E merkure, 01.05.2024, 02:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Ukshin Zajmi: Kultura skenike në Gjilan - 1991-1999

E shtune, 18.01.2014, 08:23 PM


Kultura skenike në Gjilan gjatë viteve 1991-1999

Nga Ukshin Zajmi

Situata e krijuar pas pezullimit të veprimtarive institucionale shqiptare nga pushteti serb në fillimin e viteve 90 të shekullit të kaluar, cyten veprimtarët shqiptarë në komunën e Gjilanit që të gjenjë forma e mënyra  të tjera për organzimin e jetës kulturore. Në këtë kontekst u themelua Shoqata e Pavarur Kulturore me sektorët e artit letrar, skenik, pamor e muzikor. Kjo formë e organizimit në nivel komunal mundësoi që brenda vitit të organizohen 50-60 forma të aktivitete të ndryshme kulturore duke shfrytëzuar hapsirat e shtëpive të kulturës nëpër fshatra, objektet shkollore madje edhe objektet fetare. Në ndihmë për realizimin e këtyre aktiviteteve doli edhe Këshilli i finansimit i cili akordoi për këtë formë aktiviteti edhe 5 paga të rregullta mujore.

Bartësit dhe veprimtarët e këtyre aktiviteteve në vitin 1992 themeluan edhe Manifestimin “Flaka e Janarit”, manifestim ky që nuk u ndërpre deri në ditët e sotme, e i cili shpërndau shkëndiat e veta pos Gjilanit në të gjitha rajonet shqiptare të ish Jugosllavisë deri në diasporë. Në suaza të këtij aktiviteti në fillim u themelua Trupa teatrore alternative e pagëzuar “Aleksander Moisiu” e cila  mbajti gjallë aktivitetin teatral në nivel komune,si dhe organizoi edhe këtë segment në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit”.

Kjo trupë gjatë kësaj kohe përgatiti pjesët: “Bileta e llotarisë” të Dionis Bubanit, regjinë e të cilës e bëri Ruzhdi Mehmeti, për realizimin e së ciës u angazhuan aktorët: Rifati-Rexhep Maloku Skënderi-Artan Selimi, Dallëndyshja-Bukurije Kçiku, Vlora-Ramize Selimi, Sokrati -Muharrem Sylejmani, Xha Shero-Ramadan Kurti, Burbuqja-Safete Mustafaë “Etydë për Lotë Vakun” të Selman Vokshit në regji të Muharrem Sylejmanit, ku u angazhuan: Jashar Shahiqi, Ali Demi, Rexhep Maloku, Auritë Agushi, Teuta Shahiqi, Miradije Shahiqi, Selman Vokshi e ndonjë tjetërë “Verorën” e Rexhep Hoxhës me regji të Muharrem Sylejmanitë “Vdekjen e një mbretëreshe” të Rexhep Qosjës, në regji të Muharrem Sylejmanit, me Mejreme Berishën aktoreë  “Klasa e IV/5” të Ymer Shkrelit në regji të Ruzhdi Mehmetitë “Një natë në hotel” të Muharrem Shahiqit në regji të Muharrem Sylejmanitë “Kufinj që prekën” të Hysen Këqikut në regji të Muharrem Sylejmanit, kur rolet e i barten aktorët: Ruzhdi Mehmeti, Mejreme Berisha, Jashar Shahiqi, Ramadan Kurti, Naser Zymberi, Shpresa Hajdari, Naim Behluli, Hetem Arifi, Raif Haziri, Hafiz Gjakli, dhe “Froni” të Naser Zymberit” në regji të Muharrem Sylejmanit.

Aktiviteti teatror kryesish u zhvillua në shtëpitë e kulturës në Bresalc e Përlepnicë bndërsa peripetit e shumta që ua solli pushteti serb veprimtarëve të këtjj aktiviteti janë  të shumta.

Në këtë kohë edhe në Bresalc punoi trupa e teatrit të fshatit, e cila në sezonin 1992/93 përgatiti shfaqjen: “Logu i gjarpërinjve” të Ramadan Rexhepit në regji të Ramadan Kurtit në të cilën aktruan: Adem Muji, Ramadan Kurti, Shemsi Syla, Ejup Uruqi, Bujar Haziri, e ndonjë tjetër dhe në sezonin  1995/96 përgatiten shfaqjen “Shkëndija nuk i kishte sytë e mbyllur” të Hysen Këqikut në regji të Ramadan Kurtit, rolet e së cilës i realizuan: Ymer Kurti, Besa Kurti, Ramadan Kurti e të tjerë.

Në këtë sferë kontribut të dukshëm dha edhe seksioni dramatik i Shkollës fillore “Abaz Ajeti” të qytetit të Gjilanit, i udhëhequr nga arsimtari Hetem Arifi. Në këtë seksion gjatë kësaj kohe u realizuan këto pjesë: “Kur lindi partia” komedi e Milazim Krasniqit në regji të Hetem Arifit ne vitin 1994, “Tingujt e lirisë” e Hetem Arifit  regjinë e së cilës e bëri autori, e më të cilën ne edicionin përkatës të “Flakës së Janarit” u cilësua si shfaqja më e mirë në vlerësim të publikut, “Jetojnë në zemrat tona” të Hetem Arifit, me regji të Hetem Arifit, “Kur arsimtari vonohet” me autorësi e regi të hetem Arifit, dhe “Pak dritë-Migjeni” dramatizim i Hetem Arifit, e regjinë e së cilës e bëri Hetem Arifi e që u shfaq me 11 Janar të vitit 1995, në Bresalc në kuadër të “Flakës së janarit 1995”. Në këto shfaqje rolet i kanë interpretuar: Arsim Arifi, Bardhyl Aliu,  Arben Shabani, Fitore Arifi, Mimoze Qarolli, Manushaqe Kryeziu, Linditë Arifi, Hetem Arifi  e të tjerë.

Janë këto 15 shfaqje teatrore, nëse nuk është harruar ndonjë, që u përgatiten në komunën e Gjilanit mbrenda viteve 1991-1999 në komunën e Gjilanit, kohë kjo kur institucionet kulturore shqiptare të kësaj komune qenë suspenduar nga pushteti i asokohshëm serb. Dhe jo vetëm që u suspenduan, por edhe aktivitetet që u zhvilluan gjatë kësaj kohe u përcollën me peripeti të pakëndëshme për veprimtarët shqiptarë, si maltretime, burgosje e vështirësi të tjera të shumta. Krahas kësaj këto aktivitete u mbajten edhe në kushte mjaft të veshtira materiale, kur garderoba dhe skenografia u realizuan me mjete vetanake të aktorëve e regjisorëve, megjithate jeta teatrale në komunën e Gjilanit asnjëhere nuk u zbeh. Zaten, entuziazmi ishte edhe më i madh, se në kohën kur ky aktivitet mbahet pa kurfar droje.

“Talia e Flakës…” në vitin 2014

Manifestimi shumëkultutor “Flaka e Janarit” që nismën e ka në Gjilan në vitin 1992, me të katër segmentet e veta tradicionale: muzikë, letërsi, teatër dhe art pamor, po mbahet edhe sivjet. Në kuadër të sektorit skenik që është pagëzuar “Talia e Flakës” do të marrin pjesë pesë shfaqje. Ato janë: “Zonja me maskë” e Teatrit Profesionist të Gjilanit me autor Osman Gorancin e regji të Fatmir Hysenit (20 Janar); “Gishti” shfaqje e Teatrit Shqiptar të Shkupit me autor Doruntina Basha e regji të Agon Myftarit (21 Janar); “Shembja e Kullës së Ajfelit” e Qendrës Multi Mediale me autor Jeton Neziraj e regji të Blerta Nezirajt (22.Janar); “Dëshmitari” i Teatrit Kombëtar të Kosovës me autor e regji të Selami Tarakut (23 Janar), dhe “Tri mendje në ankand” të Teatrit Metropol të Tiranës, me autor Ferdinand Hysi dhe regji të Elma Doresit (24 Janar 2014). Gjatë këtyre ditëve në Gjilan do të mbahen edhe biseda apo ligjerata rreth artit skenik, ku do të marrin pjesë ligjeruesit: Arian Krasniqi, Nebi Islami, Erson Zymberi e ndonjë tjetër. Përndryshe, ky manifestim ka karakter garues dhe Juria profesionale do të jep shumë shpërblime tashmë tradicionale.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora