Kulturë
Agim Gashi: Trimave
E diele, 19.01.2014, 06:11 PM
AGIM GASHI
TRIMAVE
(Kushtuar vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës në 32 vjetorin e vrasjes)
Në atë ditë të 17 janarit,
UDB-ja shkrep armët e krimit,
N´prag të derës i vranë vëllezërit,
Në zi Karadaku e n´zi Dukagjini.
Pyeta malin e pyeta fushat,
Pyeta detnat, lumenj, liqene...
S’më tregoi as Lybeteni.
Shkova në Untergruppenbach
Me e pa vendin ku janë vra,
Pyeta edhe zogjtë shtegtarë,
A thue vallë gjë keni pa?
Mu te vendi ku u zbazën plumbat,
Mërgimtarët ku kanë ra,
Në dhe të huaj për liri atdheu,
Me gjak shqiptari tokën la.
M’u afrue një zog gjermani,
Cicëron me mallëngjim
Këtu u vranë djelt e lirisë,
Gjaku i derdhur u shëndrrue n’kushtrim.
Bardhosh djal, o i vogli vëlla,
S’më la gjaku plumbat me t’i pa,
Kadri, o vlla, e trim,
Karadakun e le jetim.
O Jusuf zemërluani,
Të kam vlla e të kam n´zemrër,
N´gjysmë ta ndalën këngën tënde,
Që Kosovës i jepte emër.
Na
Do të shkojnë edhe shekuj të tjerë,
Lule t´freskëta në varret tueja,
Do t’ju sjellë populli përherë.
16.01.2014 Düren