Editorial » Entela
Entela Binjaku: Një histori e zakonshme???
E hene, 26.08.2013, 08:05 PM
Një histori e zakonshme???
Ekskluzive nga Entela Binjaku
Sa më e
varfër ekonomikisht, kulturalisht dhe në pikëpamje të impulseve pozitive
shpirtërore, të optimizmit, të jetë një
shoqëri, aq më e pasur është ajo me aspekte të problematikës sociale dhe
situatave për t´u trajtuar. Nëse shteti në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë
civile, fondacionet, shoqatat, organizatat apo grupimet qytetare, do të
organizohej seriozisht në përballimin e situatave të tilla, gjendja do të
shkonte përherë drejt përmirësimit. Fatkeqësisht ne përjetojmë “një recension”
të këtyre problematikave, në të cilat të zbulosh atë më të mprehtën, nuk është
shumë e vështirë.
Pikërisht,
si drejtuese e Fondacionit “Harriet Martineau” dhe si sociologe, kam zgjedhur
të bëj publike dhe të hedh thirrje për ndihmë të një prej historive më të
dhimbshme, të trishta dhe më problematike që kam hasur në punën time, në këtë
periudhë.
Në këtë
larmi situatash në të cilën e gjëjmë veten, sot nuk është e vëshitrë të humbësh
përqëndrimin nga problemet që lidhen ngushtë me vetë ekzistencën dhe mbijetesën
tonë.
Kjo që do
të rrëfej është historia e familjes
Pitarka nga Grykë Nokë e Dibrës, një familje që jeton në mjerim të thellë.
Asgjë e re deri këtu...një ndër të shumtat familje shqiptare..
Sot, në
moshën 77 vjeçare Halil Pitarka dhe e shoqja, Nazife, jetojnë në mjerim të
plotë, të sëmurë dhe pa ilaçe.. Edhe kjo asgjë e re...dhe duket krejt e
zakonshme...megjithatë ata nuk dorëzohen para halleve që jeta ju ka vënë
përballë.
E
pazakontë është se para disa vitesh për të jetuar me ta erdhi dhe e bija, Pashe Pitarka. E ndarë nga
3 fëmijët dhe bashkëshorti, për arsye se ajo vuan nga depresioni, shkak i cili
solli dhe ndarjen e saj. Sot ajo ka 8 vjet që nuk i ka parë fëmijët dhe gjithë
ditën përmend vetëm emrat e tyre.
8 vjet
janë vuajtje maksimale të kësaj krijese dhe po ashtu 8 vjet janë faje
të rënda të gjithë strukturave shtetërore, shërbimit social dhe
shëndetësor si dhe fyerje për gjithë
shoqërinë tonë të civilizuar që kanë
braktisur këtë njeri në fatkeqësinë dhe mjerimin e vetë; ndërkohë që sëmundja
është e shërueshme...Është vetëm një depresion.
Pashe nuk
ka mundësi të vijë në Tiranë dhe të kurohet rregullisht, ashtu si shteti nuk ka
as mundësi ta marrë e ta shtrojë Pashën në spitalet e tij. Sigurisht Pashe nuk
ka para të blejë kurën pasi të dalë nga spitali, dhe shteti nuk ka mundësi t´ja
dhurojë këtë kurë.
I vetmi
njeri në rrethin e saj që po përpiqet ta ndihmojë deri më sot është një i afërm
i cili për këtë i ka shkruar Kryeministrit aktual, por që tashmë “nuk ka asgjë
në dorë” sepse i konsumoi “8 vitet e tij të lumtura”.
I ka
shkruar Ministrit të Shëndetësisë i cili gjithashtu “nuk ka asgjë në dorë”,
pasi me gjithë përpjekjet e tij nuk arriti të rregullojë këtë situatë alarmante
të shëndetësisë sonë; i ka shkruar edhe
Kryetearit të ri të PD, ashtu si dhe Kryetarit të PS, të cilët asnjëherë nuk
gjetën kohë të mendonin për 8 vitet e shkuara të Pashes dhe për të gjithë jetën
e saj në të ardhmen.
Ky njeri
i afërt i shkroi edhe ish-Presidentit Topi, tashmë Kryetar i FRD-së, i vetmi që
ju përgjigj kërkesës.
Në këtë
tranzicion të stërzgjatur kur çdo ditë në media dëgjojmë e përcjellim me
dhjetra raste vrasjesh e vetëvrasjesh, dhunimesh e grabitjesh, aksidentesh dhe
fatkeqësish, askush nuk mendon seriozisht për arsyet e vërteta, për rrënjët e
këtyre ngjarjeve dhe nuk bën asnjë analizë të hollësishme se nga një depresion
(i thjeshtë) kanë ardhur shumë nga vrasjet që përmenden;
Se nga
mungesa e optimizmit dhe shpresës për të ardhmen vijnë shumë nga vetëvrasjet e
mësipërme, vijnë konfliktet, dhunimet, ndarjet, e deri tek krimet.
Ky është
një rast tipik i cili ka nevojë të ndihmohet nga shoqëria për pak fonde, sepse
mund të marrë atë gëzim dhe dinjitet që i takon gjithësecilit prej nesh në
shoqëri, por nëse lihet në gjendjen aktuale të saj, me siguri që ajo do të shkojë natyrshëm drejt
degradimit të plotë.
Si
sociologe, dhe si drejtuese e Fondacionit “Harriet Martineau” po hedh thirrjen
për të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë këtë grua, përmes ndihmës për të
cilën kanë ndihmuaredhe familjen e saj: fëmijët që nuk i ka parë prej vitesh,
bashkëshortin, prindërit e moshuar,
motrat dhe vëllezërit e saj.
Fondacioni
që drejtoj merr përsipër shoqërimin e saj në gjithë kalvarin e rrugës që e pret
drejt shërimit.
Nëse dikush kërkon ta ndihmojë këtë histori njerëzore, mos hezitoni...
E-mail: martineauharriet@gmail.com