Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Fryma e ajrit në pemë

| E enjte, 22.08.2013, 08:00 PM |


Ese për veprën muzikore të  kompozitorit, Izet Kallaba

FRYMA E AJRIT NË PEMË

( kompozitori dhe artisti ynë Izet Kallaba, është krijues i mirëfilltë i muzikës së lehtë, i këngëve popullore, i këngëve korale dhe orkestrale. Veprimtaria e tij muzikëtari, është e gjerë, e thellë, dhe e vlerësuar me çmime të para, të dyta, dhe me mirënjohje e diploma festivalesh )

Nga Rrustem Geci - Dortmund

Izet Kallaba u lind në Roganë të Dardanës më 12.03.1950. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën e Mesme të Muzikës në Prizren. I nxitur nga frymëzimet për këngën dhe të bukurën, Izeti rend të njoh dhe të prekë të panjohurën e tingujve, dhe të notave. Dua të mësohem të lexoj artin e muzikës drejt dhe pa gabime. Pas Shkollës së Mesme të Muzikës, Izeti regjistrohet në Akademinë e Muzikës në Universitetin e Sarajevës, në drejtimin, Pedagogji Artistike. Në Sarajevë Izet Kallaba njihet me shumë krijues dhe muzikolog. Bota dramatike e muzikës klasike dhe asaj bashkëkohore vazhdojnë ta frymëzojnë shpirtin poetik të Izet Kallabës. Ai në Akademinë e Muzikës në Sarajevë, po edhe në Prishtinë, merr dijet e duhura për këtë art të bukur e drithërues. Izet Kallaba u lind në një familje  ku muzika adhurohej shumë. Babai i Izetit, Xhemail Kallaba ishte një këngëtar i mirëfilltë, dhe posedonte një zë të bukur dhe të lartë prej tenori. Jo rrallë më thotë Izeti, fryma që hynte nëpër gjethe më dukej e dukshme. Notat e erës së harlisur nëpër pemë nuk i përcaktoja, por, diçka e pathënë më shpjente tek ajo erë, tek ajo frymë e ajrit në pemë. Rruste më thotë Izeti, trualli ynë i lashtë ia dha gjuhën dhe emrin këtij vendi. Flamurin që mbaj në shtëpi është i njëjtë me atë të Shqipërisë. Të mirat e lirisë dhe të pavarsisë kudo sot ndjehen. Me këtë dua të them se motivet e mia në punë, dhe krijimtari, kanë adresë  këtë truall dhe  dhe këtë qiell të gjuhës. Arti muzikor dhe estetika e edkukimit në nota dhe tinguj kanë ndikim të fuqishëm në formimin e individit dhe në shijet e tij. Nëpërmjet edukimit dhe formimit artistik kulturohet shpirti dhe hija e jonë. Kopshtet, fushat e gjelbëra, deti i dallgëzuar, përqafimi i së dashurës, sytë e vashave, janë momente frymëzimi për poetë dhe artistë të muzikës. Muzika shprehet Izeti, është e vjetër sa vetë jeta. Pas mbarimit të studimeve në Universitetin e Sarajevës dhe në Universitetin e Prishtinës, Izet Kallaba veprimtarinë edukativo arsimore e fillon në shkollën fillore në Bresalc, në vitin 1969. Pas Basalcit, në vitin 1973 punësohet profesor i Muzikës në Gjimnazin „9 Maji“ në Dardanë. Mirëpo, thirrja për ushtri Izetit, ia ndal hovin e frymëzimeve. Pas mbarimit të ushtrisë, Izet Kallaba, veprimtarinë e tij arsimore e fillon në vitin 1975, në Gjimnazin, „ Zenel Hajdini“ në Gjilan. Në Gjimnaz Izeti do mbetet deri në vitin 1980. Prej vitit 1980 deri në vitin 2009, Izeti në Gjilan, ishte mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Muzikës. Në këtë periudhë veprimtaria e tij artistike me nxënës  dhe solist  shënon suksese të jashtëzakonshme. Në atë kohë të vlimeve të mëdha në Kosovë, Izet Kallaba, me nxënësit e tij  në formacionet korale dhe orkestrale të tij, nderohet me çmimin e „Talentëve të Kosovës“. Në „Akordet e Kosovës“ të vitit 1984, me kompozimin „Vallja e luleve“ Izeti, rrëmben vendin e parë. Ndërsa  në festivalin „Gjakova 83“, rrëmben vendin e dytë, me këngën „Vajzat heqin valle“. Në këtë ese të shkurtër, për Izetin dhe nxënësit e tij mbeten pa u shënuar me dhjetëra shpërblime, mirënjohje e diploma suksesi. Izet Kallaba është punëtor i palodhshëm. Ai prej vitit 2000, deri në vitin 2003 ishte drejtor i Shkollës Fillore të Muzikës në Gjilan. Ndërsa prej Korrikut të vitit 2003, drejtor i Shkollës së Mesme të Muzikës në Gjilan. Vlen të theksohet se Izet Kallaba është njëri nga themeluesit e „Flakës së Janarit“. Krijimtaria muzikore e artistike e Izet Kallabës është vlerësuar nëpër Festivale. Kompozimet e tij janë me plot shpërblime; në Kosovë e më gjerë; 1. ,, Vajzat heqin valle ‘’  / popullore /teksti : Ali Asllani Muzika: Izet Kallaba;  në ,, Fest. Gjakova 83 ‘’ shpërblimi i  dytë. 2. ,, Vallja e luleve ‘’ / popullore / Teksti: Lasgush Poradeci, Muzika: Izet Kallaba               ,,Akordet e Kosovës ‘’ 1984, shpërblimi i parë. 3. ,,Andje Verore’’, ,,Akordet  e  Kosovës’’ ‘85 ‘’ teksti, Asdreni M. I. Kallaba . 4. ,, Ninula  aktuale ‘’ /  këngë për fëmijë /T: Bardhi Muz:   I. Kallaba ,, Fest.  Gjakova  ’96 ‘’Shpërblimi më i lartë i publikut. 5.  ,, A e dije’’/  baladë për Jusuf Gërvallën,  dhe Kadri Zekën, dhe Bardhosh  Gërvallën / T: H. Hyseni, Muz.: I. Kallaba ,, Zambaku i Prizrenit ‘’ dhe e shpërblyer në Gjilan ; / ,, Flaka e janarit 6. ,,Këngë e mallit të parë’’,  ,,Zambaku i Prizrenit’’ /96-97  / Muz: Izet Kallaba, teksti: Zef  Serembe. 7. ,, Dëshmorët ‘’ /  popullore / T: Bedri Hysaj Muz: Izet Kallaba, Fest. ,, Gjakova ’96 ‘’ / teksti më i mire/. 8. ,, Alegro ‘’ /  për fëmijë / shpërblimi i tretë T: B. Hysaj  M: I. Kallaba  Fest.  ,, Fëmijët e Gëzuar’’ ‘99  /  teksti më i mirë. Veprat   tjera : 9. ,,Malli  i dashurisë ‘’ / popullore / T: I. Kadare- Kallaba M: Izet  Kallaba,  ,, Akordet e Kosovës’’ 1982. ,, 10. Mësuesit tim ‘’  /  për fëmijë  / T. Q. Guranjaku, M: I. Kallaba,  ,, Akordet e Kosovës’’  / ’85-’86 /, 11. Si dy zemra si dy sy’’ Akordet e Kosovës / 1985 / Asdreni, muz. I.Kallaba 12. ,,Është  një këngë’’     / popullore / T: D. Demaku M: I . Kallaba ,, Akordet e Kosovës’’  / 1989 / 13. ,,Në  Çabrat  çelë karanfili’’ /  populore / Idriz Dhomit / Teksti dhe muz. Izet  Kallaba, Fest.  ,,Gjakova  ’87 14. ,, Dy  zemra  Krenare ‘’ / popullore/ T. dhe Muzika : I. Kallaba, 15. ,, Akordet e Kosovës  ‘ 88. 16.  ,, Bjen  Sharkia e Ymer Agës ‘’ / popullore  / T: Esat  Mekuli M: I . Kallaba, Fest. ,, Gjakova  88”.  17.  ,, Korabi fle me këngë ‘’ / për  fëmijë ‘89/ Muzika dhe teksti : I.Kallaba,   18, “Këngë e pajtimit ‘’ /  popullore /Muz. dhe tek: Izet Kallaba  Fest. ,,Gjakova  ’90 / 19.  ,,  Fëmijët’’ /  1984  / M.dhe T. I. K ,,  20. Këngë ‘’ /  rok  baladë  ’94 / T:  Rafael M: I. Kallaba 21.,, Këngë e mallit  të pare’’ / muz. e lehtë / T. Z.  Serembe M.  I . Kallaba ,, Zambaku i Prizrenit’’  94 ?/ 21. ,, Valsi  pranveror ‘’ / për  fëmijë ’92 T. H.  HyseniM. I . Kallaba. 22. ,, Repuplikës ‘’ / 2 korriku, 7 shtatorit, patriotike; 1990. Muzika dhe teksti : Izet  Kallaba. 23.,, Nëntori i tretë ‘’ /  I . Kallaba / 1991 -patriotike / 24. ,, Katundi im ‘’ / popullore  kushtuar Roganës 1992/ Muz. dhe teksti :Izet   Kallaba 25. ,, Këngë për Metush Krasniqin ‘’  /  baladë   1993 / Muzika dhe teksti : I. Kallaba 26.,,   Është  një  Loke’’, ,, Zambaku i Prizrenit ‘’’ 94/ M. T. Izet  Kallaba  /  kushtuar  mësueses  Zita  Bashota/27. ,, Dola  kah  Marashi ‘’,  ,, Zambaku i Prizrenit ‘’ 93 ?/ T: Sabit Rrustemi, M: Izet Kallaba / e kishte përvehtësuar N. Krasniqi / 28.,,Këngë për Rami Cërnicën” / 1995 Teksti: Nexhmedin Ymeri, Muzika: Izet   Kallaba 29.,,Lulja në Ballkan”  / I. Kadare ,muz. I. Kallaba/ 30. ,,Bukë  Kosove “ / N. Ramadani,muz. I. Kallaba 31.,, Kur  të rritem  edhe pak ‘’  /  për  fëmijë / T:  Avdush  Canaj, M: Izet Kallaba, fest: ,, Fëmijët e Gëzuar- Ferizaj / 32. ,, Baladë  Nizamësh’’ fest. ,, Gjakova   ’97 / 98 ‘’ T. I. Kadare, 33. M.I.Kallaba, Dëshmorit  në Kufi ‘’ / korale – Agim Ramadanit /Muzika : Izet  Kallaba Teksti:  A. Ramadani- I. Kallaba  /  kompozuar më 1999/2000/  34.,, Më  fal ‘’ / popullore ,, akordet e Kosovës’’ ‘98/’99/ T; Xhemë Karadaku, M: Izet Kallaba -interp. H. Klinaku  dhe Sanije  Matoshi 35. ,, Kurora e dashurisë ‘’ /  popuullore  1999 / T: Xhemë Karadaku, M: Izet Kallaba,  ,, Kosovarja  Këndon ‘’ 2004  36.,, Për  rritë të fëmijëve ‘’ / për  fëmijë / T: Hetem  Arifi, M: Izet Kallaba, fest.  37. ,, Fëmijët e Gëzuar “,  Ferizaj  / 2000 / 38.,, Vajtojcat e Rekës ‘’ / baladë, 1999, T: Ali  Podrimja, M: Izet  Kallaba - interpretoi: Lirije Krasniqi  në Shtutgard të Gjermanisë në promovimin e krijimtarisë së Poetit Ali Podrimja, dhe Shpresa Gashit, në 60 vjetorin e saj. Shpresa Gashi  e  interpretoi në  60 vjetorin e veprimtarisë artistike të saj më 7 shtator, në Teatrin Kombëtar  39. ,, Kushtetuta e fëmijëve ‘’ / për fëmijë/ T: M: I. Kallaba, Fest. ,, Fëmijët e gëzuar ‘’ 2001  Ferizaj/  40. ,,Dea Dardane “, ,, Zambaku  i Prizrenit ‘’ / 2001/ T: Rrustem Geci, M: Izet  Kallaba,  41.,, Kënga  e mirësisë’’ / për  fëmijë  2002 / T: Agim  Deva,  M : I. Kallaba.  42. ,, Pse e pse .. ‘’  /  për  fëmijë  2002 / T: Rifat  Kukaj, M: Izet Kallaba.  43 ,, Aeroplani  im ‘’  / për fëmijë 2003 / T: Arian   Krasniqi, M: Izet Kallaba.  44. ,,Histori për një dashuri ‘’ / për   fëmijë,  2003 / T: Xhemë Karadaku, M: Izet Kallaba .  45.,,  Arbreshët ‘’,  ,, Zambaku i Prizrenit ‘’  2003 /  T:  N. Fetahaj, M: I . Kallaba.  46.,, Bota  ime, kënga ime’’ / për  fëmijë   2004 / T : A. Arifi,  M: Izet Kallaba. Me tëra këto kompozime, Izet Kallaba, është emër që i bën nder Letërsisë Artistike Muzikore që krijohet në Kosovë. Krijimtaria muzikore e artistike e Izet Kallabës, nuk mbaron këtu. Izet Kallaba e njeh mirë artin  e muzikës. Këngët e komponuara nga Izeti janë shumë poetike. Art i bërë nga Izet Kallaba ndihmon shumë zhvillimet kulturore në Kosovë e më gjerë. Ky krijues i muzikës popullore dhe të lehtë, dhe këngëve korale dhe orkestrale, përmes kompozimit, manifestimit dhe formës, mishëron realitetin që e jetojmë. Këngët e komponuara nga Izet Kallaba jo rrallë provokojnë emocione të forta estetike. Arti në vetvete më thotë Izeti, ka kuptimin e së bukurës.  Asnjë frymëzim në mua nuk më shpëton pa e shënuar. Në tërë këtë krijimtari gruaja dhe fëmijët janë të mrekullueshmit e mi. Bashkëshortja ime, Safetja, është shumë meritore për shëndetin dhe suksesin e pesë fëmijëve. Safetja është edukatore e diplomuar, nënë shembullore, jeton për mrekulli me fëmijët muzikantë, dhe burrin muzikant. Vajza e madhe, Mrika, ka kryer Shkollën fillore të Muzikës, seksioni i pianofortes ,Gjimnazin e shkencave, dhe është duke vazhduar studimet muzikore pedagogjike në Pensilvani të SHBA-ve. Albulena, vajza e dytë, është muzikante e mirëfilltë, ka kryer shkollën fillore dhe të mesme të muzikës, me sukses shembullor dhe është shpallur violinistja më e dalluar. Dy vite ajo studioi në Akademinë e Arteve në Prishtinë dega e muzikës, kusre tani ndjek mësimet për violinë në Pensilvani të SHBA-ve. Arta Kallaba, vajza e tretë me radhë e babait dhe e mamit, kreu Shkollën Fillore të Muzikës, drejtimi Instrumental për Violinë, ndërsa Gjimnazin, drejtimi shkencor. Paralel me gjimnazin, ajo vijoi edhe orët e solokenmidit per 4 vite me radhë. Arta i kreu Studimet në Akademinë e Arteve për Regji në Teatër, me shumë sukses. Tani është në përfundim të magjistraturës për regji. Hana Kallaba, ëmbëlsira e familjes, shkollën fillore dhe të mesme të muzikës i kreu me shumë sukses në Gjilan. Është studente në Akademinë e Arteve në Prishtinë, dega e Muzikës së Përgjithshme dhe është pjesë e korit professional të muzikës moderne në Prishtinë. Ajo gjithashtu studion edhe degën tjetër të muzikës,.. në Shkup. Korabi, floriri i të gjithë neve, Shkollën fillore dhe të mesme të Muzikës i kreu në Gjilan. Mori pjesë në gara ndërkombëtare për Kitarë dhe u nderua me diplomë, në disa festivale për fëmijë, me kompozimet e mia. Korabi kohët e fundit merr pjesë edhe me kompozime personale. Ai, tani është student në Akademinë e arteve në Prishtinë, dhe mësimdhënës i Kitarës në Shkollën e Muzikës në Gjilan. Një familje vërtet artistësh të muzikës dhe artit. Krijimtaria muzikore e Izet  Kallabës  është krijimtari e krijuar me kujdes të veçantë në hulumtimin e motiveve të mirëfillta artistike. Bashkëpunimi i tij me poetë dhe me tekste të mirëfillta poetike bën që veprat e Izet Kallabës të rrëmbejnë çmime të larta brenda dhe jashtë Kosovës.