Kulturë
Poezi nga Neki Lulaj
E marte, 13.08.2013, 07:26 PM
Neki
Lulaj
  
TA KTHEJ
MËRGIMIN
 
Imazhet
ikin e nuk kthehen
Si stinët
Si zogjtë
shtegtarë
Si vera 
Si
bilbilat që në kor këndojnë
Mbi
themelet
E portat
i lekundë era
 
Në barkun
e zogut
Mbi re
Ylberin mbi shpatulla
Mes
këmbëve të mjegullës
Me mall
nga shtegtimi
Nuk i
ndal kufiri
 
Simfoni
mbi pentagramin e zemrës
Notat mbi
tingujt e kitarës
Rrahin si
qerpikët
Buzagaz
malli
Vendlindja
zgjohet nga gjumi
Jeta ecën
mbi jelë kali
 
Çerdhet e
dallëndysheve
Varë mbi
treret e pritjeve
Tjerrë
vargje  
Kullon
korniza e mallit
Ta kthejë
mërgimin në bashkim
Për
freskimin e shpirtit
 
 
PASQYRË
SHPIRTI
 
Mbi
samarin  stameve të jetës
Një rreze
dielli ar
Leqeve të
shpirtit në lundrim
Pasqyrat
pushtojnë kalanë
Keto valë
Pellgu i
shpirtit
Ky
shekull plot dallgë
 
Me cilin
çarçaf u mbeshtoll hëna
Ky lum
terri po ma rrënon muranë
Degët e
lisave po lahen me vesë
E zogjtë
me flatrat e veta engjëllore
E nata po
ngërrhatë 
Si një
plakë e lodhur 
Me
parmendë në dorë
ENDRRA E
PLISIT
Korbat
mbyllen në vete majë Kalasë
E
bilbilat në kor këndojnë mbi themele të reja
Për
kupolën e ëndrrave të plisit…
Metropolet
brrylohen nga vegjëlia
Rishfaqet
Dardania
Gjaku e
historia…
Sëkëlldisen
laviret e motit
Nga dushi
i akullt i bijve të Kastriotit
Erërat
nga Dardania ua zunë ngërqin në fyt
Pas aktit
biblik…
Bebëza e
Ditës së re 
Përplasë
djajtë në kthina myku
I praruar
shkëlqen sot Plisi
I bekoi
Perëndia
Deri në
shtegëtim
Kurrë do
agojë bardhësia
Të
rifrymojë Dardania 
Thyhen
kornizat e Ferrit 
Ditën e
dytë të tmerrit
Natën me
vravashkë e yje
Mëngjeset
me dije…
T’agojë
bardhësia
T’ringjallet
Dardania 
Përtej
diellit të Lirisë 
Tejmatanë
mitit të Plisit... 
          
 
NË ODAT
TONA
 
Dikurë
moti
Netëve të
gjata
Lojën e
kapuçave
Burrat e
loznin në oda
Nën meste
e fshihnin kokrrën
Dhjetëshën
e kërkonte gjyshi teste
Hërë me
sy ua rrembente fitoren
 
Nën
dritën e zbehtë të vajgurit
Derdhej
gazi si valë lumi
Këngë
metaforë e satirë
Buzagaz
çasti shpërthente netëve të ftohta
E
shkrinte korozionin  në kornizë 
Buzëqeshjet
ishin të thata
 
Plasave
të kullëgurit hynte hareja
Frengjitë
hapnin veshët
Nga
rrufeja
E këngët
lënin gjurmë
Në
ujëvarët e mendjeve
Pellgjeve
të shpirtit
Mbillej
nëpër gjenerata
 
PËR FESTA
 
Për
festat tona
Lule
pranverore
Bashkë
vraponim ne sheshe
Mlidhnim
dhurrata gazi
Ne të
bekuarit e kësaj toke
 
Dollitë i
mbushnim me fat
E
shpirtërat me shpresë
Kur
zogjtë zdirgjeshin shesheve
Në
horizont
Në
bëheshim lule aromë plotë
E vesë
Vjose 
Në
lëndinat e Dardanisë
 
ËSHTË
 
Është
fryer ky pellg shpirti
Si digë
lumi këtu
Largë pa
ty
Dhembjen
e mbyllë mbrenda
Në qelinë
pa dritë
Jam edhe
në burgun e lirisë
Më
kalaron koha e shkuar
Ecën në
hijen e tjetrit 
Largë nga
ti
Në ëndërr
një zë më këlthit
Pasqyrat
e shpirtit
S’ka
dritë aortë
Pa
Adrenalinë...
 
 
SHAJAK
PLISI IM
 
Nga
embëlsira e djersës
Shajak
vesha ime e vjetër
Plisi
vrrugë si Harta e Pellazgëve
N’mes
reve qiell i grisur
Unurë e
eshkë bashkë....
 
Sonte
As
fotonet nuk e zunë hijen
Labirinthave
të mendimeve
Ikën....
Pluhuri
mbi sirtarë
Fjala
shqip ndër shekuj e praruar
Dhuratë
nga Pëllazgët Hyjnorë
Stërgjyshërit
e mi  
 
Ata patën
bekimin e Yjeve
Buzë
shtratit të lumit në shtegtim
Vezullonte
në qiell shenja e Zotit
Ylli tetë
cepësh
Pranë
Pllakës me Epikën e Gillgameshit
Lapidari
i mendjes së ndritur 
 
  
DJE
 
Engjëjt
gërmisën zgafella bjeshkësh
E sirenat
mbi leqët e pentagramit 
Tunelet
këndojnë Himnin e Flamurit
Rratheve
të ëmdrrave shekullore
Leqeve të
pritjeve
Plot
lavde  hjeka e histori
“Kur ra
kushtrimi në Kosovë”
 
Vrantohen
fanatikët nga xhelozia
Sa shumë
na ofroi largësi/dashuria
Leqeve të
bjeshkëve ua kthyem qetësinë
Lë të
dremisin në prehërin e lumturisë
E zanat e
malit t’këndojnë “Lahutën e Malëcisë”
 
Sa herë
atyre lugjeve e brokave u puthën
Mbrëmjet
me dëborë e mëngjeset më dimër
Rrugëtoi
edhe Dhaskal Thodri barrë arë e kurorë
Që ta shpërthejë terrin me dritë e dituri...









