Kulturë
Rrustem Geci: Fryma e ajrit në pemë
E enjte, 22.08.2013, 07:00 PM
Ese për
veprën muzikore të  kompozitorit, Izet
Kallaba
FRYMA E AJRIT NË PEMË
( kompozitori dhe artisti ynë Izet Kallaba, është krijues i mirëfilltë i muzikës së lehtë, i këngëve popullore, i këngëve korale dhe orkestrale. Veprimtaria e tij muzikëtari, është e gjerë, e thellë, dhe e vlerësuar me çmime të para, të dyta, dhe me mirënjohje e diploma festivalesh )
Nga Rrustem
Geci - 
Izet
Kallaba u lind në Roganë të Dardanës më 12.03.1950. Shkollën fillore e kreu në
vendlindje, ndërsa Shkollën e Mesme të Muzikës në Prizren. I nxitur nga
frymëzimet për këngën dhe të bukurën, Izeti rend të njoh dhe të prekë të
panjohurën e tingujve, dhe të notave. Dua të mësohem të lexoj artin e muzikës
drejt dhe pa gabime. Pas Shkollës së Mesme të Muzikës, Izeti regjistrohet në
Akademinë e Muzikës në Universitetin e Sarajevës, në drejtimin, Pedagogji
Artistike. Në Sarajevë Izet Kallaba njihet me shumë krijues dhe muzikolog. Bota
dramatike e muzikës klasike dhe asaj bashkëkohore vazhdojnë ta frymëzojnë
shpirtin poetik të Izet Kallabës. Ai në Akademinë e Muzikës në Sarajevë, po
edhe në Prishtinë, merr dijet e duhura për këtë art të bukur e drithërues. Izet
Kallaba u lind në një familje  ku muzika
adhurohej shumë. Babai i Izetit, Xhemail Kallaba ishte një këngëtar i
mirëfilltë, dhe posedonte një zë të bukur dhe të lartë prej tenori. Jo rrallë
më thotë Izeti, fryma që hynte nëpër gjethe më dukej e dukshme. Notat e erës së
harlisur nëpër pemë nuk i përcaktoja, por, diçka e pathënë më shpjente tek ajo
erë, tek ajo frymë e ajrit në pemë. Rruste më thotë Izeti, trualli ynë i lashtë
ia dha gjuhën dhe emrin këtij vendi. Flamurin që mbaj në shtëpi është i njëjtë
me atë të Shqipërisë. Të mirat e lirisë dhe të pavarsisë kudo sot ndjehen. Me
këtë dua të them se motivet e mia në punë, dhe krijimtari, kanë adresë  këtë truall dhe  dhe këtë qiell të gjuhës. Arti muzikor dhe
estetika e edkukimit në nota dhe tinguj kanë ndikim të fuqishëm në formimin e
individit dhe në shijet e tij. Nëpërmjet edukimit dhe formimit artistik
kulturohet shpirti dhe hija e jonë. Kopshtet, fushat e gjelbëra, deti i
dallgëzuar, përqafimi i së dashurës, sytë e vashave, janë momente frymëzimi për
poetë dhe artistë të muzikës. Muzika shprehet Izeti, është e vjetër sa vetë
jeta. Pas mbarimit të studimeve në Universitetin e Sarajevës dhe në
Universitetin e Prishtinës, Izet Kallaba veprimtarinë edukativo arsimore e
fillon në shkollën fillore në Bresalc, në vitin 1969. Pas Basalcit, në vitin
1973 punësohet profesor i Muzikës në Gjimnazin „9 Maji“ në Dardanë. Mirëpo,
thirrja për ushtri Izetit, ia ndal hovin e frymëzimeve. Pas mbarimit të
ushtrisë, Izet Kallaba, veprimtarinë e tij arsimore e fillon në vitin 1975, në
Gjimnazin, „ Zenel Hajdini“ në Gjilan. Në Gjimnaz Izeti do mbetet deri në vitin
1980. Prej vitit 1980 deri në vitin 2009, Izeti në Gjilan, ishte mësimdhënës në
Shkollën e Mesme të Muzikës. Në këtë periudhë veprimtaria e tij artistike me
nxënës  dhe solist  shënon suksese të jashtëzakonshme. Në atë
kohë të vlimeve të mëdha në Kosovë, Izet Kallaba, me nxënësit e tij  në formacionet korale dhe orkestrale të tij,
nderohet me çmimin e „Talentëve të Kosovës“. Në „Akordet e Kosovës“ të vitit
1984, me kompozimin „Vallja e luleve“ Izeti, rrëmben vendin e parë. Ndërsa  në festivalin „Gjakova 83“, rrëmben vendin e
dytë, me këngën „Vajzat heqin valle“. Në këtë ese të shkurtër, për Izetin dhe
nxënësit e tij mbeten pa u shënuar me dhjetëra shpërblime, mirënjohje e diploma
suksesi. Izet Kallaba është punëtor i palodhshëm. Ai prej vitit 2000, deri në
vitin 2003 ishte drejtor i Shkollës Fillore të Muzikës në Gjilan. Ndërsa prej
Korrikut të vitit 2003, drejtor i Shkollës së Mesme të Muzikës në Gjilan. Vlen
të theksohet se Izet Kallaba është njëri nga themeluesit e „Flakës së Janarit“.
Krijimtaria muzikore e artistike e Izet Kallabës është vlerësuar nëpër
Festivale. Kompozimet e tij janë me plot shpërblime; në Kosovë e më gjerë; 1.
,, Vajzat heqin valle ‘’  / popullore
/teksti : Ali Asllani Muzika: Izet Kallaba; 
në ,, Fest. Gjakova 83 ‘’ shpërblimi i 
dytë. 2. ,, Vallja e luleve ‘’ / popullore / Teksti: Lasgush Poradeci,
Muzika: Izet Kallaba              
,,Akordet e Kosovës ‘’ 1984, shpërblimi i parë. 3. ,,Andje Verore’’,
,,Akordet  e  Kosovës’’ ‘85 ‘’ teksti, Asdreni M. I.
Kallaba . 4. ,, Ninula  aktuale ‘’ /  këngë për fëmijë /T: Bardhi Muz:   I. Kallaba ,, Fest.  Gjakova 
’96 ‘’Shpërblimi më i lartë i publikut. 5.  ,, A e dije’’/  baladë për Jusuf Gërvallën,  dhe Kadri Zekën, dhe Bardhosh  Gërvallën / T: H. Hyseni, Muz.: I. Kallaba ,,
Zambaku i Prizrenit ‘’ dhe e shpërblyer në Gjilan ; / ,, Flaka e janarit 6.
,,Këngë e mallit të parë’’,  ,,Zambaku i
Prizrenit’’ /96-97  / Muz: Izet Kallaba,
teksti: Zef  Serembe. 7. ,, Dëshmorët ‘’
/  popullore / T: Bedri Hysaj Muz: Izet
Kallaba, Fest. ,, Gjakova ’96 ‘’ / teksti më i mire/. 8. ,, Alegro ‘’ /  për fëmijë / shpërblimi i tretë T: B.
Hysaj  M: I. Kallaba  Fest. 
,, Fëmijët e Gëzuar’’ ‘99  /  teksti më i mirë. Veprat   tjera : 9. ,,Malli  i dashurisë ‘’ / popullore / T: I. Kadare-
Kallaba M: Izet  Kallaba,  ,, Akordet e Kosovës’’ 1982. ,, 10. Mësuesit
tim ‘’  / 
për fëmijë  / T. Q. Guranjaku, M:
I. Kallaba,  ,, Akordet e Kosovës’’  / ’85-’86 /, 11. Si dy zemra si dy sy’’
Akordet e Kosovës / 1985 / Asdreni, muz. I.Kallaba 12. ,,Është  një këngë’’     / popullore / T: D. Demaku M: I . Kallaba
,, Akordet e Kosovës’’  / 1989 / 13.
,,Në  Çabrat  çelë karanfili’’ /  populore / Idriz Dhomit / Teksti dhe muz.
Izet  Kallaba, Fest.  ,,Gjakova 
’87 14. ,, Dy  zemra  Krenare ‘’ / popullore/ T. dhe Muzika : I.
Kallaba, 15. ,, Akordet e Kosovës  ‘ 88.
16.  ,, Bjen  Sharkia e Ymer Agës ‘’ / popullore  / T: Esat 
Mekuli M: I . Kallaba, Fest. ,, Gjakova 
‘ 









