Kulturë
Poezi nga Ajkune Peja
E diele, 06.10.2013, 05:11 PM
Ajkune Peja
MË DUHET PAK
KOHË
Më jep pak kohë
Të jetojë e lirë
Të ndjehem e
gjallë
Jeten time ty
Borgj ta kam.
Më jep pak kohë
Due gjërat dhe
njiherë
Revy te kalojnë
Të shoh mos
aty-këtu
Sonte do duhej
ndryshue diç
Nga jeta e jonë.
Më jep pak kohë
Se ndoshta nesër
s`më duhet gjë
Dhëmbjen me
buzëqeshje
Ta mbuloj mësova
Eh, me mijra
herë e bëra këtë gjë
Vetem pak kohë
me duhet
Dhe lutem për
prezencen tënde
Nuk dua të më
mungosh
Për asnji çast
Në përmbysjen e
botës.
E di ti, s`dua
të jem vetem
Kur të permbyset
bota
Mos harro ta
mbyllësh derën
Çelsin e ke ti.
TAKIMI
Takimi
Kaloj shumë
shpejt
Me një
buzëqeshje
Pranvere
Puthjet
U takonin
Vetem syve.
Sikur të fala
Një çokollatë
zemre
Të ndarë
Nga buzët e tona
Greminë etjesh !!!
NJË UDHTIM I RI
Mbi këtë botë
E kam të vetmen
gotë
Të ndarë në dysh
kujtimesh
Në ëndrra si vet
shpirti im.
Në këtë botë
Ma mbush
Këtë gotë
Me helm po
deshte
A me fjalën e
kot.
Mbi këtë botë
Të dytë erdhem
Si vargje
kujtimi
Si dashuri
ylberi.
Sonte erdha
Të mbetem i
vetmi kujtim
Udhëtar i
diellit tim
I detit plotë
valë
Dhe i hënës në
buzëqeshje.
Sonte
Pse nuk më erdhe
ti
Fjala ime
Të të puthë në
ëndërr
Mbi këtë botë
Sa herë me ty
flas
Shëndrrohem
Në mbretëri
bukurie
Në shpatë
burrërie
Të luftojë me
djajët
Me korbat e
Atdheut tim.
Edhe sa herë
duhet të dua
Njeriun
Të shëndrruar në
ëngjëll
Edhe sa herë
kujtimi im
Mbetet dhuratë
per ty
Ma thuej ti o
dielli im
I këthyer në
buzëqeshjen
Time
Në flakën e
buzve të mia
Dikur të etura
për pak liri
Për dashurinë e
yjve
Që kurr nuk ma
falen
Lirinë e fjalës
time.
Sot po nisem
Në udhtimin tim
të ri
Po nisem me
kujtimin
Se kjo botë
Nuk është si
bota ime
Si fluturat që
udhtojnë
Së bashku.
Sonte u takova
me ty
Edhe me zotin
tim
Të bëhemi këngë
e fjalës
Së lirë
Në udhtimin tim
të ri.