Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Neki Lulaj

| E marte, 13.08.2013, 08:26 PM |


Neki Lulaj

 

TA KTHEJ MËRGIMIN

 

Imazhet ikin e nuk kthehen

Si stinët

Si zogjtë shtegtarë

Si vera

Si bilbilat që në kor këndojnë

Mbi themelet

E portat i lekundë era

 

Në barkun e zogut

Mbi re Ylberin mbi shpatulla

Mes këmbëve të mjegullës

Me mall nga shtegtimi

Nuk i ndal kufiri

 

Simfoni mbi pentagramin e zemrës

Notat mbi tingujt e kitarës

Rrahin si qerpikët

Buzagaz malli

Vendlindja zgjohet nga gjumi

Jeta ecën mbi jelë kali

 

Çerdhet e dallëndysheve

Varë mbi treret e pritjeve

Tjerrë vargje 

Kullon korniza e mallit

Ta kthejë mërgimin në bashkim

Për freskimin e shpirtit

 

 

PASQYRË SHPIRTI

 

Mbi samarin  stameve të jetës

Një rreze dielli ar

Leqeve të shpirtit në lundrim

Pasqyrat pushtojnë kalanë

Keto valë

Pellgu i shpirtit

Ky shekull plot dallgë

 

Me cilin çarçaf u mbeshtoll hëna

Ky lum terri po ma rrënon muranë

Degët e lisave po lahen me vesë

E zogjtë me flatrat e veta engjëllore

Po i bartin gjurmat e fërkimit

E nata po ngërrhatë

Si një plakë e lodhur

Me parmendë në dorë

 

 

ENDRRA E PLISIT

 

Korbat mbyllen në vete majë Kalasë

E bilbilat në kor këndojnë mbi themele të reja

Për kupolën e ëndrrave të plisit…

 

Metropolet brrylohen nga vegjëlia

Rishfaqet Dardania

Gjaku e historia…

Sëkëlldisen laviret e motit

Nga dushi i akullt i bijve të Kastriotit

Erërat nga Dardania ua zunë ngërqin në fyt

Pas aktit biblik…

 

Bebëza e Ditës së re

Përplasë djajtë në kthina myku

I praruar shkëlqen sot Plisi

 

I bekoi Perëndia

Deri në shtegëtim

 

Kurrë do agojë bardhësia

Të rifrymojë Dardania

 

Thyhen kornizat e Ferrit

Ditën e dytë të tmerrit

 

Natën me vravashkë e yje

Mëngjeset me dije…

 

T’agojë bardhësia

T’ringjallet Dardania

Përtej diellit të Lirisë

Tejmatanë mitit të Plisit...

         

 

NË ODAT TONA

 

Dikurë moti

Netëve të gjata

Lojën e kapuçave

Burrat e loznin në oda

Nën meste e fshihnin kokrrën

Dhjetëshën e kërkonte gjyshi teste

Hërë me sy ua rrembente fitoren

 

Nën dritën e zbehtë të vajgurit

Derdhej gazi si valë lumi

Këngë metaforë e satirë

Buzagaz çasti shpërthente netëve të ftohta

E shkrinte korozionin  në kornizë

Buzëqeshjet ishin të thata

 

Plasave të kullëgurit hynte hareja

Frengjitë hapnin veshët

Nga rrufeja

E këngët lënin gjurmë

Në ujëvarët e mendjeve

Pellgjeve të shpirtit

Mbillej nëpër gjenerata

 

 

PËR FESTA

 

Për festat tona

Lule pranverore

Bashkë vraponim ne sheshe

Mlidhnim dhurrata gazi

Ne të bekuarit e kësaj toke

 

Dollitë i mbushnim me fat

E shpirtërat me shpresë

Kur zogjtë zdirgjeshin shesheve

Në horizont

Në bëheshim lule aromë plotë

E vesë Vjose

Në lëndinat e Dardanisë

 

 

ËSHTË

 

Është fryer ky pellg shpirti

Si digë lumi këtu

Largë pa ty

Dhembjen e mbyllë mbrenda

Në qelinë pa dritë

Jam edhe në burgun e lirisë

Më kalaron koha e shkuar

Ecën në hijen e tjetrit

Largë nga ti

Në ëndërr një zë më këlthit

Pasqyrat e shpirtit

S’ka dritë aortë

Pa Adrenalinë...

 

 

SHAJAK PLISI IM

 

Nga embëlsira e djersës

Shajak vesha ime e vjetër

Plisi vrrugë si Harta e Pellazgëve

N’mes reve qiell i grisur

Unurë e eshkë bashkë....

 

Sonte

As fotonet nuk e zunë hijen

Labirinthave të mendimeve

Ikën....

Pluhuri mbi sirtarë

Fjala shqip ndër shekuj e praruar

Dhuratë nga Pëllazgët Hyjnorë

Stërgjyshërit e mi 

 

Ata patën bekimin e Yjeve

Buzë shtratit të lumit në shtegtim

Vezullonte në qiell shenja e Zotit

Ylli tetë cepësh

Pranë Pllakës me Epikën e Gillgameshit

Lapidari i mendjes së ndritur

 

 

DJE

 

Engjëjt gërmisën zgafella bjeshkësh

E sirenat mbi leqët e pentagramit

Tunelet këndojnë Himnin e Flamurit

Rratheve të ëmdrrave shekullore

Leqeve të pritjeve

Plot lavde  hjeka e histori

“Kur ra kushtrimi në Kosovë”

 

Vrantohen fanatikët nga xhelozia

Sa shumë na ofroi largësi/dashuria

Leqeve të bjeshkëve ua kthyem qetësinë

Lë të dremisin në prehërin e lumturisë

E zanat e malit t’këndojnë “Lahutën e Malëcisë”

 

Sa herë atyre lugjeve e brokave u puthën

Mbrëmjet me dëborë e mëngjeset më dimër

Rrugëtoi edhe Dhaskal Thodri barrë arë e kurorë

Që ta shpërthejë terrin me dritë e dituri...