuash edhe ti për mua
Disfatën time
Nuk jemi armiq
Flasim të njejtën gjuhë
Thithim të njejtin ajër
Zgjohemi e biejmë
Në të njejtin (at) dhe...